14 Shtator 2023, 15:50
Nga a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe ndërmjetësit europianë, ka folur para gazetarëve në Bruksel. Pas 3 orësh takime të veçanta dhe trepalëshe, bisedimet përfunduan pa sukses. Vuçiç foli edhe për zgjedhjet në veri të vendit, i cila tha se nëse kryetarët aktualë dorëhiqen, ai do t’i bindë serbët të dalin në zgjedhje.
“Nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqjen, do të bëj çmos që serbët të marrin pjesë në zgjedhje. Është e kotë të flasim për këtë tani”, tha ai kur u pyet nëse është folur për zgjedhje në veri.
Sipas tij kryeministri Albin Kurti po shmang formimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Të gjithë kemi kërkesat tona. Kosova i ka kërkesat e veta, ne i kemi tonat. Tek e fundit ne si Serbi i ka pranuar kompromiset e BE-së. Kurti nuk i ka pranuar. Është e qartë që Kurti po i ik reformave, do të thotë formimit të Asociacionit. Serbia nuk po i ik përgjegjësive të saj”, tha ai.
Ai shtoi se në takim është biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës dhe se ka theksuar se arrestimi dhe ndalimi i përditshëm i serbëve shqetëson dhe pengon çdo proces të vendosjes së marrëdhënieve racionale.
aleksander vucic takimi kurti-vucic 14 shtator 2023
Bota
14 Shtator 2023, 14:00
f.i
Aleksandër Vuçiç
BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandës Vuçiç tha se bisedimet me kryeministrin e K...
Bota
14 Shtator 2023, 13:23
f.i
foto ilustruese
DANIMARKË- Tre pasagjerë të cilët ndodhen mes 206 personave që kanë ngelur të bllokuar brenda një a...
Bota
14 Shtator 2023, 13:03
f.i
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme t’i mbajë zgjedhjet në kat&e...
Bota
14 Shtator 2023, 12:46
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Ukraina goditi sistemet ruse të mbrojtjes ajrore pranë qytetit Yevpatoriya në perëndim të Krime...
Bota
14 Shtator 2023, 12:36
f.i
foto ilustruese
PORTUGALI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lisbonë ku një foshnje 10 muajshe ka humbur jetën pasi babai...
Bota
14 Shtator 2023, 12:15
f.i
Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak
BRUKSEL- Gjatë takimit të nivelit të lartë në Bruksel në kuadër të di...
Bota
14 Shtator 2023, 12:03
f.i
Ana Brnabiç
SERBI- Kryeministrja Ana Brnabiç thotë se nuk është optimiste se do të arrihet një marrëveshje...
Bota
14 Shtator 2023, 11:50
f.i
foto ilustruese
MAROK- Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Marokun, pas atij të ditëve më parë ku humbën jet&...
Bota
14 Shtator 2023, 11:41
r.ll
foto nga artikulli
BRITANI- Një studim i publikuar në “Daily Mail”, u ka sugjeruar britanikëve që po shpresojnë...
Bota
14 Shtator 2023, 11:36
f.i
pamje nga takimi
BRUKSEL- Ka nisur takimi i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuç...