LIVE UPDATES
Bota

DW:kur vlen të bëhet vaksinimi i katërt kundër koronavirusit

Vaksinimi i katërt kundër koronës mendohen se përmirëson mbrojtjen kundër rrjedhave të rënda të sëmundjes. Por kur dhe për kë rekomandohet një vaksinë e katërt?

2 Gusht 2022, 13:17 Nga d.a.
DW:kur vlen të bëhet vaksinimi i katërt kundër koronavirusit
foto ilustruese

GJERMANI- Koha kalon, por korona vazhdon të shoqërojë dukshëm jetën e njerëzve. Ndërkohë, vaksina e katërt është gati - përforcuesi për vaksinimin përforcues. Deri tani, atë e kanë bërë 6.6 milionë gjermanë, shumica e tyre mbi 60 vjeç. A rekomandohet vaksinimi edhe për publikun e gjerë - dhe nëse po, prej kur?

Kush duhet të vaksinohet?

Mendimet e ekspertëve gjermanë në këtë pikë dallohen. Komisioni i Përhershëm për Vaksinimet (STIKO) deri tani ka vlerësuar se një vaksinim i dytë përforcues është i nevojshëm vetëm për një pjesë të vogël të popullsisë. Ai rekomandon vaksinimin e katërt për pacientët me sistem imunitar të dobët, banorët e shtëpive të përkujdesjes, stafin në objektet mjekësore dhe njerëzit e moshës mbi 70 vjeç.

Nga ana tjetër, Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) kanë dalë në favor të një vaksinimi të dytë përforcues nga mosha 60 vjeçare. Kjo për të shmangur valët e mëdha të sëmundjeve dhe mbingarkesën e spitaleve gjatë valës aktuale të verës.

Sipas gjendjes aktuale të njohurive, njerëzit, sistemi imunitar i të cilëve nuk reagoi në mënyrë optimale ndaj tre vaksinimeve të para, mund të përfitojnë veçanërisht nga një vaksinim i katërt. Ky vlen veçanërisht për të moshuarit dhe njerëzit me imunitet të dobësuar. Një test gjaku mund të ndihmojë në vlerësimin e mbrojtjes imune. Por deri tani vetëm pak njerëz tregojnë një përgjigje shumë të dobët imune, vëren Andreas Radbruch nga Qendra Gjermane për Kërkimin e Reumatizmës në Berlin. Për njerëzit që reaguan mirë ndaj tre vaksinave të para, sipas tij, vaksinimi i katërt nuk do të ishte vërtet i nevojshëm.

Ministri Federal i Shëndetësisë, Karl Lauterbach sugjeron që të rriturit nën moshën 60 vjeç të bëjnë një vaksinë të katërt në raste të caktuara. Ai u rekomandon të rinjve që të kontaktojnë mjekun e tyre të përgjithshëm për vaksinimin e katërt. Ai njeh shumë mjekë të përgjithshëm, të cilët më pas do të merrnin një vendim individual. Për personat nën 60 vjeç, vaksinimi i katërt mund të jetë i dobishëm në disa raste, veçanërisht kur ata kanë "shumë kontakte".

Kur duhet të vaksinoheni?

Ashtu si vaksinimi i tretë, vaksinimi i katërt duhet të bëhet në një distancë të konsiderueshme nga vaksinimi i mëparshëm ose sëmundja korona - idealisht jo më pak se gjashtë muaj pas. Sipas STIKO-s, pacientët në rrezik megjithatë mund të vaksinohen më herët. Te ata, mbrojtja nga vaksinat në përgjithësi ulet më shpejt. Megjithatë, sipas rekomandimit, duhet të kenë kaluar të paktën tre muaj nga vaksinimi i tretë.

Kjo pauzë është e nevojshme sepse maturimi optimal i qelizave imune kërkon kohë. Përveç kësaj, qelizat e memories të formuara më parë duhet të riaktivizohen, shpjegon Christian Bogdan, specialist i imunologjisë infektive dhe anëtar i STIKO.

Cilat janë efektet anësore të një vaksinimi të katërt?

Vaksinimi i tretë, pra përforcuesi i parë, paraqet në studim efekte anësore të krahasueshme me ato të imunizimit bazë. Prandaj, ekspertët supozojnë se as me vaksinimin e katërt nuk duhet të pritet një rritje e efekteve anësore. Por deri tani ka pak të dhëna për këtë. Studimet e hershme në Izrael, megjithatë, tregojnë se vaksinimi i katërt përgjithësisht tolerohet mirë. Që nga fillimi i vitit aty ai u ofrohet personave mbi 60 vjeç.

Por edhe nëse tolerohet mirë, vendimi për t'u vaksinuar për herë të katërt duhet të merret duke marrë parasysh rreziqet dhe përfitimet - veçanërisht te të rinjtë, tek të cilët mbrojtja që ofron vaksinimi i katërt nuk është ende e qartë.

A ia vlen të presësh një vaksinë të përshtatur për të vaksinuar për herë të katërt?

Vaksinat aktuale të koronas tregojnë mbrojtje më të dobët kundër variantit Omikron të virusit në krahasim me variantin e mëparshëm Delta. Një vaksinë e përshtatur me Omikronin mund të mbushë këtë boshllëk.

Prodhuesit Moderna dhe BioNTech-Pfizer tregojnë se vaksinat e tyre të përshtatura mRNA japin rezultate të mira të efikasitetit kundër Omikronit në fazën e testimit. Problemi: deri tani, efektiviteti i vaksinave është matur vetëm në bazë të niveleve të antitrupave në gjak dhe jo bazuar në infektimin aktual midis atyre të testuar, siç kërkohet nga zyrtarët e certifikimit të studimeve. Është e paqartë se kur do të hidhen në treg vaksinat e përshtatshme.

Për më tepër, virusi vazhdon të evoluojë. Moderna dhe Biontech-Pfizer po punojnë për përshtatjen e vaksinës me variantin origjinal të Omikronit. Aktualisht, megjithatë, një variant tjetër, përkatësisht Omikron BA.5, dominon në rrjedhën e infektimeve. Kjo është arsyeja pse shumë ekspertë dyshojnë në vlerën e shtuar të vaksinave të përshtatura për shoqërinë në përgjithësi, të paktën në lidhje me situatën aktuale infektive. Prandaj nuk është ende e mundur të dihet se deri në çfarë mase vaksinat e përshtatura do të mbrojnë kundër variantit që do të mbizotërojë më pas në momentin e autorizimit të tyre.

Sa e gjatë është mbrojtja nga tri vaksinat?

Studimet e para tregojnë se mbrojtja nga vaksina gjithashtu zvogëlohet pas vaksinimit të tretë në javët dhe muajt në vijim. Por ajo mbetet e lartë pavarësisht: një studim amerikan tregon se mbrojtja nga shtrimi në spital dy muaj pas vaksinimit të tretë është 91 përqind - pas katër muajsh ishte ende 78 përqind. Të dyja shifrat janë shumë mbi vlerën e pragut prej 50 për qind të vendosur nga EMA për autorizim. Prandaj, shumë ekspertë besojnë se tre vaksina te njerëzit me një sistem imunitar të shëndetshëm janë të mjaftueshme për të ndërtuar një kujtesë të qëndrueshme imunologjike kundër SARS-CoV-2 dhe varianteve të mëparshme.

Të treja vaksinat mund të mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes për një kohë të gjatë, por nuk munden të mbrojnë gjithmonë nga një infektim, thotë Radbruch./DW/

doza e katert e vaksines koronavirusi ne shqiperi agjencia evropiane e barnave

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni