LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësit amerikanë një hap më pranë përfundimit zyrtar të luftërave në Irak

Ligjvënësit kanë bërë përpjekje të shumta vitet e fundit për të shfuqizuar Autorizimet e vitit 2001 dhe 2002 për Përdorimin e Forcës Ushtarake, të miratuara pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke u dhënë presidentëve amerikanë kompetenca të gjera për të kryer operacione ushtarake, pa të drejtën kushtetuese të Kongresit për miratim.

7 Mars 2023, 08:02 Nga I.A
Ligjvënësit amerikanë një hap më pranë
Kapitol

SHBA- Ligjvënësit amerikanë do të ndërmarrin një hap të rëndësishëm këtë javë drejt shfuqizimit të një autorizimi të pushtetit presidencial për luftë, që ka ekzistuar për disa dekada, pasi një përpjekje për të rivendosur autoritetin në Kongres, duket se ka fituar mbështetje në rritje.

"Si demokratët dhe republikanët kanë arritur në të njëjtin përfundim: ne duhet ta lëmë pas nesh luftën në Irak njëherë e përgjithmonë. Dhe për këtë, duhet të shfuqizojmë autoritetin ligjor që nisi luftën", tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer javën e kaluar, duke vlerësuar përpjekjet dypartiake.

Ligjvënësit kanë bërë përpjekje të shumta vitet e fundit për të shfuqizuar Autorizimet e vitit 2001 dhe 2002 për Përdorimin e Forcës Ushtarake, të miratuara pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke u dhënë presidentëve amerikanë kompetenca të gjera për të kryer operacione ushtarake, pa të drejtën kushtetuese të Kongresit për miratim.

Deri më sot, çdo përpjekje ka dështuar mes kritikave se shfuqizimi i këtyre autorizimeve rrezikon sigurinë kombëtare të SHBA dhe forcat amerikane jashtë vendit.

Përveç shfuqizimit që autorizonte luftën e vitit 2003 në Irak, legjislacioni në shqyrtim këtë javë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit do të shfuqizonte gjithashtu autorizimin e vitit 1991 që lejoi Presidentin George Herbert Walker Bush të dërgonte forca në Irak.

"Iraku është një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara në avancimin e sigurisë dhe stabilitetit të Lindjes së Mesme. Fatkeqësisht, sipas këtyre ligjeve që janë ende në fuqi, Iraku është ende teknikisht një armik i Shteteve të Bashkuara," tha senatori republikan Todd Young, një mbështesës i legjislacionit. "Kjo mospërputhje dhe pasaktësi duhet të korrigjohet. Kongresi duhet të bëjë punën e tij dhe të marrë seriozisht vendimin që jo vetëm ta detyrojë Amerikën në luftë, por të thotë në mënyrë të. prerë se ne nuk jemi më në luftë".

Presidentët e të dyja palëve kanë përdorur autorizimin e vitit 2002 si justifikim për veprimet ushtarake përtej qëllimit të tij fillestar. Në vitin 2014, presidenti demokrat Barack Obama përdori autorizimin për të justifikuar sulmet ajrore pa miratimin e Kongresit kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Presidenti republikan Donald Trump përdori të njëjtin autorizim në 2020 për të justifikuar sulmin ajror që vrau gjeneralin iranian Qassim Suleimani në Irak.

Një gamë e gjerë ligjvënësish amerikanë mbështesin tani legjislacionin, duke argumentuar se Kongresi ka neglizhuar përgjegjësitë e tij kushtetuese për disa dekada. Hera e fundit që Kongresi përdori zyrtarisht pushtetin e tij për të shpallur luftë ishte në vitin 1942 kundër Rumanisë, Bullgarisë dhe Hungarisë. Që nga ajo kohë, Kongresi u ka dhënë presidentëve amerikanë autoritet më të gjerë për të kryer operacione ushtarake.

"Kongresi është përgjegjës për shpalljen e luftërave dhe përfundimin e tyre, sepse vendimet po aq të rëndësishme sa për dërgimin ose jo të trupave tona në rrezik, kërkojnë një diskutim të kujdesshëm dhe konsensus", tha senatori demokrat Tim Kaine, një tjetër bashkësponsor i legjislacionit. "Autorizimet e vitit 1991 dhe 2002 nuk janë më të nevojshme, nuk shërbejnë për asnjë qëllim operacional dhe rrezikojnë keqpërdorimin e mundshëm".

Pasi legjislacioni të kalojë në komision, ai do të shkojë për një votim të plotë në Senatin me shumicë demokratike. Pritet të ketë mbështetje të mjaftueshme republikane për ta miratuar. Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokratike shfuqizoi autorizimin në vitin 2002 me një votim 268-161 në qershor 2021, por projeklgiji nuk arriti të miratohej në Senat. Autorizimi i vitit 2001 për luftën e SHBA-së në Afganistan mbetet gjithashtu ligj, pavarësisht përpjekjeve të mëparshme për një shfuqizimin.

Marrë nga VOA

chuck schumer george herbert walker bush tim kaine

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë