LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi mbledh krerët e degëve: 25 korriku dita kur nis beteja e LSI-së, me 7 korrik do jemi në shesh

Në lidhje me protestën e opozitës të thërritur me 7 korrik në orën 19:00 para kryeministrisë, Kryemadhi u shpreh se ashtu siç LSI ka qenë në çdo protestë kundër Edi Rames do të jetë dhe të enjten e 7 korrikut.

5 Korrik 2022, 14:28 Nga e.k
Kryemadhi mbledh krerët e degëve: 25 korriku dita kur nis beteja e
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shfrytëzuar takimin me kryetarët e degëve të partisë për të dhënë dhe një mesazh politik në lidhje me vijëmësinë e LSI-së pas 25 korrikut ku do mbahet dhe konventa e kësaj force politike por u ndal dhe tek protesta e 7 korrikut që duket se do e bashkojë opozitën shqiptare.

“Ne duhet të shkojmë drejt përfundimit të gjithë atij procesi që kemi nisur në nëntor të 2020, pra në përfundim të Konventës tonë Kombëtare e cila do të shkojë drejt krijimit të një Komiteti drejtues. Sepse tashmë ne jemi të bindur që në pranverën e ardhshme do të kemi zgjedhjet lokale dhe ne si LSI duhet të jemi shumë më të përgatitur përsa i përket prezencës tonë në fushatë. Për shkak të mungesës të gjithë këshilltarëve, të gjithë pushtetit vendor që në zgjedhjet e 2019 erdhi si rezultat i bojkotit që ne bëmë. Kështu që edhe detyrimi, puna jonë dhe angazhimi jonë duhet të jetë shumë më i madh krahasuar me fushatat e tjera. Pavarësisht nga kjo, ajo çka dua të theksoj dhe është shumë e rëndësishme, 25 korriku është konventa kombëtare që ne do ta zhvillojmë në Pallatin e Kongreseve. Faktikisht nga zgjedhjet e fundit një anëtar një votë, numri i delegatëve nuk e kalon numrin 800, pas verifikimeve që stafi ka bërë ka disa largime. Në bashkëpunim me kryetarët e partisë në rrethe ne duhet të vendosim një lloj koordinimi për pjesëmarrjen e të gjithë delegatëve që janë prezent por edhe për të pasur evidentimin e atyre që janë larguar jashtë shtetit nëse kanë mundësi për të ardhur apo nuk kanë mundësi për të ardhur në konventë. Ndërkohë që nga ana tjetër Lëvizja Rinore për Integrim dhe Lëvizja e Gruas për Integrim duhet të kenë të gjithë angazhimin tjetër për përgatitjen e kandidatëve që do të jenë pjesë e strukturës drejtuese të Komitetit Drejtues. Ne e dimë shumë mirë që data 25 ka një rëndësi shumë të veçantë për në, ka një rëndësi të veçantë përsa i përket Konventës Kombëtare por ka dhe një rëndësi të veçantë ngjarjes dhe zhvillimit politik që do të marrë LSI në të ardhmen. Prandaj dua që ta marrim seriozisht që të gjithë. ”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Në lidhje me protestën e opozitës të thërritur me 7 korrik në orën 19:00 para kryeministrisë, Kryemadhi u shpreh se ashtu siç LSI ka qenë në çdo protestë kundër Edi Rames do të jetë dhe të enjten e 7 korrikut.

“Protesta e datës 7 korrik, që është shumë e rëndësishme. Nuk është e rëndësishme për ta pasur si organizim politik, por për të sensibilizuar njerëzit, që të dalin dhe të protestojnë. Të mos protestojnë për partitë politike, por për veten e tyre. Është shumë e rëndësishme t’i njoftojmë njerëzit, t’i shpërqendrojmë nga ajo indiferencë që kanë. 7 korriku është për të treguar se në protestë nuk janë vetëm partitë politike, por edhe qytetarët”, tha Kryemadhi.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë Konventën e saj Kombëtare me 25 korrik një ditë pasi Ilir Meta heq zyrtarisht dhe kostumin presidencial dhe ku pritet të veshë sërish atë të kreut të forcës politike që themeloi vetë në vitin 2004.

monika kryemadhi lsi protesta e 7 korrikut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj