LIVE UPDATES
Bota

Kina dhe Rusia rrisin bashkëpunimin për dezinformim dhe propagandë

Mediat e kontrolluara nga Kina nuk e kanë quajtur pushtim luftën dhe në vend të kësaj kanë përdorur terminologjinë e Kremlinit, duke iu referuar si “operacion i posaçëm ushtarak”.

7 Mars 2023, 08:30 Nga a.l
Kina dhe Rusia rrisin bashkëpunimin për dezinformim dhe
Kinë

UKRAINË- Pas një vit luftë në Ukrainë, Kina dhe Rusia janë afruar më shumë në hapësirën e informacionit, shpesh duke përsëritur deklaratat e njëra-tjetrës nëpër mediat shtetërore, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të minuar Perëndimin, thuhet në një raport të ri. Studimi njëvjeçar i kryer nga Aleanca për Sigurimin e Demokracisë të Fondit Gjerman Marshall, gjeti se mesazhet nga zyrtarët kinezë dhe mediat kineze evoluan pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, për të ofruar “mbulesë retorike më të madhe për Kremlinin” pavarësisht qëndrimit zyrtar të Pekinit se është palë neutrale në konflikt.

Definitivisht ka pasur një mbulim pro-rus dhe Kina ka përsëritur qëndrimet pro-ruse që nga fillimi i luftës, duke nënvlerësuar gjithashtu krimet ruse të luftës dhe duke i dhënë rëndësi zërave rusë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Etienne Soula, hulumtues në Aleancën për Sigurimin e Demokracisë, njëherësh një nga autorët e raportit.

Duke pasur parasysh këtë rritje të përkrahjes, në raportin që u publikua më 24 shkurt u tha se “aftësia e Kinës për të përdorur rrjetin e saj global të ndikimit për të minuar Perëndimin” i jep asaj një rol të fuqishëm për të ndryshuar qëndrimet në mesin e shteteve të paangazhuara në Jugun Global.

Për të dobësuar demokracitë perëndimore dhe aleatët e tyre, Kina gjithashtu është përpjekur që t’i izolojë ato shtete duke iu drejtuar Jugut Global”, u tha në raport. “Në kontekstin e luftës në Ukrainë, mesazhet kineze vazhdimisht kanë argumentuar se shtetet që e mbështesin Ukrainën janë hipokrite dhe indiferente ndaj pjesës tjetër të botës”.

Një vit luftë

Mediat e kontrolluara nga Kina nuk e kanë quajtur pushtim luftën dhe në vend të kësaj kanë përdorur terminologjinë e Kremlinit, duke iu referuar si “operacion i posaçëm ushtarak”.

Ndonjëherë, mediat kineze kanë shtyrë përpara dezinformata dhe teori të popullarizuara konspirative të kanaleve shtetërore ruse, të tilla si Shtetet e Bashkuara kanë laboratorë të armëve në Ukrainë, se vrasjet pa gjyq të civilëve nga forcat ruse në Buça janë mashtrim. Po ashtu, mediat kineze kanë sugjeruar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kontrollohet nga miliarderi amerikan, George Soros. Të mbështetur nga një dekadë të raporteve që propagandonin kundër Perëndimit dhe thellimit e lidhjeve që këto dy vende e cilësuan si partneritet “pa kufij” para pushtimit të Ukrainës, mediat kineze që kontrollohen nga shteti po ashtu kanë ndihmuar në përhapjen e narrativit të Kremlinit për luftën, për audiencën brenda dhe jashtë vendit.

Sipas analizës së raportit, ky qëndrim është shfaqur edhe në llogaritë në mediat sociale. Në periudhën 24 shkurt 2022 – 23 janar 2023, diplomacia kineze dhe llogaritë në Twitter të mediave të lidhura me shtetin, kanë përmendur ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, “tri herë më shumë” sesa Dmytro Kulebën, homologun e tij ukrainas. Presidenti rus, Vladimir Putin, është përmendur tetë herë më shumë sesa Zelensky.

Siç u tha në raport, mediat kineze duke u bërë jehonë narrativëve të Rusisë, po ashtu kanë ofruar një mundësi për të kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe për të forcuar qëndrimet e kamotshme të Pekinit lidhur me politikën e jashtme amerikane.

Në vitin e parë të luftës, diplomacia kineze dhe llogaritë në Twitter të mediave të lidhura me shtetin, kanë përmendur SHBA-në dy herë më shumë sesa Rusinë, kur kanë shkruar për “luftën” dhe kanë vënë theksin më shumë te NATO-ja që “nuk ishte një temë për sulm në mediat kineze para luftës”.

Më 2021, sipas të dhënave të Aleancës për Sigurimin e Demokracisë, media shtetërore kineze ka përmendur “NATO-n” në më shumë se 1.200 postime në Twitter, me “zgjerimin” e aleancës ushtarake perëndimore që është përfshirë vetëm në 52 postime. Pas pushtimit rus, përmendja e “NATO” dhe “zgjerim” u rrit për më shumë se 540 për qind dhe 1.700 për qind respektivisht.

Tajvani është një temë tjetër, përmendja e të cilit është rritur që nga pushtimi rus, edhe pse në një mënyrë që ka rezultuar e vështirë për konvergjencën e Kinës me Rusinë në hapësirën e informacionit.

Llogaritë kineze që përmendin ishullin vetëqeverisës të Tajvanit, që Pekini e konsideron pjesë të tij, në të njëjtin postim në Twitter si Ukrainën, ndodhën më shumë se 500 herë, megjithëse raporti theksoi se shumica dërmuese e këtyre postimeve u bënë nga zyrtarët kinezë apo mediat që synonin të bënin krahasime midis këtyre dy vendeve. Pekini e sheh Tajvanin si provincë të tij dhe shpesh përmend respektimin e “sovranitetit dhe integritetit territorial” të tij si arsye se pse vendet nuk duhet të ndërveprojnë me Tajpein si shtet i pavarur.

“Mbështetja e Kinës ndaj Rusisë nuk është e plotë. Vija e kuqe është se interesat kineze janë të parat, pa marrë parasysh gjithçka tjetër”, tha Soula. “Kjo është mjaft e qartë sa herë përmendet Tajvani dhe qëndrimet janë të palëkundura për të treguar se Ukraina dhe Tajvani nuk janë e njëjta gjë, dhe duke bërë kështu, disi hedhin poshtë narrativin e Rusisë”.

Kina dhe Rusia në Jugun Global

Gjetjet e raportit u japin jehonë deklaratave të bëra nga James Rubin – koordinator në Qendrën Globale të Angazhimit, një organ i Departamentit amerikan të Shtetit i krijuar për të “ekspozuar dhe luftuar” propagandën e huaj – gjatë një turneu evropian në fillim të marsit, kur ai paralajmëroi se Perëndimi ka qenë i ngadalshëm në përgjigje të shfaqjes së Kinës në sferën e informacionit dhe lidhjeve të ngushta të Pekinit me Moskën.

“Ne si një shtet dhe si Perëndim kemi qenë të ngadalshëm në përgjigje dhe është një gjykim i drejtë të themi se po përballemi me një sfidë shumë, shumë të madhe”, tha Rubin për gazetarët më 28 shkurt. “Në hapësirën e komunikimit, rreshtimi midis Kinës dhe Rusisë është pothuajse i plotë”.

Kina dhe Rusia kanë investuar shumë në tërheqjen e audiencave të reja në gjithë Afrikën, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Azinë gjatë dekadës së fundit. Rubin pretendoi se këto dy shtete kanë shpenzuar miliarda për të zgjeruar operacionet e tyre në nivel global. Media shtetërore kineze ka pasur rol qendror në përpjekjet e Pekinit për të ndikuar në shtetet e tjera, për të kontrolluar informacionet që publikohen rreth Partisë Komuniste dhe për të qenë e aftë të përforcojë narrativët e Kinës për politikat dhe rolin e saj në botë.

Teksa lufta në Ukrainë po vazhdon, këta narrativë duket se po gjejnë terren pjellor në Jugun Global. Një sondazh i publikuar në shkurt nga Këshilli Evropian për Raporte me Jashtë zbuloi se përderisa shumica e vendeve perëndimore mbështesin Ukrainën, të anketuarit në mbarë Jugun Global ishin më pak mbështetës për luftën dhe më shumë përkrahnin ankesat e Moskës dhe janë shprehur më dyshues ndaj motiveve të liderëve të Perëndimit.

Soula tha se kjo do të thotë se konvergjenca në rritje mes Pekinit dhe Moskës do të zgjerohet, edhe nëse të dyja shtetet mund të mos pajtohen për çdo çështje.

Hapësira e informacionit është diçka jo shumë e madhe. Askush nuk thotë se do të vendosë sanksione ndaj Kinës sepse po e mbështet Rusinë”, tha ai.

Kjo e mban Rusinë të lumtur dhe gjithashtu i shërben interesave më të gjera të Pekinit, duke përshpejtuar rënien e ndikimit perëndimor në vendet si Afrika, ku Kina me të vërtetë ka kapacitet për të mbushur boshllëkun që kanë lënë fuqitë perëndimore”./REL

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj