LIVE UPDATES
Bota

Suedia i kthehet praktikës së librave dhe dorëshkrimit në shkollat e digjitalizuara

Rikthimi i mënyrës tradicionale të nxënies së mësimeve është një përgjigje ndaj pyetjeve të politikanëve dhe ekspertëve nëse qasja e vendit ndaj edukimit tejet të digjitalizuar, përfshirë futja e tabletëve në kopshte, ka çuar në rënien e aftësive themelore të fëmijëve.

10 Shtator 2023, 13:57 Nga a.l
Suedia i kthehet praktikës së librave dhe dorëshkrimit në
Foto ilustruese

SUEDI-  Derisa fëmijët në Suedi u kthyen në bankat shkollore për fillimin e vitit të ri shkollor muajin e kaluar, shumë mësimdhënës filluan t’i japin më shumë rëndësi praktikës së teksteve shkollore të printuara, leximit në qetësi dhe dorëshkrimit, duke i kushtuan shumë më pak kohë tabletëve, kërkimeve të pavarura online dhe aftësive në tastierë.

Rikthimi i mënyrës tradicionale të nxënies së mësimeve është një përgjigje ndaj pyetjeve të politikanëve dhe ekspertëve nëse qasja e vendit ndaj edukimit tejet të digjitalizuar, përfshirë futja e tabletëve në kopshte, ka çuar në rënien e aftësive themelore të fëmijëve.

Ministrja e Arsimit e Suedisë, Lotta Edholm, e cila u emërua 11 muaj më parë si pjesë e një koalicioni të ri qeveritar të qendrës së djathtë, ishte njëra nga kritiket më të mëdha të zbatimit të plotë të teknologjisë në shkolla.

“Studentët suedezë kanë nevojë për më shumë tekste shkollore. Librat fizikë janë të rëndësishëm për nxënien e mësimit”, pati thënë Edholm në mars.

Ministrja njoftoi muajin e kaluar se Qeveria dëshiron ta tërheqë vendimin e Agjencia Kombëtare për Arsim për bërjen e pajisjeve digjitale të detyrueshme në shkollat parafillore. Qeveria planifikon të shkojë edhe më larg dhe t’i japë fund plotësisht mësimit digjital për fëmijët nën moshën 6-vjeçare, tha Ministria për Associated Press.

Megjithëse studentët suedezë arrijnë rezultat mbi mesataren evropiane në aftësitë për lexim, një hulumtim mbarëkombëtar për nivelin e leximit të nxënësve të klasës së katërt, gjeti se ka një rënie në mesin e fëmijëve suedezë nga viti 2016 deri më 2021.

Më 2021, nxënësit e klasës së katërt shënuan mesatarisht 544 pikë në lexim, një rënie nga mesatarja e 555 pikëve në vitin 2016. Megjithatë, paraqitja e tyre në lexim e vuri Suedinë në vendin e shtatë, baras me Tajvanin, në garën e përgjithshme botërore.

Singapori, e cila është në vendin e parë në renditje, e përmirësoi rezultatin e leximit nga 576 në 587 gjatë periudhës së njëjtë.

Për ta luftuar rënien e aftësive të leximit të nxënësve të klasës së katërt, Qeveria suedeze njoftoi se ka investuar 60 milionë euro në blerjen e teksteve për nxënësit këtë vit. Por, jo të gjithë ekspertët janë të bindur se kthimi te tekstet shkollore tradicionale është patjetër gjëja më e mirë për nxënësit.

“Ta kritikosh ndikimin e teknologjisë është “një lëvizje popullore e politikanëve konservatorë”, tha Neil Selwyn, profesor i edukimit në Universitetin Monash në Melburn, Australi.

“Kjo është thjesht një mënyrë për të treguar përkushtimin ndaj vlerave tradicionale”, shtoi ai. /REL 

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër