LIVE UPDATES
Bota

Tajvanezët përgatiten për të përballuar një sulm të mundshëm kinez

Disa banorë të kryeqytetit Taipei po përgatiten për të paimagjinueshmen, po mësojnë si të japin ndihmën e parë ndërsa stërviten për mbrojtjen civile.

20 Gusht 2022, 19:21 Nga I.A
Tajvanezët përgatiten për të përballuar një sulm
Foto ilustruese

TAIWAN- Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte identifikuar 17 avionë dhe pesë anije kineze që vepronin rreth ishullit të shtunën, në vazhdën e aktiviteteve ushtarake të Pekinit pranë këtij ishulli. Ministria tha se katër nga avionët kaluan vijën e ngushticës së Tajvanit, e cila në kohë normale vepron si ndarje jozyrtare mes dy palëve. Ndërsa Kina vazhdon manovrat ushtarake përreth Tajvanit, banorët e ishullit po përpiqen të ruajnë qetësinë. Megjithatë siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo, nga kryeqyteti Taipei, disa banorë po ndërmarrin hapa për t’u përgatitur në rast lufte.

Disa banorë të kryeqytetit Taipei po përgatiten për të paimagjinueshmen, po mësojnë si të japin ndihmën e parë ndërsa stërviten për mbrojtjen civile. Shumica e tajvanezëve nuk mendojnë se do të ketë luftë së shpejti, por disa të tjerë po përgatiten në rast se ndodh.

“Mësova se si të ndaloj gjakderdhjen, si të ndihmoj njerëzit dhe veten time”, thotë për Zërin e Amerikës banori Paul Hsu.

“Është e rëndësishme që përballë situatës aktuale në Tajvan, të jemi të gatshëm, të vetëdijshëm për të qënë gati”, thotë për Zërin e Amerikës banorja Jean Hong.

Për dekada me radhë tajvanezët janë përballur me kërcënimet e Kinës. Pavarësisht të kaluarës, disa thonë se situata aktuale është më urgjente se kurrë.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Enoch Wu, themelues i organizatës joqeveritare “Forward Alliance”.

“Tajvani u demokratizua rreth 30 vjet më parë. Kjo është mënyra jonë më e mirë për të mbrojtur demokracinë tonë të fituar me vështirësi ndërsa ruajmë paqen. Ky është qëllimi ynë përfundimtar, të ruajmë paqen duke mbrojtur mënyrën tonë të jetesës të fituar me vështirësi.”

Shoqata e zotit Enoch Wu ka organizuar trajnimin për dhënien e ndihmës së shpejtë.

“Për të frenuar konfliktin, është po aq e rëndësishme që qytetarët të jenë të përgatitur sa ç’është e rëndësishme të kesh një ushtri të aftë dhe të besueshme. Ne po i përgjigjemi pyetjes, çfarë mund të bëjë më shumë secili prej nesh për të ndihmuar komunitetin dhe vendin tonë?”

Trajnimet e tjera kanë një qasje më ushtarake. Një kurs në Taipei i përgatit civilët për luftë urbane. Arthur Chang, pjesëmarrës në trajnim, foli me shërbimin Mandarin të Zërit të Amerikës.

“Askush nuk dëshiron luftë. Por nëse shpërthen një luftë, duhet të ngrihesh dhe të luftosh për të mbrojtur njerëzit dhe vlerat që i konsideron të rëndësishme”.

Shumë tajvanezë kanë përvojë ushtarake, por jo të madhe. Aktualisht, burrave tajvanezë u kërkohet të bëjnë vetëm katër muaj trajnim bazë. Ish oficeri i lartë ushtarak, Lee Hsi-min, thotë për Zërin e Amerikës se nevojiten më shumë trajnime civile për sigurinë kombëtare të Tajvanit.

“Ka kaq shumë të rinj që e urrejnë Kinën. Ata duan të mbrojnë veten, por nuk duan të qëndrojnë në ushtri”.

Ai thotë se është e rëndësishme krijimi i një “force mbrojtëse” vullnetare për të trajnuar tajvanezët për të mbrojtur familjet dhe shtëpitë e tyre. Një numër në rritje tajvanezësh thonë se do të luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre. Të tjerët, thjesht duan të jenë të përgatitur për të ndihmuar fqinjët e tyre në rast se shpërthen një luftë që ata nuk e duan.

Marrë nga VOA

paul hsu bill gallo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj