Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Presidenti i Malit të Zi në Kosovë për herë të parë, më 18 maj takon Osmanin dhe Kurtin
12 Maj 2022, 17:25Nga DOSJA
KOSOVË- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të qëndrojë në Kosovë për një vizitë zyrtare dy ditore më 18 dhe 19 maj, vizitë kjo e para e tij në Kosovë si president i Malit të Zi.
Gjukanoviq gjatë ditës së parë të vizitës në Kosovë, më 18 maj, do të takohet me të tre liderët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani, kreun e ekzekutivit Albin Kurtin dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca.
Vetë Gjukanoviq kishte folur në muajin mars për vizitën që planifikonte ta realizojë në Kosovë.
“Unë deri më tani s’kam qenë për vizitë zyrtare në Kosovë. I gëzohem kësaj vizite. Dua që në këtë mënyrë të kontribuojmë në mirëkuptimin tonë ndërshtetëror”, kishte thënë Gjukanoviq në një intervistë në mars 2022 për KTV-në.
Ai kishte thënë se përmes rritjes së mirëkuptimit ndërshtetor do të rritet edhe cilësia e bashkëpunimit në mes të vendeve të rajonit, gjë që do të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit dhe stabilitetit të rajonit dhe perspektivës evropiane të rajonit.
Kur ishte pyetur për raportet me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti, Gjukanoviq kishte thënë se ato janë jashtëzakonisht të mira.
“Marrëdhënia është e mirë, shumë e mirë. Kudo që jemi takuar, dhe kemi biseduar në shumë vende, do të thoja se kjo është një marrëdhenie shembullore”, kishte thënë Gjukanoviq.
Se do ta vizitojë Kosovën në të ardhmen ka deklaruar edhe kryeministri Dritan Abazoviq.
“Absolutisht jam i gatshëm dhe me kënaqësi të madhe. E shoh si mungesë dhe faji është te unë pasi kanë ekzistuar edhe thirrjet, por ashtu ka qenë dinamika e punës në qeverinë e kaluar që nuk është realizuar vizita ime zyrtare. Tash si kryeministër do të vij me kënaqësi të madhe”, ka deklaruar Abazoviq./GazetaExpress/
Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?
UKRAINË- Ushtarët rusë qëlluan dy civilë të paarmatosur teksa po largoheshin pas një takimi në periferi të kryeqytetit ukrainas të Kievit. CNN ka siguruar ...
GREQI– Janë të njohura rastet në botë ku një person, zakonisht grua, fiton një simpati apo dhe bie në dashuri me një burrë i cili ndodhet në burg për krim...
FINLANDË- Vendimi i Finlandës për të filluar procesin e anëtarësimit në NATO mund të çojë në hakmarrje ruse pasi zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitr...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se nuk po i beson më zyrtarëve të lartë ushtarakë për shkak të viktimave të konsiderueshme të regjistruara në betejë ...
GREQI- Tre raste të hepatitit akut te fëmijët janë konfirmuar në Greqi sipas përcaktimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) janë identifikuar në Gre...
UKRAINË- Lufta futet sot në ditën e 78-të ndërkohë lufta për fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol vazhdon dhe ushtarët e plagosur mbeten brenda a...
SHBA- Një zbulim i madh në astronomi dhe astrofizikë u njoftua nga shkencëtarët ditën e sotme pasi kanë publikuar foton e parë të vrimës së zezë të madhe në qen...
UKRAINË– Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut po mban sot një seancë urgjente në Gjenevë, duke shqyrtuar provat e shkeljeve të supozuara të Mos...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur pvr kërkesën e paraqitur sot nga ministrja e jashtme Donika Gërvalla për anëtarësim në Këshillin e Euro...