LIVE UPDATES
Bota

Ministri francez: Presidenti Macron do vi në Tiranë për Samitin e Berlinit, synojmë forcimin e investimeve në Shqipëri

Gjatë intervistës Becht ka konfirmuar gjithashtu se Shqipëria do të ketë mbështetjen e Francës për integrimin evropian. 

25 Shtator 2023, 19:55 Nga I.A
Ministri francez: Presidenti Macron do vi në Tiranë për Samitin e
Olivier Becht

TIRANË- Ministri për tregtinë e Jashtme në Francë Olivier Becht ka deklaruar se Presidenti francez Emmanuel Macron do të vi në Shqipëri në samitin e Procesit të Berlinit. Në një intervistë për Top Channel, Becht ka deklaruar se vizita e tij në Shqipëri gjatë mbledhjes së Ministerialit të Ministrave të Ekonomisë, ksihet për synim rritjen e investimeve franceze në vendin tonë. Gjatë intervistës Becht ka konfirmuar gjithashtu se Shqipëria do të ketë mbështetjen e Francës për integrimin evropian. 

Pjesë nga inteervista:

Veliu: Besoj se kjo është vizita juaj e parë në Shqipëri. Apo jo?

Olivier Becht: Po kjo është vërtet vizita ime e parë në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur të jem këtu pothuajse një muaj para vizitës së Presidentit të Republikës Emmanuel Macron, i cili do të vijë në kuadrin e samitit të procesit të Berlinit. Është nder për mua të takoj autoritetet shqiptare dhe të punojmë së bashku për të afruar edhe më shumë dy vendet tona, Francën dhe Shqipërinë

Veliu: Cilat janë objektivat e vizitës suaj zyrtare?

Olivier Becht: Objektivi i vizitës sime është të rritet prania franceze. Fatkeqësisht Franca, në dhjetëvjeçarët e fundit nuk ka qenë shumë e pranishme në Ballkan dhe ka investuar më pak se vendet e tjera si Gjermania, Italia, Austria, ose vende të tjera si Turqia që kanë investuar shumë në vendet e Ballkanit. Presidenti Emmanuel Macron që në vitin 2019 ka miratuar strategjinë për Ballkanin Perëndimor. Unë kam ardhur me një delegacion ndërmarrjesh franceze me synim që të rriten investimet në Shqipëri.

 Veliu: Cili do të jetë mesazhi juaj kryesor gjatë këtyre takimeve? A mund të gëzojë Shqipëria mbështetjen e Francës në rrugën e saj drejt integrimit në BE?

Olivier Becht: Po, Shqipëria do të ketë mbështetjen e Francës. Franca dëshiron aderimin e Shqipërisë si dhe të vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian. Ne jemi një familje dhe duhet të jemi bashkë. Presidenti Emmanuel Macron shprehu vizionin francez të zgjerimit në fjalimin e tij në Forumin Globsec. Ai theksoi se pyetja nuk ishte nëse apo edhe kur të zgjerohej, por si. Kjo është faktikisht gjëja më kryesore dhe duhet të ecim akoma dhe më përpara. Është një proces reformash që vendet kandidate duhet të realizojnë, por edhe Bashkimi Evropian duhet nga ana e tij të realizojë disa gjëra për të bërë të mundur këtë aderim. Ai duhet të reformohet brenda tij në mënyrë që të jemi të gjithë performantë në një BE, e cila nuk do të jetë më me 27 por me 35 vende.

Veliu: Si synon Franca të forcojë praninë e saj ekonomike në Shqipëri? dhe në cilët sektorë?

Olivier Becht: Ne jemi tashmë të pranishëm në sektorin e energjisë, nje kompani franceze ka instaluar në Karavasta parkun më të madh fotovoltaik në Ballkanin Perëndimor. Dhe projekte të tjera janë në zhvillim e sipër për energjinë diellore dhe të erës për ta ndihmuar Shqipërinë në këtë tranzicion energjetik. Ne dëshirojmë të jemi akoma edhe më të pranishëm në sektorë të tjerë, siç është turizmi. Ky sektor po njeh aktualisht një rritje të fortë në Shqipëri, të cilën e kanë vizituar 80 000 turitë francezë vitin e kaluar. Ne dëshirojmë të jemi pjesë e këtij zhvillimi ekonomik dhe në fusha të tjera si shëndetësia, transporti, apo fusha të tjera ku Shqipëria do të dëshirojë të ketë mbështetjen e Francës. Ne po vëmë në dispozicion mjete të reja, nëpërmjet Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD), e cila do të investojë në vitet në vijim disa qindra milionë euro për projekte të ndryshme dhe për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt aderimit në BE.

olivier becht emmanuel macron

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit