LIVE UPDATES
Bota

Studimi në SHBA: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Demokratët vazhdojnë të jenë më shumë në mbështetje të palestinezëve se republikanët dhe më kritikë ndaj Izraelit. Ndërsa republikanët kanë më shumë gjasa ta mbështesin Izraelin dhe e shohin atë si një aleat të Shteteve të Bashkuara që ka vlera dhe interesa të ngjashme.

2 Tetor 2024, 16:42 Nga r.ll
Studimi në SHBA: Më shumë republikanë se demokratë e
benjamin netanyahu

UASHINGTON – Pas gati një viti luftimesh mes Izraelit dhe Hamasit, opinioni publik amerikan vazhdon të jetë i polarizuar për këtë konflikt, thuhet në studimin e bërë nga Instituti Pearson, Qendra NORC për Studimin e Çështjeve Publike dhe agjencia e lajmeve Associated Press. Sipas studimit, demokratët ka më shumë gjasa të jenë kritikë ndaj Izraelit, ndërsa republikanët vazhdojnë të jenë më shumë në mbështetje.

Ka disa pika për të cilat ka një lloj konsensusi – rreth gjysma e amerikanëve në moshë madhore, për shembull, thonë se Hamasi mban “shumë” përgjegjësi për vazhdimin e luftës, ndërsa rreth një e katërta thonë se ka “njëfarë” përgjegjësie dhe 2 nga 10 persona thonë se “nuk ka shumë” përgjegjësi apo “aspak”.

Por, amerikanët mbeten të ndarë për sa i përket nivelit të përgjegjësisë së qeverisë izraelite për vazhdimin e konfliktit. Studimi konstaton se gjatë vitit të fundit nuk ka ndryshuar, qoftë për t’u zgjeruar apo ngushtuar, hendeku partiak që ekzistonte në fillimet e konfliktit.

Demokratët vazhdojnë të jenë më shumë në mbështetje të palestinezëve se republikanët dhe më kritikë ndaj Izraelit. Ndërsa republikanët kanë më shumë gjasa ta mbështesin Izraelin dhe e shohin atë si një aleat të Shteteve të Bashkuara që ka vlera dhe interesa të ngjashme.

Studimi megjithatë nuk tregon nëse opinioni publik do të ndryshojë ndërsa lufta në Lindjen e Mesme zgjerohet përtej Gazës. Anketimi u bë gjatë periudhës 12-16 shtator, përpara se ushtria izraelite të zgjeronte operacionet e saj ndaj Hezbollahut në Liban dhe përpara sulmit me raketa të së martës nga Irani ndaj Izraelit. Hamasi, me qendër në Gazë dhe Hezbollahu, me qendër në Liban, janë grupe militante të konsideruara organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe janë aleatë të Iranit.

Amerikanët përgjithësisht nuk fajësojnë qeverinë e Shteteve të Bashkuara

Presidenti Joe Biden ka ruajtur vazhdimësinë e mbështetjes jetike ushtarake për Izraelin përgjatë gjithë luftës në Gazë, ndërsa është përpjekur vazhdimisht dhe pa sukses për arritjen e një armëpushimi. Amerikanët në përgjithësi thonë se për vazhdimin e luftës ka më “shumë” faj Hamasi, i pasuar nga qeveria izraelite, qeveria e Iranit dhe grupet e mbështetura nga Irani.

Ata i japin shumë më pak përgjegjësi Amerikës. Vetëm 10 për qind e amerikanëve thonë se qeveria amerikane mban “shumë” përgjegjësi për vazhdimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa 40 për qind, thonë se ka “njëfarë” përgjegjësie dhe 45% thonë se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë shumë” apo aspak përgjegjësi.

Demokratët kanë pak më shumë gjasa se republikanët të thonë se Shtetet e Bashkuara kanë "një lloj" përgjegjësie, por në përgjithësi dallimet partiake në këtë çështje janë të vogla.

Brian Grider, një republikan 48-vjeçar nga Ohajo, nuk është i sigurt se si Shtetet e Bashkuara munden ta shuajnë konfliktin.

“Nuk e di nëse mund të bëjmë ndonjë gjë”, tha ai. “Do të ishte mirë sikur të mundeshim dhe mund të dëshironim të përpiqeshim, por a do të funksionojë? Ndoshta jo”.

Republikanët kanë më shumë gjasa se demokratët ta shohin Izraelin si aleat

Një vit luftime duket se kanë konfirmuar ndarjen partiake në lidhje me luftën dhe marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Izraelin.

Rreth gjysma e republikanëve e shohin Izraelin si një aleat të Shteteve të Bashkuara me vlera dhe interesa të përbashkëta, ndërsa rreth gjysma e demokratëve mendojnë se Izraeli është një partner me të cilin Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë, por që nuk ka vlerat dhe interesat e amerikanëve.

Mbi gjysma e demokratëve thonë gjithashtu se qeveria izraelite mban "shumë" përgjegjësi për vazhdimin e luftës, mes republikanëve kjo shifër është 40 për qind.

Brian Becker, një demokrat 49-vjeçar në Kolorado, thotë se pikëpamjet e tij për luftën ndryshuan pasi dëgjoi më shumë në mediat sociale për palestinezët dhe palestinezët amerikanë që u dëmtuan nga lufta.

"Mendova se kjo nuk ishte e drejtë për ta", tha zoti Becker. "Kështu që filloi të ma ndryshonte pak mendjen, fillova t’i jap një mbështetje Palestinës", tha ai. "Ndërsa më parë ndoshta do të kisha qenë vetëm: ‘Po, përpara Izraeli!’."

Nga ana tjetër, rreth gjysma e republikanëve thonë se ndjejnë më shumë mbështetje për izraelitët sesa palestinezët, ndërsa demokratët kanë më shumë gjasa të thonë se i mbështesin të dyja grupet në mënyrë të barabartë.

Zoti Grider, republikani nga Ohajo, mendon se Izraeli iu përgjigj në mënyrë të përshtatshme sulmit të 7 tetorit, duke vënë në dukje ngjashmëritë me sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

"Absolutisht nuk mendoj se Izraeli po bën më shumë se ç’duhet në përgjigje të asaj që i ndodhi", tha ai.

Pikëpamjet e përgjithshme për luftën mbeten të qëndrueshme

Pikëpamjet për konfliktin Izrael-Hamas dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në ndërmjetësim, nuk kanë ndryshuar shumë gjatë vitit.

Mbështetja për krijimin e një shteti të pavarur palestinez u rrit pak, nga rreth 20 për qind në gusht 2023, në rreth 30 për qind tashmë. (Rreth gjysma e amerikanëve aktualisht thonë se as nuk e favorizojnë dhe as nuk e kundërshtojnë një shtet të pavarur palestinez dhe rreth 20 për qind janë kundër.) Ka gjithashtu një rritje të lehtë në përqindjen e amerikanëve që mendojnë se Shtetet e Bashkuara e mbështesin Izraelin më shumë se ç’duhet.

Por rreth 40 për qind e amerikanëve në moshë madhore vazhdojnë të thonë se Shtetet e Bashkuara po shpenzojnë "më shumë se ç’duhet" për ndihmën ushtarake për Izraelin në luftë, ndërsa një përqindje e ngjashme thotë se ndihmat amerikane janë në "shumën e duhur". Rreth 10 për qind thonë se ndihma e Shteteve të Bashkuara është "shumë pak", që është në përputhje me një anketim të Qendrës NORC të bërë në fillim të vitit 2024.

Opinionet e ndryshme të amerikanëve për luftën në Gazë pasqyrojnë kompleksitetin e një konflikti ku amerikanët mund të shohin aktorë të këqij dhe viktima të pafajshme nga të dyja palët, thotë Paul Poast, studiues i shkencave politike në Universitetin e Çikagos dhe në Institutin Pearson.

"Kjo bën që njerëzit të kenë pikëpamje shumë të forta nga të dyja palët, të cilat, natyrisht, ne i kemi parë", tha zoti Poast. Dhe kjo nuk përbën, shtoi ai, "një pozicion të qëndrueshëm në mbështetje të Izraelit, apo në mbështetje të palestinezëve".

Hamasi vrau rreth 1200 persona në Izrael më 7 tetor dhe mori me vete shumë pengje, disa prej të cilëve ende mbahen në Gazë. Nga operacionet ushtarake të Izraelit në Gazë janë vrarë mbi 41,000 palestinezë. Zyrtarët e shëndetësisë në Gazë nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në regjistrimin e numrit të vdekjeve, por thonë se shumë nga të vrarët janë gra dhe fëmijë.

Charles Jolivette, një demokrat 42-vjeçar në Nju Orlins, i cili u ndje i shqetësuar për ofensivën e Izraelit pas diskutimeve me miqtë dhe kolegët që kanë trashëgimi palestineze, ka vënë re një lloj fenomeni ku njerëz me qëndrime të kundërta për çështjen duket se dëgjojnë vetëm pikëpamjet që pasqyrojnë bindjet e tyre.

"Por unë do të doja të kishte më shumë", tha zoti Jolivette, duke iu referuar shkëmbimeve të pikëpamjeve me njerëz që e shohin konfliktin ndryshe. Dhe që "jo vetëm mediat kryesore, por populli amerikan, të ketë mundësinë për t’i bërë këto biseda reale".

Anketimi u bë me 1,111 amerikanë në moshë madhore, të cilët u përzgjodhën sipas formulës së probabilitetit të Qendrës NORC, që synon të reflektojë përbërjen e popullatës së Shteteve të Bashkuara. Mundësia e gabimit për të gjithë të anketuarit është plus ose minus 3,95 përqind./VOA

benjamin netanyahu izrael lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel