LIVE UPDATES
Bota

Talat Xhaferi: Nuk jam kryeministër teknik, ky nocion nuk ekziston në kushtetutë

Xhaferi tha se akti i nominimit dhe përzgjedhjes së qeverisë në këtë përbërje të cilën e udhëheq ai, është në fakt përgjigje ndaj përmbushjes së një pjesë të atyre vlerave euratlantike, tek të cilat ata edhe pretendojnë të jenë pjesë.

3 Shkurt 2024, 16:06 Nga M.B
Talat Xhaferi: Nuk jam kryeministër teknik, ky nocion nuk ekziston në
Talat Xhaferi

MAQEDONIA E VERIUT- Talat Xhaferi është një figurë e rëndësishme e luftës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për të drejtat e tyre, dhe sot një kryeministër me detyrën t’i trajtojë njësoj të gjithë shtetasit e vendit. Në një intervistë për Top Channel, Xhaferi tha se akti i nominimit dhe përzgjedhjes së qeverisë në këtë përbërje të cilën e udhëheq ai, është në fakt përgjigje ndaj përmbushjes së një pjesë të atyre vlerave euratlantike, tek të cilat ata edhe pretendojnë të jenë pjesë. 

Lidhur me pozicionin e tij, Xhaferi tha se nocioni teknik nuk ekziston as në ligjin për qeverinë, as në kushtetutë.

“Ky është një realiteti arkitektura strukturore e përbërjes së popullatës së Maqedonisë  se Veriut; është një përgjigje e pritshmërive në pretendimin tonë për të realizuar përcaktimet strategjike që nga mëvetësimi i ish-Jugosllavisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Dhe duke qenë se përcaktimi është tashmë për ato vlera, mendoj se akti i nominimit dhe përzgjedhjes së qeverisë në këtë përbërje të cilën e udhëheq unë, është në fakt përgjigje ndaj përmbushjes së një pjesë të atyre vlerave euratlantike, tek të cilat ne edhe pretendojmë të jemi pjesë, kështu që është cështje e statusit tonë kushtetues, si pjesë përbërëse shtetformuese e këtij shteti, dhe s’do mend që është përgjigje në të drejtën, detyrimin dhe përgjegjësinë për të bashkërenduar punët dhe për të arritur qëllimet tona strategjike“, tha talat Xhaferi.

Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, por përjekjet e bashkimit me BE-në të ngecura në vendnumëro si për shkak të cilësisë së qeverisjes, ashtu edhe për problemet me minoritetin bullgar.

Problem ky që nuk prek vetëm këtë vend, por mund të ndikojë në të ardhmen europiane të të gjithë rajonit. Teksa shpjegon se përcaktimi identitar është çështje e garantuar nga kushtetuta vendase si dhe konventat ndërkombëtare, Xhaferi flet për gjasat e ndryshimeve kushtetuese, që mund të zhbllokojnë procesin.

“Konteksti dhe kontesti është në aspekt të raporteve dypalëshe fqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, për të cilat edhe është kushtëzuar rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Europian. Në parapërgatitjet dhe në proceset dhe procedurat paraprake institucionale, ne jemi në fazën e inicjimit, tanimë të inicjuara nevojat për miratim të vendimit për qasje në ndryshimet kushtetuese, që të mund të aplikohet e drejta dhe të sanksionohet e drejta e qytetarëve, dhe konkretisht të atyre që kanë ndjesi të përkatësisë, në këtë rast, bullgarët dhe kesisoj, të përmbushet edhe një aspekt i këndvështrimit të asaj që është hapja e rrugës sonë drejt anëtarësimit”, tha ai.

Një sfidë tjetër për kryeministrin e parë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut është largimi i shqiptarëve, emigracioni në radhët e tyre është më i lartë sesa ai i maqedonasve. Një betejë të tillë me numrat, ai e sheh më shumë si problem rajonal, por edhe si një lloj mendësie e trashëguar nga e kaluara.

“Nëse ka dallim, ai dallim mund t`i përshkruhet aspektit të para kohës në kuptimin që në një periudhë të para 30 viteve dhe në ish-Jugosllavi, ishte e theksuar që zakonisht largoheshin shqiptarët dhe jo maqedonasit, apo popujt më të mëdhenj që ishin në ish Jugosllavi, e mbi atë bazë, mund të thuhet se numri më i madh i qytetarëve nga Maqedonia e Veriut që emigrojnë janë përkatësisht shqiptarë. Por në kontekstin kohor, Maqedonia e 20 viteve të fundit, vecanërisht nga dhjetori i 2009-tës kur për shtetasit e Maqedonise u hoqën vizat me sistemin e liberalizimit të vizave, në këtë 10 vjecarin e fundit ka bërë të vetën dhe efektet negative në atë drejtim i ka dhënë”, shtoi më tej Xhaferi.

Këto nuk ishin pasoja të parashikuara sipas tij, pasi ishte e pritshme që ato të mbërrinin me lëvizjen e lirë të njerëzve. Sa për votat e munguara të opozitës shqiptare në seancën e votimit të tij, e ka një sqarim edhe për statusin e tij në krye të qeverisë.

“Statusi im nuk është si teknik për shkak se qeveria, mbi bazë të marrëveshjes së Përzhinës  si vendim politik, ka qenë e kushtëzuar me ndryshimet e ligjit për qeverinë që qeveritë e ardhshme nga 2016-ta e këtej, qofshin të parakohshme apo të rregullta, në përbërjen e qeverisë në 100 ditët e fundit të qeverisjes do t`i shtohen ministrat shtesë të opozitës për të siguruar pajtueshmëri me rezultatet e zgjedhjeve. Nocioni i përkohshëm, nocioni teknik nuk ekziston as në ligjin për qeverinë, as në kushtetutë. …a do të thotë ajo se nuk do te merremi me veshtje të tjera që dalin vec zgjedhjeve, keshtu qe termi teknik është vetëm një term popullor që përdoret jashtë atij që është nocioni dhe statusi i vërtetë i qeverisë. Cështja e përcaktimit të faktorit shqiptar të opozitës, jo se nuk më votuan mua, por fatkeqësisht, është një përsëritje e rasteve të ngjashme në histori.

Nëse shkojmë më larg, të dhënat historike tregojnë se në krijimin e shtetit grek, në 1821, dhe me themelimin e KUvendit, ka qenë mundësia e zyrtarizimit të gjuhës shqipe në parlamentin grek. Dhe ajo nuk u bë për votën e një pjesëtari shqiptar. Historia i flet këto fakte, janë fakte historike. I kthehemi kësaj historisë më të re ku jemi; në 1998-tën, paszgjedhjeve parlamentare, opozita e atëhershme LSDM dhe pjesa tjetër e opozitës, patën propozuar të ndjerin Abdurrahman Haliti për kryetar parlamenti në Maqedoni. Për fat të keq, pjesa që kishte fituar zgjedhjet dhe që u bë pjesë e shumicës parlamentare e udhëhequr nga VMRO DPMNE në atë kohë, nuk e mbështeti, dhe për fat të keq për në përsëritet e njëjta situatë aktualisht…por fjalën e fundit do ta japë konteksti historik, unë jam i përqendruar në punën që është kompetenca ime…“, u shpreh Talat Xhaferi.

Marrë nga Top Channel

talat xhaferi maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta