LIVE UPDATES
Bota

Analiza e Daily Express: Tani e dimë kush e drejton vërtetë Britaninë, nuk është as Liz Truss e as BE-ja

Për vite me radhë, miliona skeptikë të euros besonin se BE-ja po drejtonte në mënyrë efektive politikën e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke na treguar se çfarë mund të bënim dhe çfarë nuk mund të bënim në vendin tonë. Kjo ishte ajo që na shtyu deri tek Brexit. Dëshira për të rimarrë mbrapsht kontrollin.

17 Tetor 2022, 20:32 Nga e.k
Analiza e Daily Express: Tani e dimë kush e drejton vërtetë
Liz Truss

BRITANI- Në fillim të vitit, nëse do të kishit pyetur këdo që drejtonte Mbretërinë e Bashkuar, përgjigja e qartë do të ishte kryeministri Boris Johnson. Edhe disa javë më parë, shumica e njerëzve do të kishin thënë Liz Truss. Sot, duket se në krye ishte kancelari i sapoemëruar Jeremy Hunt. Megjithatë, përgjigja e vërtetë nuk është asnjë nga sa më sipër.

Për vite me radhë, miliona skeptikë të euros besonin se BE-ja po drejtonte në mënyrë efektive politikën e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke na treguar se çfarë mund të bënim dhe çfarë nuk mund të bënim në vendin tonë. Kjo ishte ajo që na shtyu deri tek Brexit. Dëshira për të rimarrë mbrapsht kontrollin.

Megjithatë, zotërit dhe zotërinjtë tanë të vërtetë janë edhe më në hije se kjo kabala e pazgjedhur burokratësh dhe ne kemi zero kontroll mbi ta. Vështrimi lutës i Jeremy Hunt në kamera këtë mëngjes ndërsa jepte deklaratën e tij emergjente fiskale i tha të gjitha.

Fjalimi i tij kishte të bënte me mbajtjen të lumtur të investitorëve ndërkombëtarë. Kështu që unë do t’ju them se kush e drejton vërtetë vendin sot.

Tregu i bonove

Ju nuk i keni votuar dhe sigurisht që nuk mund t’i votoni. Përfaqësuesit e tregut të bonove nuk ulen në Parlament dhe nuk shkruajnë ligjet që qeverisin vendin tonë. Ata nuk kanë një emër, një fytyrë ose një organ institucional që përcakton politikën e tyre ose trajton ankesat.

Asnjë nga këto nuk ka rëndësi. Tregu i bonove ende u thotë përfaqësuesve tanë të zgjedhur se çfarë të bëjnë dhe askush nga ne nuk mund të bëjë asgjë për këtë. Tregu i bonove përbëhet nga një grup global investitorësh institucionalë që blejnë borxhin e qeverisë, si p.sh. bonot e thesarit britanik të njohura si UK Gilts.

Qeveritë financojnë shpenzimet e tyre duke emetuar obligacione, kështu që ata duhet t’i mbajnë të lumtur investitorët. Nëse ata kthehen kundër nesh, ne ‘na pinë e zeza’. Ky ishte mësimi që harroi ish kancelari Kwasi Kwarteng, kur njoftoi 43 miliardë paund ulje të taksave të pafinancuara.

Mini-buxheti i tij i nxituar shkaktoi një ‘grevë’ në tregun e bonove, pasi investitorët humbën besimin në trajtimin e tij të shpenzimeve dhe borxhit të qeverisë. Rendimentet e bonove të thesarit 30-vjeçare u rritën nga 3.10 % në 5.20 % brenda disa orësh, me një efekt të madh tronditës për të gjithë ne.

Kjo i çoi normat e interesit të kredive të shtëpisë në më shumë se 6 % dhe do të kishte shkaktuar një shkrirje prej 1.5 trilion £ në pensionet e vendit, nëse Banka e Anglisë nuk do të kishte hartuar një plan shpëtimi prej 65 miliardë paundë £. Tregu i bonove dhe obligacioneve ka fuqinë për ta bërë këtë.

Ai ka një ndikim të madh në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ne mbështetemi në tregun e bonove për të financuar afërsisht gjysmën e të gjitha shpenzimeve tona të qeverisë. Ky është rezultati i viteve të tëra mbështetje tek borxhet dhe dështimi për të ofruar zhvillim. Kjo i ka bërë politikanët tanë impotent.

Politikanët e dinë prej vitesh se sa i fuqishëm është tregu i bonove. Në vitin 1998, këshilltari politik i atëhershëm i presidentit amerikan Bill Clinton, James Carville, e dinte mirë ç’e priste. Carville tha se nëse do të ekzistonte rimishërimi, ai kishte dashur të kthehej si president ose papë deri ditën kur kuptoi se ku qëndronte vërtetë pushteti.

“Tani do të doja të kthehesha si tregu i bonove. Pasi do të kisha fuqinë të frikësoja këdo.”

Tregu i bonove e frikësoi Kwasi Kwarteng në një sërë kthesash që gjithsesi nuk e shpëtuan dot punën e tij. Jeremy Hunt u djersit sot. Kur ai tha se “objektivi më i rëndësishëm i qeverisë është stabiliteti”, ai nuk po fliste me votuesit, ai po fliste me investitorët e obligacioneve. Ose më mirë, duke iu lutur atyre.

Të ashtuquajturit “rojet e obligacioneve” shpërndajnë rrahje ndëshkuese për çdo vend që konsiderohet të jetë i pamatur nga aspekti fiskal. Britania e Madhe është tani objektivi i tyre numër një.

Liz Truss është një kryeministre kukull, me Jeremy Hunt dhe zyrtarë të tjerë konservatorë që shtrëngojnë dhe lërojnë telat. Megjithatë ata janë vetë kukulla. Tregu i bonove është tanimë mjeshtri i Mbretërisë së Bashkuar.

Përkthyer dhe përshatur nga Daily Express

liz truss britani e madhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj