LIVE UPDATES
Bota

Tajvan, kërcënimi kinez rrit mosbesimin ndaj Pekinit

Kina po dërgon mesazhin se Tajvani nuk është një vend sovran. Por manovrat ushtarake po shkaktojnë një tjetër efekt, duke thelluar më tej opinion tajvanez kundër Kinës.

9 Gusht 2022, 16:05 Nga k.m.
Tajvan, kërcënimi kinez rrit mosbesimin ndaj Pekinit
Foto ilustruese

Ushtria kineze po zgjeron stërvitjet ushtarake provokuese rreth Tajvanit, disa ditë pasi manovrat ishin planifikuar të përfundonin. Kina thotë se po demonstron aftësitë për të bllokuar, ose pushtuar ishullin e vetëqeverisur, të cilin Pekini e quan të vetin. Siç njofton gazetari i Zërit të Amerikës Bill Gallo nga Taipei, kjo i ka shtuar më tej ndjenjat kundër Kinës në Tajvan, ndonëse banorët nuk duan që gjerat të ndryshojnë.

Përmes një shfaqje force të paparë në brigjet e Tajvanit, Kina po dërgon mesazhin se Tajvani nuk është një vend sovran. Por manovrat ushtarake po shkaktojnë një tjetër efekt, duke thelluar më tej opinion tajvanez kundër Kinës. Në Taipei, shumica e banorëve janë mësuar të përballen me kërcënimet e Kinës, ndonëse shumë thonë se nuk janë aspak dakord me to.

“Pekini nuk po vepron mirë dhe nuk po më nxit mbështetjen për Kinën”, thotë Jay, i cili banon në kryeqytetin Taipei.

“Kina dëshiron të kontrollojë gjithçka – njerëzit, mënyrën e jetesës. Por në Tajvan, kemi të drejtat tona, të drejtën për të vendosur për jetën tonë”, thotë Ricky Su.

“Ata thonë se duan të na riedukojnë pas ribashkimit, çka tingëllon tmerrësisht e njohur”, thotë Dave, banor në Taipei.

Sikurse me Hong Kongun, Kina propozon për Tajvanin politikën “një shtet, dy sisteme”. Por shtypja kineze në Hong Kong i dha fund kësaj politike. Ou Si Fu, me Institutin për Hulumtime të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare, thotë për Zërin e Amerikës se Tajvani nuk u beson premtimeve të Pekinit.

“Hong Kongu tani është pjesë e Kinës. Kinezët e harruan premtimin e tyre. Si mund t'i besojmë Pekinit?”

Por frika nuk po i pengon tajvanezët të shijojnë të sotmen. Ky ishull në vijën e parë të frontit, jo shumë larg stërvitjeve kineze, mbajti një koncert festiv gjatë fundjavës. Wen Lii, i Partisë Demokratike Përparimtare, drejton zyrën e ishujve Matsu. Ai thotë për Zërin e Amerikës se veprimet e Pekinit po shtojnë antipatinë ndaj Kinës.

“Ne e kuptojmë se manovrat ushtarake janë një mënyrë për të komunikuar zemërimin, ose pakënaqësinë e Pekinit. Por stërvitjet janë një formë shumë e dhunshme komunikimi. Shërben vetëm për të rritur antipatinë që tajvanezët kanë ndaj qeverisë së Kinës”.

Në Taipei, ideja e bashkimit me Kinën është më e papëlqyeshme se kurrë. Shumica gjithashtu janë kundër shpalljes së pavarësisë. Anketat e opinionit publik sugjerojnë se shumica dërrmuese thjesht duan t'i mbajnë gjërat ashtu siç janë./VOA

tajvan kine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj