LIVE UPDATES
Bota

Tesla në Gjermani/ Musk jep dy lajme: Nuk do të prodhohen më bateri, por vetëm komponente të tyre

Tesla po punon me punon me vrull në Gjermani, por ka hequr dorë nga prodhimi i plotë i baterive në këtë vend. Shkaku: lehtësimet tatimore në SHBA.

7 Mars 2023, 08:49 Nga I.A
Tesla në Gjermani/ Musk jep dy lajme: Nuk do të prodhohen më
Tesla ne Gjermani

GJERMANI- Së pari lajmi i mirë: Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla tani punëson më shumë se 10.000 njerëz në fabrikën e tij në Greenheide afër Berlinit, në Brandenburg. Këto të dhëna i ka publikuar agjencia gjermane e lajmeve dpa, e cila i referohet qarqeve biznesore atje. Tesla bëri të ditur në Twitter se aktualisht atje po prodhon 4.000 makina në javë - që do të thotë rreth 200.000 në vit.

Por qëllimi i fazës së parë nuk është arritur ende: Tesla i ka vënë vetes synim të prodhojë gjysmë milioni makina në vit në Greenheide dhe të ketë rreth 12.000 punonjës. Tesla është duke prodhuar makina elektrike në Gjermani që nga marsi i vitit 2022.

Ndryshimi i kursit në drejtim të SHBA - kur bëhet fjalë për bateritë

Lajmi i mirë është se Tesla ka nisur edhe prodhimin e komponentëve të baterive në Greenheide. Siç u tha, këto sisteme baterish do të përdoren "në të ardhmen e afërt" në automjetet e prodhuara këtu në Gjermani. Pronari i Tesla, Elon Musk, i tha Gigafactory Berlin se kjo do të jetë fabrika më e madhe e baterive në botë. Në hapjen në mars 2022, ai tha se fabrika e baterive do të arrinte prodhimin masiv deri në fund të vitit 2023.

Por tani vjen lajmi i keq: Tesla me sa duket ka braktisur planet për të prodhuar bateri të plota në Gjermani. Kompania ka vendosur të tërhiqet dhe këtë pjesë të prodhimeve, për shkak të lehtësimeve, ta kalojë në Shtetet e Bashkuara.

"Fokusi i prodhimit të baterive të Tesla është aktualisht në SHBA për shkak të kornizës së krijuar nga Akti i Reduktimit të Inflacionit (IRA),” kumtoi kompania, duke e bërë atë një nga firmat e para që njoftoi ndryshimin e strategjisë e saj për shkak të lehtësimeve të reja tatimore në këtë vend.

Tesla fillimisht kishte planifikuar të prodhonte të gjitha bateritë në Brandenburg,me një kapacitet maksimal prej mbi 50 gigavat orë në vit. Por duket se kjo ka ndryshuar. Ndaj një zëdhënës i ministrisë së Ekonomisë së Gjermanisë tha se ata "po punojnë tani për të sqaruar arsyet" pas vendimit të Tesla. Ministria e Ekonomisë e Brandenburgut tha për aq sa ishte ajo në dijeni, ndryshimi i kursit nuk do të ndikojë në numrin e vendeve të punës në Greenheide.

Dudenhofer: "Vendimi i Teslës duhet marrë seriozisht”

Eksperti i automjeteve Ferdinand Dudenhofer sheh rreziqe në rritje për investimet në prodhimin e baterive në Gjermani. "Ne besojmë se rritja e mobilitetit elektrik do të pengohet – edhe për shkak se subvencionet në Gjermani janë ulur”, tha drejtori i agjencisë gjermane të lajmeve CAR – Qendra për Kërkime Automobilistike në Duisburg. "Kjo do t'i bëjë motorët me djegie të brendshme më të lirë për klientët përsëri." Kjo do të thotë se do të nevojiten më pak bateri në Evropë”.

Që nga fillimi i këtij viti, Gjermania nuk subvencionon më blerjen e automjeteve hibride, automjete që përdorin një motor me djegie të brendshme dhe një motor elektrik. Edhe subvencionet për makinat me bateri janë ulur. Rrjedhimisht, shitjet e e-makinave kanë rënë në janar. Ndërsa vitin e ardhshëm 2024, subvencioni për blerjen e makinave elektrike do të vazhdojë të ulet.

Dudenhofer në një deklaratë për mediat gjermane iu referua edhe rreziqeve të çmimeve të larta të energjisë elektrike në Gjermani. Vendimi i Teslës në Berlin duhet të merret shumë seriozisht, tha Dudenhofer për dpa. Nëse i ashtuquajturi ligji anti-inflacion i Amerikës (IRA) mbetet ashtu siç është, prodhuesit gjermanë të automjeteve do të përpiqen të prodhojnë dhe instalojnë bateri në SHBA.

Investimet dhe subvencionet

Në fund të janarit, Tesla njoftoi se do të investonte më shumë se 3.6 miliardë dollarë në zgjerimin e kompleksit të saj Gigafactory në Nevada, ku do të ndërtojë dy fabrika të reja - njëra për prodhimin e kamionit gjysmë elektrik të vonuar prej kohësh dhe tjetra, për prodhimin e baterisë së re 4680.

Së shpejti pritet që të publikohet edhe lajmi se Tesla do të ndërtojë një fabrikë të madhe në veri të Meksikës. Bisedimet intensive për këtë po zhvillohen. Bëhet fjalë për faktin se lehtësimet tatimore zbatohen vetëm për prodhimin në SHBA - si dhe disa vende ku bën pjesë edhe Meksika - por jo për vendet e BE-së.

Rivali i Tesla, Stellantis bëri të ditur se tashmë ka zhvendosur prodhimin në SHBA. Edhe Holcim AG, prodhuesi më i madh i çimentos në botë, pret që IRA t'i japë një shtysë të fortë operacioneve të kompanisë në Amerikën e Veriut. Linde, e cila prodhon gazra industriale, vlerësoi se mundësitë e investimit mund të tejkalojnë 30 miliardë dollarë vetëm në SHBA gjatë dekadës së ardhshme. Ndërsa në fillim të këtij muaji Air Liquide, e cila gjithashtu prodhon gazra industrialë, u zotua të shfrytëzojë një mundësi historike për të investuar në energji të pastër me ndihmën e IRA-s, por nuk dha detaje specifike. Këta janë vetëm disa nga lojtarët globalë që kaluan prodhimet në SHBA, duke përfituar nga programi i subvencionimit.

Marrë nga DW

i.a

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj