10 Shtator 2023, 12:21
Nga a.l
Foto ilustruese
RUMANI- Anëtarja e NATO-s, Rumania, tha të dielën se e ka thirrur në një takim të ngarkuarin e Rusisë me punë në Bukuresht, pas gjetjes së copëzave të një droni të ngjashëm me dronët që përdoren nga ushtria ruse.
Ushtarët rumunë gjetën të shtunën copëzat e dronit në zonën Plauru në kontin Tulcea, përgjatë kufirit me Ukrainën. Sekretari i Shtetit Lulian Fota u takua me diplomatin rus të shtunën për t’ia përçuar “protestën e Rumanisë kundër shkeljes së hapësirës rumune”, tha më 10 shtator Ministria e Jashtme e Rumanisë.
Ajo shtoi se Fota “i kërkoi me vendosmëri palës ruse që t’i ndalë veprimet kundër popullatës dhe infrastrukturës ukrainase, përfshirë ndaljen e veprimeve që do ta kërcënonin në çfarëdo mënyre sigurinë e qytetarëve rumunë në rajon”.
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, dhe shefi i NATO-s, Jons Stoltenberg, folën të shtunën për këtë çështje gjatë një bisede telefonike.
Stoltenberg tha në X, rrjetin social të njohur si Twitter dikur, se “nuk ka indikacione për qëllime për ta sulmuar NATO-n, por këto sulme janë destabilizuese”. Ai e mirëpriti vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar më shumë avionë luftarakë F-16 për patrullime ajrore të NATO-s.
Iohannis e tha se “ndodhi një shkelje e papranueshme e hapësirës ajrore sovrane të Rumanisë”. Rumania i ka rritur masat për ta forcuar vëzhgimin e sigurisë së hapësirës ajrore, pas sulmeve të vazhdueshme ruse përgjatë kufirit në portet dhe infrastrukturën e Danubit.
Copëza të dronit u gjetën në zonën Plauru edhe në fillim të kësaj jave, pak kilometra larg copëzave të gjetura të shtunën, të cilat po analizohen.
Qëkur Rusia e nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, NATO-ja është përqendruar në parandalimin e përhapjes së luftës në territorin e saj.
Rusia i ka rritur sulmet në rajonet jugore të Ukrainës, Odesa dhe Mikolaiv, vendet e porteve dhe infrastrukturës jetësore për eksportimin e mallrave bujqësore pas dështimit të marrëveshjes që mundësonte eksportimin e drithërave përmes porteve të Detit të Zi./REL
rumani lulian fota
Bota
10 Shtator 2023, 12:12
a.l
Përmbytje në Greqi
GREQI- Autoritetet në Greqi kanë konfirmuar 12 viktima nga përmbytjet në Thesali. Stuhia 'Daniel' ka ...
Bota
10 Shtator 2023, 11:40
r.ll
Foto iluestruese
SHBA- Dy viktima të cilët humbën jetën, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit janë identifikuar pas 22 vite...
Bota
10 Shtator 2023, 11:34
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pretendon se ka prova që vërtetojnë se serbët që bojkotuan zgje...
Bota
10 Shtator 2023, 11:16
f.i
foto ilustruese
MAROK- Tërmeti që goditi Marokun ka shkaktuar më shumë se 2 mijë viktima deri më tani, por numri pr...
Bota
10 Shtator 2023, 11:17
a.l
Samiti G20 në Indi
INDI- Udhëheqësit e mbledhur në Indi për samitin vjetor të Grupit 20 kanë rënë dakord...
Bota
10 Shtator 2023, 11:08
a.l
Haëaii
SHBA- Një muaj pas zjarrit shkatërrues në Maui, nuk ka ende asnjë gjurmë nga 66 personat e zhdukur në vend. Emerg...
Bota
10 Shtator 2023, 10:56
a.l
Të mbijetuar
MAROK- Situata në Marok vijon të jetë kritike, teksa emergjencat civile gërmojnë në rrënojat e të...
Bota
10 Shtator 2023, 10:45
a.l
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka shprehur ngushëllimet për Marokun pas tërmetit vdekjeprurës në vendin e Afrik&eu...
Bota
10 Shtator 2023, 10:31
a.l
Luiz Inacio lula sa Silva
BRAZIL- Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva shprehet se homologu i tij rus, Vladimir Putin, nuk do t&...
Bota
10 Shtator 2023, 10:24
a.l
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden pas Samitit të G20 në Indii është nisur për në Vietnam për një ...