LIVE UPDATES
Bota

Televizioni rus ia “ngul sytë” Bosnjës

Transmetimi i kanalit në gjuhën serbe në Republikën Sërpska u paralajmërua më 15 dhjetor në televizionin shtetëror rus nga Margarita Simonyan, redaktore e RT-së.

8 Janar 2024, 08:16 Nga I.A
Televizioni rus ia “ngul sytë” Bosnjës
Russia Today

SARAJEVË- Bosnjë e Hercegovina duhet të përmbahet nga thellimi i lidhjeve me Rusinë dhe të bëjë përpjekje shtesë për të mbyllur hapësirën për ndikimin e jashtëm dhe manipulimin e informacionit - thonë nga Bashkimi Evropian, pas paralajmërimit të kanalit televiziv shtetëror rus RT (Russia Today), lidhur me fillimit e transmetimit në Bosnje e Hercegovinë.

Transmetimi i kanalit në gjuhën serbe në Republikën Sërpska u paralajmërua më 15 dhjetor në televizionin shtetëror rus nga Margarita Simonyan, redaktore e RT-së. Kanali RT është nën sanksionet e Bashkimit Evropian që nga marsi i vitit 2022, kur u sanksionua edhe agjencia ruse mediatike, Sputnik.

Këto sanksione përfshijnë të gjitha mjetet e transmetimit dhe shpërndarjes (përfshirë programet kabllore, satelitore dhe IPTV, si dhe faqet e internetit dhe aplikacionet), kurse të gjitha licencat përkatëse janë pezulluar.

Në atë kohë, u bë e ditur se këto media janë instrumente për të inkurajuar dhe mbështetur agresionin rus kundër Ukrainës, i cili, siç thonë ata, "përfaqëson një kërcënim të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për rendin publik dhe sigurinë e BE-së".

Ky kanal është ende i disponueshëm në Bosnje e Hercegovinë, përmes disa operatorëve kabllorë.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, thekson se Bosnjë e Hercegovina "e ka respektuar plotësisht politikën e jashtme të BE-së, përfshirë vendimet për masat kufizuese dhe se këto masa duhet të zbatohen në të gjithë vendin, duke përfshirë entitetin Republika Sërpska”.

"BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë relevantë në Bosnje e Hercegovinë, në nivel shtetëror dhe të entiteteve, të sigurojnë zbatimin e plotë të masave kufizuese, përfshirë ato që kanë të bëjnë me Rusinë dhe Bjellorusinë", thotë Stano.

Sipas tij, mediat ruse u sanksionuan për shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të Drejtës Ndërkombëtare, dhe se "RT-ja është pjesë e instrumenteve ruse të propagandës dhe dezinformimit, të cilat pasojnë luftën e paligjshme të agresionit të Kremlinit kundër Ukrainës".

Ai përfundon duke rikujtuar se në raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Bosnjë e Hercegovinës në rrugën evropiane, theksohej se ky vend duhet të mbyllë hapësirën për ndikimin e jashtëm dhe se “lejimi i një mjeti propagandistik të sanksionuar për të vepruar në territorin e saj, është drejtpërdrejt në kundërshtim të asaj [rrugës evropiane]”.

Bosnja iu bashkua zyrtarisht sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, por për shkak të kundërshtimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave nga Republika Sërpska, sanksionet nuk u zbatuan plotësisht.

Dy ministra të shtetit nga Republika Sërpska, një nga dy entitetet në Bsonje e Hercegovinë, janë anëtarë të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, partia e presidentit pro-rus Milorad Dodik.

Redaktorja e RT-së njoftoi për hapjen e kanalit një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetares së RS-së, Darinka Petroviq, e cila tha se ishte për të ardhur keq që media ruse nuk ekziston në Bosnjë e Hercegovinë.

“Ne duhet të mendojmë për këtë, unë do t'i kërkoj kolegut tim, Oleg Borisovich, të shohë se çfarë mund të bëjë për këtë”, tha Putin në fjalimin e tij të rregullt vjetor para gazetarëve.

Oleg Borisovich Dobrodeyev është drejtor i Kompanisë Shtetërore të Transmetimit të Televizionit dhe Radios (VGTRK), kompania më e madhe ruse e mediave, e cila është në duart e Qeverisë ruse dhe e cila përfshin një numër të madh kanalesh televizive dhe radiofonike.

Gjatë emisionit në Rusia 1, kanal në pronësi të VGTRK-së, Simonjan deklaroi se televizioni i ri do të transmetohet në të gjithë territorin e Bosnjë e Hercegovinës dhe se në Republikën Sërpska tashmë po transmetohen dokumentarë rusë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së REL-it për krijimin e një kanali në Republika Sërpska, shërbimi për media i RT-së dërgoi një përgjigje që ata thonë se vjen nga Margarita Simonjan.

"Ne do të jemi të lumtur t'u përgjigjemi pyetjeve tuaja kur të kaloni nga ana e së keqes në anën e së mirës. Ne nuk u përgjigjemi pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, sepse ajo nuk është një organizatë gazetareske, por një degë e CIA-s", thuhet në përgjigje.

Agjencia Rregullatore e Komunikimeve (RAK) e Bosnjës dhe Hercegovinës, përgjegjëse për dhënien e licencave për transmetimin e kanaleve televizive, thonë se nuk ishin kontaktuar në lidhje me këtë kanal dhe se "asnjë kërkesë për licencë nuk është dorëzuar në Agjenci".

Kjo agjenci udhëhiqet nga Drashko Milinoviq, ish-drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Republikës Sërpska dhe ish-këshilltar i presidentit dhe kryeministrit të RS-së.

Ministri i Komunikacioneve dhe Transportit i Bosnjës e Hercegovinës, Edin Forto, iu përgjigj pyetjes së REL-it se ministria “nuk ka autoritet të vendosë për hyrjen e askujt në tregun mediatik”, por ai thekson se ata besojnë se “në këtë dhe çështje të tjera, duhet të kemi një politikë të koordinuar me Bashkimin Evropian”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës, Elmedin Konakoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se me sa di ai, ministria e tij nuk ka autoritet formal mbi atë proces dhe se ai nuk është në dijeni të institucionit përfundimtar që e lejon këtë.

Ai tregon se themeluesit e atij kanali, nëse duan të hyjnë në tregun e Bosnjës, duhet të ndjekë të gjitha procedurat ligjore.

“Sigurisht, nuk jam i lumtur që po vjen një kanal rus, por nuk shoh se kam ndonjë opsion ose ta ndaloj ose, nëse ligji e lejon, ta bëj fare problematik”, tha Konakoviq.

Sipas Ligjit për Investimet e Huaja të Republikës Sërpska, biznesi mediatik është një nga sektorët që u nënshtrohet kufizimeve në rastin e investimeve të kapitalit të huaj.

Për të marrë leje për investime në këtë fushë, investitorët e huaj duhet të kontaktojnë Qeverinë e Republikës Sërpska, konkretisht Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Ministria nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it nëse dikush iu është drejtuar atyre për këtë arsye e as nëse kanë ndonjë plan konkret në situata të tilla.

RT-ja është themeluar në vitin 2005 nga organizata autonome jofitimprurëse, TV Novosti, dhe themelues i saj është agjencia shtetërore ruse e mediave RIA Novosti.

Në vitin 2008, Qeveria ruse e udhëhequr nga kryeministri i atëhershëm, Vladimir Putin, e vendosi organizatën TV Novosti në listën e organizatave me rëndësi strategjike.

Që nga qershori i vitit 2023, RT Ballkan, një portal në gjuhën serbe, i cili filloi transmetimin në nëntor 2022, është gjithashtu nën sanksione evropiane.

Siç thuhet në këtë portal, themelues i tij është edhe organizata TV Novosti.

Serbia ka qenë shpesh shënjestër e kritikave të BE-së, sepse nuk mbylli programet e RT-së dhe Sputnik-ut, të cilat konsiderohen si armët më të forta propagandistike të Kremlinit, si dhe për shkak të hapjes së portalit RT Ballkan.

Në RT Ballkan, përveç dezinformatave për pushtimin rus, përmbajtja që mohon gjenocidin në Srebrenicë dhe krimet e tjera të kryera në Bosnjë e Hercegovinë, të vërtetuara me vendime gjyqësore, nuk janë të rralla.

Një studiues në Institutin Holandez Clingdeal, Wouter Zweers, i cili u mor me ndikimin e Rusisë në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, vlerësoi për REL-in se Rusia dëshiron të zgjerojë kanalet e ndikimit te qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës.

"RT-ja ka një reputacion të keq për transmetimin e propagandës dhe dezinformatave ruse, kështu që nuk do të sjellë raportime të balancuara dhe të paanshme në vend", thotë Zvers.

Ai shton se shumë vende evropiane e kanë ndaluar qasjen në RT përmes internetit dhe se kishin arsye për ta bërë këtë. Ai thekson se në vend duhet të bëhet një diskutim politik për temën nëse do të lejohen të hyjnë në vend kanale të tilla propagandistike.

“BE-ja është bërë shumë më e rreptë për sa i përket shtrirjes gjeopolitike në kontekstin e zgjerimit të saj, kështu që kjo duhet të jetë domethënëse për Bosnjë e Hercegovinën, një kandidate për anëtarësim në BE, e cila dëshiron të hapë negociatat e anëtarësimit”, thekson studiuesi holandez.

Sipas tij, ndikimi rus në Bosnje është i dukshëm, ndër të tjera, në lidhjet e ngushta të presidentit të RS-së, Milorad Dodik, me Kremlinin.

"Por, ndikimi rus është shumë më i gjerë dhe i dukshëm përmes grupeve prokurë, dezinformimit, energjisë dhe lidhjeve të tjera ekonomike. Mediat ruse si Sputnik dhe RT janë me ndikim në sferën e informacionit në vend, dhe nëse RT-ja bëhet më aktive në BeH - sigurisht që do të kanë pasoja negative”, përfundon Zvers.


Redaktori i portalit të Banja Lukës, Buka, Aleksandar Trifunoviç, i tha REL-it se nëse ky kanal televiziv do të hapej, do të ishte një "lëvizje logjike e Rusisë", duke qenë se Rusia është shumë e njohur si në Republikën Sërpska, ashtu edhe në Serbinë fqinje.

“Rusia me siguri dëshiron të përcaktojë materialin mediatik në një farë mënyre dhe t’ua komunikojë drejtpërdrejt njerëzve në gjuhën tonë, ose në gjuhët tona, atë që në të vërtetë po ndodh atje, si një kanal klasik propagandistik,” beson Trifunoviq.

Ai vlerëson se autoritetet në RS “mezi presin të hapet diçka e tillë”, dhe se nuk beson se do të ketë një ndalim të mundshëm për hapjen e RT-së.

Ai shton se përfaqëson pluralizmin mediatik dhe se nuk dëshiron të komentojë “në drejtim që diçka të ndalohet, kur mund të na ndalohet puna në të ardhmen”, sepse kjo mund të jetë kundërproduktive.

“Asgjë nga ai medium nuk do të ndryshojë shumë, narrativa ruse dhe versionet ruse të luftës në Ukrainë, të marrëdhënieve me botën, janë qëndrime aq të përhapura në Republikën Sërpska dhe Serbi, sa që një media nuk do t'i thyejë ato, përkundrazi vetëm do t'i forcojë ato qëndrime”, thekson Trifunoviç.

Redaktori i Bukas potencon se nuk e sheh qëllimin e hapjes së një mediumi të tillë, veç “shënjimit të territorit”, dhe se Rusia ka vetëm interesa politike dhe jo financiare në Bosnjë e Hercegovinë.

Marrë nga REL

margarita simonyan russia today

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para