LIVE UPDATES
Bota

"Të lidhur me zinxhirë, të torturuar dhe të izoluar", 20 pengjet e fundit të Izraelit rrëfejnë tmerret e përjetuara

Lirimi u bë pas nënshkrimit të marrëveshjes së re të armëpushimit, e cila u garantua nga Shtetet e Bashkuara. Rrëfimet e para të pengjeve kanë zbuluar përmasat e tmerrit që kanë përjetuar gjatë 24 muajve të fundit.

14 Tetor 2025, 13:45 Nga M.L
"Të lidhur me zinxhirë, të torturuar dhe të
Foto ilustruese

IZRAEL- Pas më shumë se dy vjetësh robërie, 20 pengjet e fundit që Hamasi mbante në tunelet e Gazës u liruan dje, duke shënuar një kthesë historike në konfliktin dhe një moment të rrallë shprese për paqen në Lindjen e Mesme. Lirimi u bë pas nënshkrimit të marrëveshjes së re të armëpushimit, e cila u garantua nga Shtetet e Bashkuara. Rrëfimet e para të pengjeve kanë zbuluar përmasat e tmerrit që kanë përjetuar gjatë 24 muajve të fundit.

Të mbajtur në errësirë totale, të izoluar nga bota dhe shpesh pa ushqim për ditë të tëra, shumë prej tyre treguan se ishin afruar në kufijtë e mbijetesës. Disa thanë se rojet e Hamasit hanin para syve të tyre, ndërsa ata vetë ishin të uritur deri në ekstrem.

Njëri prej tyre, Avinatan Or, 32 vjeç, i rrëmbyer nga Festivali i Nova-s bashkë me të dashurën e tij Noa Argamani, u mbajt në izolim pothuajse total për dy vjet. Ai humbi gati 40 për qind të peshës trupore dhe nuk kishte asnjë informacion për botën jashtë.

Binjakët Gali dhe Ziv Berman, 28 vjeç, që gjithashtu u rrëmbyen gjatë masakrës së 7 tetorit, u mbajtën të ndarë për gjithë kohën e robërisë. Ata nuk e dinin nëse tjetri ishte gjallë, derisa u përqafuan për herë të parë ku t ë dy ishin në gjendje të dobët fizike, por me moral të lartë, sipas familjarëve.

Një tjetër peng, ushtari 22-vjeçar Matan Angrest, përjetoi tortura të rënda gjatë muajve të parë. Nëna e tij, Anat, tregoi për mediat lokale se i biri ishte rrahur aq keq sa kishte humbur ndjenjat dhe ishte tërhequr zvarrë me thasë të zinj në kokë.

“Ata e mashtronin, i thoshin se Izraeli e kishte harruar, se Hamasi do të fitonte. Ishte një luftë e rëndë psikologjike”, rrëfeu ajo.

Guy Gilboa-Dalal, një tjetër i mbijetuar nga Festivali i Nova-s, tha se ishte ushqyer me forcë pasi rrëmbyesit e tij kishin frikë nga reagimet ndërkombëtare pas publikimit të një videoje ku një tjetër peng, Evyatar David, shihej në gjendje të rëndë duke hapur varrin e vet. Sipas prindërve të Davidit, ai dhe të tjerët u përdorën si mburoja njerëzore nga Hamasi për t’i shpëtuar bombardimeve izraelite.

Disa pengje, si Omri Miran, u zhvendosën dhjetëra herë gjatë robërisë. Ai u detyrua të gatuante për rrëmbyesit e tij, ndërsa përpiqej të ruante shpresën dhe të numëronte ditët.

“Ai e dinte saktësisht sa ditë kishte kaluar në robëri”, tregoi vëllai i tij, Nadav.

Ndërsa rrëfimet e tyre trondisin opinionin publik, lirimi i pengjeve u bë pjesë e një marrëveshjeje të gjerë paqeje që synon t’i japë fund luftës në Gaza. Si pjesë e saj, Izraeli liroi 1,968 të burgosur palestinezë nga burgjet e tij, ndërsa Hamasi dorëzoi 20 pengjet e fundit që mbante.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili mori pjesë personalisht në nënshkrimin e deklaratës së paqes në Sharm el-Sheikh, e cilësoi ditën si të jashtëzakonshme për botën dhe për Lindjen e Mesme.

“Pas shumë vitesh dhimbjeje, më në fund kemi paqe”, tha ai, ndërsa lavdëroi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për vendosmërinë e tij.

Dokumenti i nënshkruar nga udhëheqësit e Egjiptit, Katarit dhe Turqisë përfshin angazhimin për rindërtimin e Gazës dhe garancinë e ndalimit të luftimeve, megjithëse nuk përmend drejtpërdrejt një zgjidhje me një apo dy shtete. Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi deklaroi se marrëveshja mbyll një kapitull të dhimbshëm në historinë njerëzore dhe krijon terrenin për një zgjidhje të qëndrueshme politike.

Lirimi i pengjeve shënon fundin e një periudhe të errët për dhjetëra familje izraelite dhe një fillim të ri për përpjekjet diplomatike në rajon. Megjithatë, plagët fizike e psikologjike që mbartin të mbijetuarit dëshmojnë për një dhunë të papërshkrueshme që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në të dy anët e konfliktit./ Dosja.al

pengjet izraelite

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj