LIVE UPDATES
Bota

Takimi i Putin dhe Kim Jong Un, zyrtarët amerikanë të shqetësuar nga bashkëpunimi ushtarak mes vendeve

Kremlini gjithashtu konfirmoi se Presidenti Putin ka pranuar ftesën për të vizituar Korenë e Veriut, ku do të shkojë paraprakisht Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në muajin tetor. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, takimi u bë megjithë paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kundër një transferimi të mundshëm të armëve.

14 Shtator 2023, 17:31 Nga a.l
Takimi i Putin dhe Kim Jong Un, zyrtarët amerikanë të
John Kirby

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi sot (të enjten) të japë detaje rreth marrëveshjeve ushtarake, por e quajti takimin mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un “të bërë në kohën e duhur, të dobishëm dhe konstruktiv”. Kremlini gjithashtu konfirmoi se Presidenti Putin ka pranuar ftesën për të vizituar Korenë e Veriut, ku do të shkojë paraprakisht Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në muajin tetor. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, takimi u bë megjithë paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kundër një transferimi të mundshëm të armëve.

Udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un iu bë një pritje mbretërore, përfshirë edhe një prezantim personal nga Presidenti Vladimir Putin i platformës më të avancuar të Rusisë për lëshimin e raketave drejt hapësirës. Dy udhëheqësit diskutuan për mundësinë e dërgimit në hapësirë të një kozmonauti koreanoverior dhe zoti Kim bëri pyetje të detajuara në lidhje me raketat.

Pas takimit, Presidenti Putin i tha televizionit rus se ekzistojnë mundësitë për bashkëpunimin ushtarak me Korenë e Veriut, megjithë sanksionet ndërkombëtare.

Nga ana e tij, zoti Kim tha se do t’i bëjë lidhjet me Rusinë “prioritet numër një”, dhe e bëri të qartë se mbështet sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se: “Kemi shprehur gjithnjë mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar për të gjitha masat e marra nga qeveria ruse dhe Presidenti Putin”.

Ndërsa ata ngrinin dolli për bashkëpunimin e tyre ushtarak, bisedimet shkaktuan shqetësim në Uashington. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, foli për këtë çështje.

“Asnjë vend në planet, askush, nuk duhet të ndihmojë zotin Putin që të vrasë ukrainas të pafajshëm. Dhe nëse vendosin për ndonjë lloj marrëveshjeje armësh, sigurisht që do të merremi me këtë në mënyrën e duhur”, tha zoti Kirby.

Takimi shkaktoi shqetësim edhe tek Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi Matthew Miller.

“Do të thoja se është shqetësuese kur shikon rusët të flasin për bashkëpunim me Korenë e Veriut, për programe që do të shkelnin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të cilat ka votuar edhe vetë Rusia”, tha zoti Miller.

Sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, këshilltarët e sigurisë kombëtare të Koresë së Jugut, Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë thanë gjatë një bisede telefonike se tregëtia e armëve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut do të shoqërohet me pasoja.

Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se Koreja e Veriut dhe Rusia arritën me sa duket një marrëveshje me përfitim për ta, por shqetësuese për rendin botëror dhe stabilitetin rajonal.

“Mendoj se është shumë domethënëse që u takuan tek Qendra Hapësinore. Dhe është tregues se ky është lloji i teknologjisë që dëshiron Koreja e Veriut. Duke patur parasysh se dështuan lëshimet e dy satelitëve të saj të zbulimit, Koreja e Veriut ka nevojë për ndihmë të tillë”, thotë Mark Fitzpatrick, nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjik.

Zoti Fitzpatrick i tha Zërit të Amerikës se nuk ka ndonjë dyshim që Koreja e Veriut do të furnizojë me predha artilerie dhe anti-tank, të cilat do ta ndihmojnë me siguri Rusinë në Ukrainë, për shkak se ka harxhuar arsenalin e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të mërkurën se bashkëpunimi në çfarëdo forme i ndonjë vendi me Korenë e Veriut duket të respektojë sanksionet e vendosura nga Këshilli i Sigurimit./VOA

john kirby

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj