LIVE UPDATES
Bota

Teoritë e konspiracionit, represioni dhe servilizmi e përcaktojnë Rusinë e sotme të Putinit

Megjithatë, ky ritual do të nxjerrë më në pah 4 aspekte të sistemit politik të vendit: servilizmin, persekutimin, vulgaritetin dhe teoritë e konspiracionit.

8 Janar 2024, 10:15 Nga Tony Barber
Teoritë e konspiracionit, represioni dhe servilizmi e përcaktojnë
Vladimir Putin
 

Nga Tony Barber “Financial Times”

Zgjedhjet presidenciale të Rusisë që do të mbahen në mars, nuk do të jenë aspak zgjedhje, në kuptimin e një gare vërtetë konkurruese. Çdo votues rus e di paraprakisht se presidenti Vladimir Putin do të fitojë. Megjithatë, ky ritual do të nxjerrë më në pah 4 aspekte të sistemit politik të vendit: servilizmin, persekutimin, vulgaritetin dhe teoritë e konspiracionit.

Një mandat tjetër presidencial 6-vjeçar do të thotë se deri në vitin 2030, nëse do të jetë ende gjallë dhe në detyrë, Putin do ta ketë udhëhequr Rusinë për 30 vjet rresht, më shumë se sundimi i diktatorit Stalin në vitet 1924-1953.

Por synimi i këtyre zgjedhjeve nuk është vetëm të tregojë se Putini, që mbushi 71 vjeç në tetorin e vitit të kaluar, ka pushtetin absolut në vend, apo edhe të legjitimojë luftën e tij në përpjekje për të pushtuar gjithë Ukrainën. Duke i detyruar rusët të marrin pjesë në një votim, rezultati i të cilit është një përfundim i paramenduar, aparati i pushtetit aktual synon të tregojë se autokracia e Putinit mbështetet tek pranimi ose më saktë mbështetja aktive e popullit.

Ashtu si në epokën sovjetike, kjo mbështetje merr shpeshherë formën e lajkave servile ndaj udhëheqësit. Heydar Aliyev, ish-udhëheqësi autoritar i Azerbajxhanit, u bë i famshëm në vitin 1981 kur lavdëroi 13 herë në 15 minuta fjalim që mbajti në një kongres të partisë komuniste mentorin e tij politik Leonid Brezhnev, njëherazi udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik. Në të njëjtën mënyrë, kur Vladimir Putin shpalli synimin e tij për të kandiduar sërish për mandatin e pestë, kryetari i parlamentit rus, Duma, Vyacheslav Volodin tha: “Zoti Putin zotëron cilësi unike si humanizmi, integriteti, mirësia dhe natyrisht produktiviteti”.

Dhe bashkë me servilizmin vjen shtypja. Shembulli më i njohur është Alexei Navalny, aktivisti opozitar kundër korrupsionit i burgosur prej 2 vitesh, që u raportua si i zhdukur për disa javë në fund të vitit të kaluar, përpara se të rishfaqej në një koloni penale mbi Rrethin Arktik. Por çdo javë prodhon raste të freskëta. Në dhjetor të vitit të kaluar, Viktor Pivovarov, një klerik 86-vjeçar ortodoks kritik i regjimit aktual, u akuzua për poshtërimin e forcave të armatosura të Rusisë. Një muaj më parë, artistja nga Shën Petersburgu Alexandra Skochilenko, u dëmua me 7 vjet për protestën e saj kundër luftës në Ukrainë.

Nën sundimin e Putinit, një tipar i tretë i kulturës politike ruse është përdorimi në një mënyrë sfiduese dhe që shkel normat në qarqet zyrtare i gjuhës dhe imazheve të turpshme. Në Rusinë cariste, dhe në pjesën më të madhe të periudhës sovjetike, censura dhe puritanizmi ishin në rend të ditës.

Edhe pse, në disa libra që lexonte, Stalini shkarraviste anash tyre terma fyes me stilopas, si  “bastardë”, “qelbësirë” dhe “ik pirdhu”. Putini e përdori tonin e ri që në vitin 1999, pak para se të merrte presidencën, kur u zotua se do të shfaroste rebelët çeçenë: :Nëse i kapim do t'i rrjepim të gjallë!”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Putinit, Maria Zakharova, i çoi gjërat shumë më tej në vitin 2020 kur postoi në Facebook një foto të presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic në Shtëpinë e Bardhë dhe poshtë saj imazhin e këmbëve të aktores Sharon Stone nga filmi “Basic instict”. Mbetet shumë i dyshimtë sinqeriteti i ndjesës që pasoi pak më vonë.

Së fundmi, Rusia e Putinit është e zhytur në teori konspirative, disa shumë të ngulitura në kulturën popullore dhe të tjera të promovuara nga autoritetet. Njëra nga teoritë më të çuditshme u transmetua vitin e kaluar nga Nikolai Patrushev, sekretari i Putinit në Këshillin e Sigurimit të Rusisë, dhe një nga më radikalët në rrethin e tij të ngushtë.

Ai pretendoi se SHBA kërkonte humbjen e Rusisë në Ukrainë, sepse amerikanët kishin frikë nga një shpërthim i supervullkanit Yellowstone Caldera në shtetin Wyoming, ndaj po përpiqeshin që të rivendoseshin në të gjithë në Evropën Lindore dhe Siberi.

Një teori tjetër konspirative ka të bëjë me “miliardin e artë”, pra idenë se elitat perëndimore duan që të shtënë në duart e tyre kontrollin e burimeve të botës, përfshirë ato të Rusisë. Kjo teori u shfaq pak para rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Por kësaj teze i është referuar shpeshherë vetë Putin në disa fjalime publike.

E zakonshmja në të gjitha këto teori komploti, është pretendimi se Perëndimi synon që ta shpërbëjë tërësisht Rusinë si vend. Sigurisht, kjo nuk është një politikë zyrtare e  Perëndimit. Megjithatë disa analistë konservatorë në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Qendrore dhe Lindore, kanë nisur të parashikojnë shpërbërjen e Rusisë.

Sipas tyre, ky do të ishte akti i tretë i një procesi që filloi me rënien e perandorisë cariste në vitin 1917 dhe shembjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Parashikime të tilla cilësohen si të liga në sytë e Rusisë, sepse ato mbështeten në një farë mase nga një lëvizje, shumë aktive në Poloni midis dy luftërave botërore, e njohur si Prometeanizëm.

Ai projekt synonte të minonte fuqinë e Moskës duke mbështetur pavarësinë e kombësive jo-ruse. Jo çdo tipar i kulturës politike të Rusisë ka një fuqi të qëndrueshme. Në vitin 2011, një tabloid i Moskës publikoi një foto të Lyudmila Putinit, në atë kohë bashkëshortja  e presidentit, me titullin “Im shoq është një vampir!”. Folklori sllav është i pasur me tema vampirësh, por kjo teori e veçantë duket se është e destinuar të qëndrojë.

aleksandar vucic maria zakharova vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj