LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, shtohen përpjekjet për vëzhgimin e zgjedhjeve pas balotazhit

Në prag të balotazhit presidencial të kësaj të diele, këto vullnetare kanë ardhur për t’u trajnuar për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ky takim është organizuar nga Platforma për Mbrojtjen e Grave, një grup në mbështetje të të drejtave të grave.

26 Maj 2023, 18:34 Nga a.l
Zgjedhjet presidenciale në Turqi, shtohen përpjekjet për
Turqia

TURQI- Në prag të balotazhit presidencial të 28 majit në Turqi, vëzhguesit e pavarur të zgjedhjeve po forcojnë përpjekjet për mbikqyrje të procesit, mes shqetësimeve të zgjedhësve që raportuan parregullsi gjatë raundit të parë të votimeve.

Në prag të balotazhit presidencial të kësaj të diele, këto vullnetare kanë ardhur për t’u trajnuar për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ky takim është organizuar nga Platforma për Mbrojtjen e Grave, një grup në mbështetje të të drejtave të grave. Takimi trajnues vjen në kuadër të një mobilizimi më të gjerë të shoqërisë civile, si reagim ndaj zemërimit qytetar lidhur me paaftësinë për të mbikqyrur zgjedhjet, gjatë raundit të parë të votimit, në 14 maj.

Të gjithë u kthyem në shtëpi plot dëshpërim. Ditën tjetër kur u takuam me mikeshat tona thamë se duhej që patjetër të bënim diçka. Prandaj dhe bëmë këtë thirrje për vëzhguese gra”, thotë Sezen Ozkan, nga Plaftorma për Mbrojtjen e Grave.

Ndërsa pritet votimi i së dielës, qindra mijëra njerëz janë regjistruar për të luajtur rolin e vëzhguesit zgjedhor. I gjithë ky mobilizim vjen pasi kandidati i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu i Partisë Popullore Republikane (CHP) pranoi paaftësinë për të vëzhguar zgjedhjet gjatë raundit të parë të votimit.

Partia pranoi se nuk kishte numër të mjaftueshëm vëzhguesish dhe pati ngadalësi në llogaritjen e numrit të votuseve lidhur me pretendimet për vjedhjen e votës ndërkohë që presidenti aktual Recejp Tayyip Erogan korri një fitore të papritur.

“Zoti Erdogan mund të ketë fituar gjithsesi, po është e qartë se ka pasur mjaft parregullsi, por nuk e dimë se në çfarë niveli. A është gjysmë përqindje? Një përqind? Apo më shumë. Zakonisht, nuk janë më shumë se 2%, por nuk mund të dihet për sa kohë nuk ka vëzhgues dhe përfaqësues zgjedhor”, thotë Asli Aydintasbas, nga “Brookings Institution” në Uashington.

Zoti Erdogan ka hedhur poshtë pretendimet për parregullsi të votuesve duke këmbëngulur se zgjedhjet ishin të drejta.

Në prag të balotazhit presidencial të së dielës, shqetësimet e votuesve po shtohen, edhe sepse ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se grupi i njohur i vëzhguesve të zgjedhjeve Oy ve Otesi nuk do të lejohej të vëzhgonte qendrat e votimit.

“Me shumë gjasë qeveria e di se ky raund i dytë votimesh nuk do të jetë i lehtë. Gara do jetë shumë e ngushtë. Dhe ministri Soylu kërkon të sigurohet që asgjë nuk do të shkojë keq”, thotë Atilla Yesilada, nga GlobalSource Partners

Por edhe vëzhgueset e zgjedhjeve nga Platforma për Mbrotjen e Grave janë po aq të vendosura që asgjë të mos shkojë keq në zgjedhje, duke argumentuar se çështje me shumë rëndësi rrezikohen në këto zgjedhje.

“Si grua, të kërkosh votën tënde do të thotë të kërkosh jetën tënde, praktikisht të kërkosh trupin, ekzistencën, vendin tënd. Sepse gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së këtij vendi, por gratë janë cilësuar përherë si dytësore, janë bllokuar, janë lënë pa të ardhme dhe nga ana tjetër janë vazhdimisht të ekspozuara ndaj dhunës. Ja pse të kërkosh votën do të thotë të kërkosh gjithçka”, thotë Sezen Ozkan, nga Platforma për Mbrojtjen e Grave.

Zoti Erdogan ka siguruar se votimet e së dielës do të jenë të drejta. Qindra mijëra vëzhgues në të gjithë vendin po punojnë për t’u siguruar që të jenë vërtet të tilla./VOA 

sezen ozkan asli aydintasbas atilla yesilada

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet