26 Maj 2023, 18:43
Nga a.l
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me tensionet në veri të vendit, një ditë pas betimit të kryetarëve të rinj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Sveçla përgëzon Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me ata që i quan grupe të organizuara kriminale. Ministri u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale të cilët për hir të interesave kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë.
SHKRIMI I PLOTË:
Pas ceremonive të djeshme të betimit të Kryetarëve të komunave veriore, kryetarët e komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç sot janë vendosur në zyret e tyre në objektet komunale. Ata do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta, ata ndihen mirë dhe janë në detyrë.
Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale të cilët për hir të përfitimeve kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë.
Institucionet demokratike të Republikës së Kosovës do të jenë gjithnjë në shërbim të qytetarëve të vendit pa dallim dhe të pakompromis me sulmuesit e demokracisë, ligjit dhe qytetarisë.”-thuhet në reagimin e ministrit.
Të shtëna armësh u regjistruan sot në Zveçan, ndërsa janë djegur edhe makina të Policisë. Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur para objektit të Komunës së Zveçanit. Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka njoftuar se po asiston kryetarët e zgjedhur për të hyrë në objektet komunale.
Kryetari i Zveçanit, ai i Leposaviqit dhe kryetari i Zubin Potokut, të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, kanë kryer betimin të enjten. Asnjëri prej tyre nuk është betuar në objektin e komunës përkatëse, përveç kryetarit të veriut të Mitrovicës. Zgjedhjet në veri janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, me mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Kryetarët paraprakë nga kjo parti, kanë dhënë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar. Ata janë larguar nga institucionet në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës që ka detyruar qytetarët t’i kthejnë targat e veturave nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës.
Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?
Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe.
xhelal svecla
Bota
26 Maj 2023, 18:34
a.l
Turqia
TURQI- Në prag të balotazhit presidencial të 28 majit në Turqi, vëzhguesit e pavarur të zgjedhjeve po forcojnë p&...
Bota
26 Maj 2023, 18:17
a.l
Patient
Një studim i kryer së fundmi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit zbulon se rreth 10% e njerëzve vuajnë nga COVID p&eu...
Bota
26 Maj 2023, 18:23
m.s
ngrihet flamuri i Kosoves
KOSOVE- Kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë arritur të futen në ndërtesat ...
Bota
26 Maj 2023, 18:09
a.l
Caitlin Bernard
SHBA- Një doktoreshë e identifikuar me emrin Caitlin Bernard në Indiana të SHBA-sëështë gjobitur me 3 mi...
Bota
26 Maj 2023, 18:06
m.s
Presidenti brazilian
RUSI- Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka refuzuar një ftesë nga homologu i tij Vladimir Putin, pë...
Bota
26 Maj 2023, 17:52
A.B
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet dhe dënimet e policëve të Kosovës sot gjat&e...
Bota
26 Maj 2023, 18:02
a.l
Komandant i KFOR-it
KOSOVË- Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti për të d...
Bota
26 Maj 2023, 17:56
a.l
Grupi Wagner
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Grupin Wagner të Rusisë për ofrimin e raketave tokë-ajër p...
Bota
26 Maj 2023, 17:52
a.l
Anija pa pilot
TURQI- Anija e parë e armatosur pa pilot në Turqi, ULAQ, kaloi sot testet detare. Mediat e huaja raportojnë se provat j...
Bota
26 Maj 2023, 17:48
a.l
Sergej Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaron seakuzon Uashington duke pretenduar se po lëshon satelitët e tij evropia...