LIVE UPDATES
Bota

Takim ndërkombëtar mbi COVID në SHBA, vendi shënon 1 milion të vdekur si pasojë e virusit

Takimi vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara shënuan një moment tragjik në përballjen me pandeminë, rreth 1 milion të vdekur si pasojë e virusit.

13 Maj 2022, 09:38 Nga DOSJA
Takim ndërkombëtar mbi COVID në SHBA, vendi shënon 1 milion

SHBA- Presidenti Joe Biden u bëri thirrje udhëheqësve botërorë gjatë një takimi lidhur me COVID-19 të enjten, që të ripërtërijnë një angazhim ndërkombëtar të vonuar për të luftuar korovirusin. Takimi vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara shënuan një moment tragjik në përballjen me pandeminë, rreth 1 milion të vdekur si pasojë e virusit. Presidenti Biden urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtizë dhe kërkoi që situata të trajtohet me seriozitet.

"Pandemia nuk ka mbaruar", deklaroi Presidenti Biden në takimin e dytë botëror mbi pandeminë. "Janë 1 milion karrige bosh rreth tavolinave familjare", shtoi ai.

Prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, në SHBA kanë humbur jetën më shumë se 999,000 sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. Ndërkohë shifrat e paraqitura nga Shoqata Amerikane e Spitaleve, ajo Mjekësore Amerikane, si dhe Shoqata Amerikane e Infermierëve tregojnë se shifra ka arritur në 1 milion.

"Sot ne shënojmë një moment historik tragjik këtu në Shtetet e Bashkuara, 1 milion vdekje nga COVID-i", tha ai.

Presidenti i bëri thirrje Kongresit që të sigurojë urgjentisht miliarda dollarë më shumë për testime, vaksina dhe trajtime, diçka që ligjvënësit nuk kanë qenë të gatshëm ta ofrojnë deri më tani.

Presidenti Biden ka kërkuar 22.5 miliardë dollarë shtesë në ato që ai i quan para tejet të nevojshme.

Tetë muaj nga mbajtja e takimit të parë ndërkombëtar mbi COVID-in, ku zoti Biden shpalli një zotim ambicioz për t’u dhuruar 1.2 miliardë doza vaksinash vendeve të ndryshme të botës, urgjenca e SHBA-së dhe vendeve të tjera për t'iu përgjigjur kësaj çështjeje është zbehur.

Presidenti amerikan tha se takimi është një mundësi për të ripërtërirë përpjekjet e përbashkëta për të vendosur nën kontroll pandeminë dhe parandalimin e krizave të ardhshme shëndetësore.

Sipas Departamentit të Shtetit, SHBA-të kanë dërguar gati 540 milionë doza vaksinash në më shumë se 110 vende dhe territore, shumë më tepër se çdo vend tjetër donator.

Udhëheqësit njoftuan rreth 3 miliardë dollarë ndihma të reja për të luftuar virusin, së bashku me një mori programesh të reja që synojnë të rrisin qasjen tek vaksinat e trajtimet në mbarë botën. Por ky ishte një rezultat shumë më modest krahasuar me takimin e vitit të kaluar.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës