LIVE UPDATES
Bota

"Simbole të pushtimit dhe regjimit të Stalinit"/ Analiza e DW: Ç'të bëjmë me monumentet sovjetike?

Diskutimet se çfarë duhet bërë me monumentet e periudhës sovjetike janë bërë aktuale në Europën Lindore pas luftës në Ukrainë. Një vështrim në Bullgari.

17 Korrik 2023, 09:09 Nga I.A
"Simbole të pushtimit dhe regjimit të Stalinit"/ Analiza e
monumentet sovjetike

GJERMANI- Për disa monumentet sovjetike janë simbole të pushtimit të vendit nga Ushtria e Kuqe dhe regjimi i Stalinit, kurse për të tjerët ato kujtojnë fitoren kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Por sulmi rus kundër Ukrainës ka nxitur sërish diskutimet për monumentet dhe statujat e periudhës sovjetike edhe në Poloni dhe Lituani, ku objekte si Përmendorja e Fitores në Rigë, u hoqën me nxitim pas fillimit të luftës.

Në Bullgari opinionet publike se çfarë duhet bërë me monumentet e periudhës komuniste janë shumë të ndryshme. Një nga arsyet është se nuk është bërë ndriçimi i të kaluarës komuniste të vendit. Një pjesë e madhe e popullsisë e sheh atë periudhë me ndjenja romantike.

Përmendorja për nder të Ushtrisë së Kuqe në Sofie

Në qendër të këtyre disktimeve është vënë monumenti gjigand për nder të Ushtrisë së Kuqe, që ngrihet në një park në qendër të kryeqytetit bullgar, Sofie, një përmendore 40 metra e lartë vendosur në fund të një shëtitoreje shtruar me kalldrëm. Në krye të përmendores ndodhet një ushtar i Ushtrisë së Kuqe që ka ngritur armën mbi kokat e një fshatareje dhe një punëtori. Në këmbë të kolonës tri relieve tregojnë historinë e Ushtrisë së Kuqe.

Pjesëtarë të nismës për prishjen e Përmendores së Ushtrisë SovjetikeFotografi: Rayna Breuer/DW
Prej rreth një dekade, shoqata "Nisma për prishjen e Përmendores së Ushtrisë Sovjetike” kërkon që monumenti të largohet prej andej. Monumenti është ngritur në vitin 1954, dhjetë vjet pasi Bashkimi Sovjetik i pati shpallur luftë Bullgarisë. Në atë periudhë në Bullgari shtypej çdo lloj rezistence kundër pushtetmbajtësve komunistë.

"Pas pushtimit të Bullgarisë nga Ushtria e Kuqe u krijua në vend një regjim komunist. Kjo përmendore është ngritur në një kohë kur mungonte liria, kur pushtuesit quheshin çlirimtarë”, thotë Marta Georgieva nga shoqata për prishjen e monumentit. Synimi i këtij grupi është të risë ndërgjegësimin e popullsisë për historinë bullgare. Shoqata sheh paralele midis së kaluarës bullgare dhe aktualitetit ukrainas: "Një ushtri sulmon një vend dhe e quan veten çlirimtare kur e fiton luftën."

Bullgaria në Luftën e Dytë Botërore

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Bullgaria ishte nga 1941 deri 1944 pjesë e fuqive të aksit, por nuk dërgoi ushtarë në frontin lindor dhe nuk pranoi t'i shpallte luftë Bashkimit Sovjetik. Në gusht të 1944, Bullgaria i dha fund paktit me Gjermaninë naziste dhe e shpalli veten neutrale. Pavarësisht nga kjo, Bashkimi Sovjetik nuk e pranoi ofertën për armëpushim. Moska i shpalli luftë Sofies. Vetëm tre muaj pas pushtimit të vendit nga Ushtria e Kuqe, më 9 shtator 1944 pushtetin e mori një regjim komunist, i cili urdhëroi vrasjen e 18 mijë deri 30 mijë vetëve, mes të cilëve shumë fetarë, gazetarë, ish-ministra dhe latifondistë.

Në Bullgari dihet pak për këtë kapitull të errët të historisë së vendit. Një mungesë që duhet plotësuar, dhe heqja e monumentit të Ushtrisë së Kuqe është pjesë e këtij procesi, thotë Marta Georgieva dhe ekipi i saj. "Ne duam ta çpolitizojmë sheshin, sepse ky monument po përçan shoqërinë tonë,” thotë Kuper Saparev, po ashtu anëtar i shoqatës. "Për shkak të përmendores ne nuk mund ta përdorim sheshin, ai nuk është diçka që ka lidhje me të ardhmen, ai ka lidhje me propagandën kriminele të të kaluarës dhe krijon tensione të mëdha.”

Që në vitin 1993, Këshilli i Qytetit mori vendim për ta hequr përmendoren. Por që nga ajo kohë institucione të ndryshme kanë qenë kundër heqjes së përmendores. "Ne kemi dëshmuar se ajo nuk është përmendore kulturore dhe autoritetet kanë dëshmuar se nuk është përmendore për ushtarët e vrarë,” thotë Marta Georgieva.

A duhet prishur apo duhet ruajtur përmendorja?

Jo të gjithë janë dakord me idenë e heqjes së përmendores. Shumë bullgarë mendojnë faktikisht se monumenti duhet ruajtur: "Ai është një vend i përbashkët përkujtimor, që na kujton se shumë vetë humbën jetën në atë luftë të përgjakshme dhe të pamëshirshme, në atë luftë që nuk donin të kish ndodhur. Kujtimi i tyre duhet ruajtur,” thotë një e moshuar duke mbajtur një  fotografi të një familjari që humbi jetën në Luftën e Dytë Botërore. Ajo bën pjesë në atë grup njerëzish që u mblodhën tek monumenti më 9 maj, ditën e fitores mbi Gjermaninë naziste. 

Kjo ditë përkujtimore kujtohet çdo vit në vende të ndryshme ish komuniste. Për ata që festojnë këtë ditë përkujtimore dhe valëvisin flamuj rus në qendër të Bullgarisë, një vend anëtar i BE-së, përmendorja shërben si simbol i luftës kundër fashizmit. Një luftë, e cila sipas tyre, nuk ka marrë fund: Anëtare dhe anëtarë të ndryshëm të aktivitetit shprehin mendimin kur flasin me Deutsche Wellen, se "Perëndimi” është agresori i vërtetë në luftën kundër Ukrainës.

Propaganda e Putinit bie në tokë pjellore në Bullgari, një vend që nuk ka mundur t'i shkëputet krejtësisht ndikimit rus. Bullgaria nuk e ka ndriçuar të kaluarën e vet. Vendi është marrë pak me revizionimin e historisë dhe dezinformatat janë të shumta. Frika e periudhës komuniste nuk është diskutuar thuajse fare, interpretimet problematike të së kaluarës janë të përhapura në vend.

Zgjidhja e tretë: Ndryshimi i përmendores

Një mundësi tjetër do të ishte që monumenti të kthehej në një muzeum ose që monumenti t'i bashkangjitej një institucioni ekzistues, si për shembull Muzeut të Artit Socialist, ku janë vendosur portrete të shumta të Leninit, Che Guevarës, ish-kryeministrit të atëhershëm bullgar Georgi Dimitrov dhe shumë figurave të tjera të larta komuniste. "Në atë kohë arti ishte në shërbim të propagandës. Ai ishte mjet i pushtetit dhe ideologjisë politike. Partia Komuniste u shkri me shtetin dhe ky sistem njëpartiak kontrollonte çdo sferë të jetës publike, politike dhe kulturore. Arti nuk ishte përjashtuar nga këto procese,” thotë për Deutsche Wellen kuratori, Nikolai Ushtavaliiski.

Ushtavaliiski është që nga viti 2011 drejtor i Muzeumit dhe ka ndjekur me interes diskutimet për përmendoren e ushtrisë sovjetike. Meqenëse monumenti nuk do të zinte vend në parkun e Muzeumit, që është i vogël sa një fushë futbolli, ai përmend një vend tjetër si vend ku mund të vendoset përmendorja. 

Përmendorja mund të ndahet në pjesë dhe të vendoset në qytetin Dimitrovgrad, që ndodhet 220 kilometra në jug të Sofies. "Aspekti interesant i dërgimit atje është se qyteti është krijuar në vitet e para të sundimit socialist. Qyteti mbiu shprehimisht nga toka. Dimitrovgrad u kthye në symbol të ndërtimit të një shoqërie të re socialiste në Bullgari,” thotë Ushtavaliiski. "Dimitrovgrad është vetë një monument socialist, prandaj një përmendore si ajo e Sofies që nderon një ushtri të huaj, do t'i shkonte shumë për shtat.”

Marrë nga DW

monumentet sovjetike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj