LIVE UPDATES
Bota

Takimi Botëror për Shëndetin fillon punimet Në Berlin, Scholz: Ndërveprimi ka rëndësi

Takimi Botëror për Shëndetin i vitit 2022 filloi zyrtarisht punimet në Berlin të djelën. Tematika kryesore e ceremonisë çelëse ishte “Ngritja e Shëndetit Global në një Nivel të Ri”.

17 Tetor 2022, 19:51 Nga d.a.
Takimi Botëror për Shëndetin fillon punimet Në Berlin,
Scholz

GJERMANI- Në Berlin ka filluar punimet Takimi Botëror për Shëndetin që synon të krijojë energjitë e duhura dhe bashkimin e forcave për zhvillimin global shëndetësor. Në këtë takim treditor marrin pjesë udhëheqës botërorë, drejtues të shëndetësisë, por edhe të sektorëve të tjerë nga mbarë bota.

Takimi Botëror për Shëndetin i vitit 2022 filloi zyrtarisht punimet në Berlin të djelën. Tematika kryesore e ceremonisë çelëse ishte “Ngritja e Shëndetit Global në një Nivel të Ri”. Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Ndërveprimi ka rëndësi, bashkëpunimi ka rëndësi, dhe kjo nënkupton përtej kufijve të vendeve, sipas disiplinave të ndryshme në shkenca, politikë dhe shoqëri... Ndërveprimi dhe bashkëpunimi janë çfarë përfaqëson Takimi Botëror për Shëndetin”, tha Kancelari Scholz.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se bota ka nevojë të bashkohet përballë rreziqeve të reja.

“Ngritja e shëndetit global në një nivel të ri do të thotë se na duhet një marrëveshje e re globale bazuar në një vizion të përbashkët. Pikërisht në momentin kur bota duhej të bashkohej për t’u përballur me rrezikun e përbashkët, pandemia COVID-19 u karakterizua nga mungesa e bashkëpunimit dhe koordinimit”, tha zoti Ghebreyesus.

Ndërsa në fjalën e tij të regjistruar paraprakisht, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për veprim.

“Sistemi ynë i pabalancuar financiar në rang global po i lë pas dore vendet në zhvillim. Kjo duhet të ndryshojë. Të gjithë njerëzit kanë nevojë për qasje gjithëpërshirëse, të paanshme dhe të barabartë në shërbimet shëndetësore dhe një mbulim universal shëndetësor. Dhe në këto kohëra vështirësish të mëdha dhe stresi, duhet të sigurohemi që shëndeti mendor nuk është një aspekt i neglizhuar i kujdesit shëndetësor”, tha zoti Guterres.

Fondacioni Bill & Melinda Gates gjithashtu njoftoi se do të dhurojë 1.2 miliardë dollarë për të mbështetur përpjekjet për t’i dhënë fund poliomelitit në mbarë botën.

“Poliomeliti është një ilustrim tronditës i pabarazisë shëndetësore. Ka diçka jashtëzakonisht të padrejtë që fëmijët të përballen me një sëmundje që është zhdukur pothuajse në mbarë botën, por jo në vendin e tyre”, tha Bill Gates, bashkëkryetar i fondacionit.

Jashtë takimit protestonin dhjetëra aktivistë. Personeli i sigurisë u përpoq t’ua ndalonte hyrjen në godinë, por disa prej tyre ia dolën mbanë. Ata aktivizuan alarmin për zjarrin dhe të tjerë ngujuan veten në hyrje duke përdorur lëndë ngjitëse./VOA/

olaf scholz tedros adhanom ghebreyesus takimi botëror për shëndetin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj