All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Abazoviç ra! Kreu i LDSH-së, Nikollë Camaj: Thonë se politikanët gjithkund shiten, këtu jepen me qira

Nikollë Camaj kreu i partisë Lidhja Demokratike Shqiptare në Mal të Zi shprehet se Abazoviçin e rrëzuan pikërisht ata që e çuan në postin e kryeministrit.

20 Gusht 2022, 16:24 Nga DOSJA
Abazoviç ra! Kreu i LDSH-së, Nikollë Camaj: Thonë se
Nikollë Camaj
All - Paragraf - 1

MALI I ZI- Qeveria e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi u rrezua mbrëmë në orët e vona të natës pas një mocioni mosbesimi, i cili u miratua me 50 vota nga 41 të nevojshme në parlamentin me 80 anëtarë. Abazoviç u rrëzua pas marrëveshjes me Kishën Serbe, gjë e cila ishte kundërshtuar për dekada me radhë nga vetë malazezët. Iniciator i mocionit të mosbesimit ishte pikërisht partia e Milo Gjukanoviçit, DSP, me të cilën më herët kishin qenë aleatë. Në një intervistë për gazetaren e ABC, Linda Karadaku, Nikollë Camaj kreu i partisë Lidhja Demokratike Shqiptare në Mal të Zi shprehet se Abazoviçin e rrëzuan pikërisht ata që e çuan në postin e kryeministrit.

Ai u tregua i paaftë në zgjedhjen e prioriteteve dhe jo dinjitoz gjatë procesit të shkarkimit”, shprehet ai.

Linda Karadaku: Çfarë ndodhi mbrëmë?

Nikollë Camaj: Ndodhi ajo që njohësit e politikës e pritnin, rënia e Qeverisë Abazoviç. Pas një debati mjaft të ashpër, plotë akuza e fjalë të rënda, 50 deputetë, nga 81, sa ka Parlamenti i Malit të Zi, votuan mosbesimin e qeverisë. Dy deputetët shqiptarë patën qendrime të kunderta, në raport me micionin. Dritan Abazoviçin e rrëzuan ata që e emëruan, sëbashku me ata që ky vet i kishte nderruar, në fillim të këtij viti.

Dritan Abazoviç kërkoi përkrahjen e shumicës së dalur nga zgjedhjet e 30 gishtit 2020, me premtim se do të bënte qeverinë me atë shumicë, pra serbe, por Demokratet nuk i besuan për t’i dhënë mbështetje. Për mendimin tim Abazoviç si kryeminister u tregua i paaftë në përzgjedhjen e prioriteteve dhe jo mjaft dinjitoz gjatë procesit të shkarkimit.

Linda Karadaku: Çfarë pritet që të ndodhë tutje?

Nikollë Camaj: Qeveria vazhdon në mandatin teknik për 60 ditë, aq sa ka afat ligjor që dikush të formojë një shumicë të re.

Nëse kjo nuk ndodh, kryetari i shtetit ka obligim të shpallë zgjedhjet e reja. Kjo mund të ndodh edhe më parë, nëse Parlamenti i shkurton vetes mandatin. Sidoqoftê, në bazë të paraljmërimeve nga mbrëmë, zor se do të ketë shumicë të re, por këtu askush nuk mund të jetë i sigurtë në hapat politikë që do të bëjnë të dëshmuarit për të thënë diçka, e për të bërë diçka tjetër.

Thonë se politikanët gjithkund shiten, e në Malin e Zi sikur jepen me qera, kështu që parashikimet janë të pamundura. Personalisht mendoj se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!

E kam thënë diku më parë dhe dua ta përsërisë se qeveri stabile do te kemi vetëm atëherë kur dy palët që përfaqësojnë shumicën (figurativisht, partizanët dhe çetnikët) të ulen në tryezen e bisedimeve, por pasi të jenë çliruar nga tepricat; të parët nga hajdutët dhe të korruptuarit, e të dytet nga klerofashistët. Kombinimi i tyre, sëbashku edhe me partitë e pakicave, do të prodhonte qeveri stabile, të vërtetë proeuropiane. Nëse ata e duan shtetin e vet, do ta bëjnë këtë.

Marrë nga abcnews.al

nikolle camaj dritan abazoviç

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet