Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Po ashtu ai ka theksuar se mes dy vendeve nuk ka pasur ndonjëherë dialog, por vetëm sulm të organizuar të Serbisë në Kosovë.
SHBA- Profesori dhe studiuesi i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit, Edward P. Joseph ka deklaruar se më ngjarjen e dy netëve më parë koha për dialog mes Kosovës dhe Serbisë ka ikur. Në një intervistë për Syri Tv Joseph u shpreh se SHBA-ja nuk duhet t'i flasë Serbisë dhe Vuçiç duke e lutur që të bëhet mik i tyre. Po ashtu ai ka theksuar se mes dy vendeve nuk ka pasur ndonjëherë dialog, por vetëm sulm të organizuar të Serbisë në Kosovë.
"Sipas mendimit tim, nuk duhet të flitet më për dialogun. Termi dialog nuk duhet të përdoret më sepse është zëvendësuar nga një marrëveshje e arritur nga kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç të nënshkruar në shkurt në Bruksel dhe në mars në Ohër, dhe që të gjithë duhet të flasin për këtë marrëveshje dhe jo për një dialog bosh. Sipas SHBA-së dhe BE-së ka pasur një marrëveshje, por ne e dimë se presidenti Vuçiç atë ditë të marrëveshjes u tha se nuk do të zmbrapsej nga dispozitat kyçe të marrëveshjes, edhe pse kjo marrëveshje është detyruese. Edhe SHBA dhe BE janë shprehur se marrëveshja është detyruese. Dinamika tani ka ndryshuar në 24 orët e fundit.
Ne si mund të presim që kjo situatë krejt papritur të kthehet tashmë në një dialog nëse ka pasur ndonjëherë dialog, kur në fakt ka pasur një sulm të organizuar të Serbisë në territorin e Kosovës. Kjo ngjarje e ndryshon tërësisht kompleksin. Edhe SHBA dhe BE duhet të tregohen më seriozë. Politika e SHBA në Ballkan duhet të shprehet më së miri në Beograd, e prandaj duhet të fokusohemi në këtë ambasadën në kryeqytetin serb. Ngjarjet e majit kur serbët sulmuan brutalisht KFOR-in, ku dy ushtarë hungarezë kanë humbur këmbët, ishte një sulm brutal. Por në fakt SHBA e lavdëronte Vuçiçin, ambasada e SHBA në Beograd e lavdëronte Vuçiçin. Atëherë pse duhet të çuditemi, që dy javë më vonë policia serbe qartësisht nën komandën dhe dritën jeshile të drejtuesve të lartë të Beogradit, rrëmbeu tre policë të Kosovës dhe i mbajti për akuza të pabaza, siç u shpreh më vonë SHBA. SHBA dhe ambasadori Hill duhet ta kuptojnë se ka pasoja të këqija për ta, kur ata i flasin presidentit Vuçiç me këtë gjuhë, me këtë qëndrim, duke iu lutur të bëhet miku i SHBA," tha Edward P. Joseph.
Ramazan Kadyrov RUSI- Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov tha sot se ishte krenar për djalin e tij adoleshent...
Miroslav Lajçak BRUKSEL- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të h&...
Olivier Becht TIRANË- Ministri për tregtinë e Jashtme në Francë Olivier Becht ka deklaruar se Presidenti francez Emmanuel Mac...
Valdis Dombrovskis KINË- Bizneset evropiane në Kinë po vendosin gjithnjë e më shumë në mëdyshje pozitat e tyre n&eu...
Foto ilustruese SHBA- SHBA-ja ka vendosur kufizime të reja tregtare ndaj 11 firmave kineze dhe pesë ruse, duke akuzuar disa për f...
Shpërthim ne Azerbajxhan AZERBAJXHAN- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në njëpikë karburanti në kryeqyt...
Cedomir Stojkovic SERBI- Numri i serbëve të vrarë gjatë sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovëska shkuar në 10. N...
Emannuel Macron FRANCË- Franca është e radhës që reagon për sulmin dhe trazirat e djeshme në veri të Kosovës....
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaç&eum...
Ceremonia shteterore KOSOVË- Polici Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën të dielën në fshatin Banjskë të Zveça...