Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Escobar ka ripërsëritur se qëndrimi amerikan është Kosova e pavarur dhe se i gjithë rajoni do të përfitonte nga njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
KOSOVË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëveshja potenciale e 18 marsit në mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër do të ofrojë mundësitë më të mira për rajonin për të ecur përpara.
“SHBA beson se kjo marrëveshje e propozuar ofron një nga mundësitë më të mira për rajonin për të ecur përpara, për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit në rajon. Ne duam që të dyja palët të jenë shumë serioze në gjetjen e një zgjidhjeje, të gjejnë mënyra për të qenë fleksibël, konstruktivë, për të pasur një vizion dhe për të përfituar nga mundësia që u jepet. Pas propozimit nuk qëndrojnë vetëm Evropa dhe SHBA, por i gjithë komuniteti transatlantik”, ka thënë Escobar gjatë një konference për media.
Escobar ka ripërsëritur se qëndrimi amerikan është Kosova e pavarur dhe se i gjithë rajoni do të përfitonte nga njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“Qëndrimi amerikan është se Kosova është një vend me integritet territorial dhe sovranitet. Ne besojmë se rajoni do të përfitojë nga njohja reciproke. Sa i përket anëtarësimit në OKB, ne mendojmë se vlera e marrëveshjes do të ishte integrimi më i shpejtë i Serbisë dhe Kosovës dhe i gjithë rajonit”, ka thënë Escobar.
“Ne duam që të dyja palët të jenë serioze në kërkimin e kësaj mundësie për të qenë konstruktiv dhe fleksibël dhe për të pasur një vizion dhe për të përfituar nga kjo mundësi, jo vetëm Evropa, por edhe SHBA-ja dhe komuniteti transatlantik në tërësi”, ka deklaruar ndër tjerash përfaqësuesi amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Escobar po ashtu ka thënë se do të dëshironte që komuniteti serb të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë, si dhe që serbët të marrin pjesë në të gjitha institucionet e Kosovës. Sipas Escobar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se është një detyrim ligjor. Ai tha se nga takimi në Ohër nuk pritet nënshkrimi, por dëshirohet një marrëveshje se si të ecim përpara.
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se gjithçka ...
Të dërguarit e posaçëm të Francës, Gjermanisë e Italisë për dialogun Kosovë-Serbi KOSOVË- T&...
ITALI- Një biznesmen italian nga Casagiove, është akuzuar për simulim të një krimi dhe përvetësim. Casertace...
Manuel Sarrazi dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me të...
Josep Borrell KOSOVË- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar dy ditë para takimit në ...
David, vizitori Një diamant i madh u zbulua në një park të Arkansas. David Anderson teksa shëtiste në park zbuloi gurin e &cc...
Foto ilustruese PARIS- Pas propozimit të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension, grevat në Fran...
Ushtria amerikane ka publikuar një video nga momenti kur droni i tyre vëzhgues përplaset me avionin luftarak rus Su-27. Në pamjet e publiku...
Caroline van der Plas, kryetarja HOLANDE- Lëvizja fermerë-qytetarë ka arritur të fitojë mbi 15 vende në senat me pothuajse 20...
Miliarderi i arrestuar Miliarderi kinez Guo Wengui u arrestua në Neë York mëngjesin e të mërkurës dhe u akuzua për ...