All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

The Economist: Punëtorët e së ardhmes do të jenë nga Afrika

Emigrimi nga Afrika do të ndryshojë botën. Ndërsa vendet e tjera plaken, do të kenë nevojë për të rinj afrikanë, shkruan The Economist

8 Qershor 2025, 07:36 Nga r.ll
The Economist: Punëtorët e së ardhmes do të jenë nga
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA- Pasi John Uwagboe u zhvendos në Skoci në vitin 2008, ai nuk pa një tjetër njeri me ngjyrë për disa javë. Kur më në fund i zuri syri një afrikan në anën tjetër të rrugës në Edinburg shkoi për ta takuar.

Ata u përqafuan si miq që nuk ishin parë prej kohësh dhe u ulën në një lokal. “Ai nuk ishte nigerian si unë, – thotë zoti Uwagboe. – Vinte nga Gana”.

Në vitin 2001, në Skoci kishte vetëm 5,000 afrikanë, sa 0.1% e popullsisë. Deri në vitin 2022, kjo popullsi ishte rritur me më shumë se 11-fish dhe që atëherë me siguri ka vazhduar të rritet. Zoti Uwagboe shkoi në Skoci për të studiuar, më pas gjeti punë në një bankë.

Ai thotë se një grup në WhatsApp për nigerianët në Edinburg ka më shumë se 3,000 anëtarë. “Një gjë është e sigurt. Afrikanët do të vazhdojnë të vijnë”, thotë ai.

Kjo mund të duket e pamundur në një kohë kur Donald Trump po dëbon emigrantët, politikanët europianë po përqafojnë nacionalizmin dhe vëmendja mediatike e emigracionit nga Afrika përqendrohet në ardhjet e paligjshme me gomone.

Por shumica dërrmuese e afrikanëve emigrojnë në mënyra të ligjshme. Kjo formë emigrimi ka vazhduar të rritet pavarësisht ndjenjave antiemigrante.

Me shumë gjasa, do të vazhdojë të rritet në dekadat e ardhshme, duke zgjeruar diasporat afrikane në mbarë botën. Kjo prirje do të ketë efekte të thella në vendet mikpritëse dhe në Afrikë.

Rritja e emigracionit nga Afrika lidhet me faktin se ai është kontinenti me popullsinë me rritje më të shpejtë në botë dhe gjetiu. Fuqia punëtore po bëhet më e mjaftueshme në Afrikë dhe më e rrallë në shumë vende të tjera. Për rrjedhojë, e ardhmja e emigrimit do të jetë afrikane.

Në fillim të këtij viti, firma këshillimore McKinsey botoi një raport për “realitetin e ri demografik”.

Aty thuhet se një “valë e parë” shtetesh, duke përfshirë Amerikën, Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut dhe të gjithë Europën do të përjetojë një rënie të popullsisë në moshë pune (15 deri në 64 vjeç) me rreth 340 milionë deri në vitin 2050.

Për shkak të rritjes së jetëgjatësisë dhe rënies së lindshmërisë, raporti i njerëzve në moshë pune ndaj atyre mbi 65 vjeç është ulur nga 7/1 në vitin 1997, në 4/1 në ditët e sotme. Deri në vitin 2050, raporti do të shkojë në vetëm 2/1.

Shumë vende pune, por pak punëtorë

Po ndodh një ndryshim edhe në ekonomitë në zhvillim. Deri në vitin 2060, sipas parashikimeve të OKB-së, raporti i njerëzve në moshë pune ndaj atyre mbi 65 vjeç, në Brazil do të bjerë nga 6.2/1 në 2.3/1 dhe në Vietnam nga 7.5/1 në 2.4/1, vëren Michael Clemens nga Universiteti George Mason.

“Kjo rënie tronditëse e numrit të punëtorëve nuk ka ndodhur kurrë në historinë botërore”, thotë ai.

I vetmi përjashtim është Afrika Nënsahariane. Megjithëse normat e lindshmërisë po bien edhe atje, kjo po ndodh më ngadalë dhe nga një pikënisje më e lartë. Rajoni është disa dekada mbrapa në “tranzicionin demografik”.

Popullsia në moshë pune do të rritet me rreth 700 milionë deri në vitin 2050, duke u dyfishuar. Deri në vitin 2030, afërsisht gjysma e punëtorëve të rinj që hyjnë në fuqinë punëtore globale, do të jenë nga Afrika Nënsahariane (shih grafikun 1).

Ata do ta kenë të vështirë të gjejnë punë në atdhe. Në Afrikën Nënsahariane, rreth 15 milionë njerëz hyjnë në tregun e punës çdo vit, por krijohen vetëm 3 milionë vende pune zyrtare.

Një sondazh i vitit të kaluar nga Afrobarometer zbuloi se 47% e afrikanëve në 24 shtete, po mendonin të emigronin dhe 27% e kishin vendosur këtë, një rritje me përkatësisht 9% dhe 10% që nga sondazhi i fundit i vitit 2018. Arsyeja më e përmendur ishte “Dua mundësi më të mira pune”.

Prirja për të emigruar ka ndikim të ngushtë në PBB-në për frymë të shtetit. Ndërsa vendet arrijnë PBB-në për frymë rreth 5,000 dollarë, emigracioni rritet. Ai arrin kulmin kur PBB-ja për frymë shkon në 10,000 dollarë, dhe më pas bie.

Në vendet e varfra, njerëzit duan të largohen, por nuk kanë mundësi financiare. Në vendet e pasura, njerëzit nuk kanë nevojë të largohen. Ndërsa në vendet me të ardhura mesatare, ekziston edhe nevoja, edhe mundësia financiare për të emigruar.

Vendet e lidhura prej kohësh me emigracionin, si Meksika dhe Filipinet tani janë bërë mjaftueshëm të pasura për të kaluar kulmin emigrator.

Ndërkohë, 94% e afrikanëve nënsaharianë (1.1 miliardë njerëz), jetojnë në shtete me PBB për frymë më pak se 10,000 dollarë. Emigracioni afrikan është “një forcë e pandalshme”, thotë zoti Clemens.

Shumë nevojë, por pak entuziazëm

Megjithatë, politikat e vendeve marrëse janë bërë më të rrepta. Donald Trump ka pezulluar “vizën e diversitetit” në Amerikë, që ishte shumë popullore mes emigrantëve afrikanë.

Bashkimi Europian po shpenzon me miliarda euro për të ulur emigracionin e paligjshëm, ku pjesa më e madhe vjen nga Afrika. Qeveria e mëparshme britanike bëri përpjekje për të deportuar emigrantët e paligjshëm në Ruanda.

Nacionalizmi mund të pakësojë emigrimin afrikan. Por ky kufizim do të ketë kosto politike. Britania do ta kishte më të vështirë gjetjen e infermierëve dhe mjekëve për spitalet shtetërore.

Kjo do të nënkuptonte përdorimin e metodave jopopullore për të plotësuar mungesat e fuqisë punëtore dhe për të financuar sistemin, si pakësimi i ndihmave për qytetarët ose rritja e moshës së daljes në pension.

Përpara se Giorgia Meloni të bëhej kryeministre e Italisë, ajo premtoi të ulte emigracionin. Por që kur ka ardhur në pushtet, numri i vizave të punës të lëshuara nga Italia për vendet jashtë BE-së, është rritur.

Emigrimi neto u rrit edhe në Britani pas votës së Brexit. Për sa kohë që shtetet e pasura do të kenë nevojë për punë nga jashtë, afrikanët do të vazhdojnë të vijnë si punëtorë.

Në të vërtetë, ata tashmë po e bëjnë këtë. Në vitin 2024, më shumë se 45 milionë emigrantë afrikanë jetonin jashtë shtetit të origjinës, sipas Departamentit të Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të OKB-së (DESA). Afrikanët përbënin 15% të emigrantëve në botë, nga 13% në vitin 1990.

Asokohe, 35% e emigrantëve nga Afrika jetonin jashtë kontinentit afrikan. Sot kjo pjesë është 45%, ose 20.7 milionë njerëz, sa trefishi i shifrës në vitin 1990 dhe më shumë se numri i indianëve që jetojnë jashtë Indisë (18.5 milionë) ose i kinezëve jashtë Kinës (11.7 milionë).

Sipas OKB-së, midis viteve 1990 dhe 2024, afrikanët që jetojnë në Europë u rritën nga 4 milionë, në 10.6 milionë, rreth gjysma e të gjithë emigrantëve afrikanë që jetojnë jashtë kontinentit afrikan.

Mbi 4 milionë jetojnë në Francë dhe 1 milion në Britani. Brezat e mëparshëm të emigrantëve afrikanë kanë pasardhës të suksesshëm nga ana profesionale.

Fëmijët e emigrantëve afrikanë kanë mesatarisht rezultate më të mira në provimet në Angli. Britaniko-nigerianët janë veçanërisht të suksesshëm në jetën publike, qoftë në sport (Maro Itoje, kapiteni i ragbisë së Anglisë, me prindër nigerianë), biznes apo politikë (Kemi Badenoch, udhëheqësja e Partisë Konservatore, lindi dhe u rrit në Lagos).

Edhe pse emigrantët nga Afrika vazhdojnë të vijnë në Britani për të qenë mjekë ose profesionistë të tjerë, ka edhe shumë afrikanë që kërkojnë punë më të rëndomta, të cilat më parë kryheshin nga emigrantët nga Azia ose Europa Lindore.

Nigerianët ishin shtetasit e huaj më të zakonshëm që punonin në azilet e të moshuarve në Britani në vitin 2023. Dhjetëra mijë njerëz nga Zimbabve dhe Gana punojnë gjithashtu në azilet britanike.

Në dekadën e fundit, Amerika ia ka kaluar Francës si vendi me popullsinë më të madhe të emigrantëve nga Afrika Nënsahariane. Pjesa e emigrantëve afrikanë në Amerikë është rritur nga më pak se 1% në vitin 1960, në 11% në vitin 2020.

Emigrimi neto nga Karaibet dhe Afrika në vitet 2010 ishte dy herë më i lartë se nga Amerika Latine. Katër herë më shumë afrikanë mbërritën në Amerikë midis viteve 1990 dhe 2020, sesa gjatë tregtisë së skllevërve, vlerëson Neeraj Kaushal nga Universiteti i Kolumbisë.

Në një libër, ajo argumenton se “e ardhmja e Shteteve të Bashkuara është afrikane”, pasi kontinenti do të jetë burimi i emigrantëve me rritjen më të shpejtë. Ajo vë në dukje se diasporat nigeriane, etiopiane, ganeze dhe keniane tani janë afërsisht sa ç’ishte madhësia e diasporës indiane në vitin 1980.

Që atëherë, popullsia amerikane e lindur në Indi është rritur me 13-fish. Nëse do të kishte një rritje të ngjashme edhe të këtyre katër diasporave afrikane, kjo do të nënkuptonte 10 milionë emigrantë afrikanë më shumë deri në vitin 2060.

Zonja Kaushal e pranon se disa nga politikat e administratës Trump, si pezullimi i vizave të diversitetit do të kufizojnë emigracionin afrikan.

Por ajo beson se në një periudhë afatgjatë, “nëse Amerika do të mbetet një komb emigrantësh, atëherë Afrika do të jetë burimi kryesor i emigracionit”.

Në Ditën e Diasporës së Afrikës, emigrantët nga Kongo, Etiopia, Ruanda, Nigeria dhe afrikanë të tjerë u dyndën për të festuar në Atlanta. Ethiopian Airlines, linja ajrore më e madhe afrikane dërgoi përfaqësues për të reklamuar fluturime të drejtpërdrejta për në Addis Ababa.

“Afrika ka qenë prej kohësh e lidhur me eksportin e burimeve natyrore, – vuri në dukje Carl Kananda, – por një nga eksportet tona më të vlefshme sot, është kapitali intelektual, burimet e mendjes”.

Yvonne Horsley McCowin thotë se vitin e kaluar, në Amerikë janë hapur katër konsullata ganeze. “Zhvendosja në Amerikë mund të jetë e vështirë për banorët e varfër të Ganës”, thotë ajo. “Ne kemi krijuar mënyra për të lehtësuar ardhjen e tyre”.

Zonja Kaushal mendon se afrikanët do të zëvendësojnë aziatikët si “pakica e re model” e Amerikës. Rreth 42% e emigrantëve nga Afrika Nënsahariane (dhe 64% e nigerianëve) të moshës mbi 25 vjeç, kanë një diplomë, në krahasim me 33% të pjesës tjetër të popullsisë.

Afrikanët kanë një shkallë më të lartë të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore sesa mesatarja amerikane. Një shumicë e madhe e nigeriano-amerikanëve, thonë se besojnë në ëndrrën amerikane dhe mendojnë se Amerika është “një vend i mundësive dhe lirisë”.

Emigrantët afrikanë po ndryshojnë atë që do të thotë të jesh “afro-amerikan”. Zoti Kananda thotë: “Unë jam afrikan.

Kur erdha në SHBA, më duhet të mësoja se isha një njeri me ngjyrë”. Është e gabuar të hamendësohet se “raca do ta mposhtë etninë” në identitetin e një emigranti, argumenton Onoso Imoagene nga NYU Abu Dhabi.

Zonja McCowin thotë, “Shumica e afro-amerikanëve ndoshta do të pandehin se një afrikan nga Afrika mendon se ata janë më të mirë, kurs afrikanët e Afrikës do të mendojnë se afro-amerikanët nuk po përfitojnë sa duhet nga mundësitë që u ofrohen”.

Afrikanët nuk janë dyndur vetëm në Perëndim. Në vitin 2024, kishte pothuajse 4.7 milionë emigrantë afrikanë në vendet e Gjirit Persik, një numër tri herë më i lartë se në vitin 1990. Arabia Saudite është burimi i dytë më i madh i remitancave në Kenia, pas Amerikës, por përpara Britanisë dhe BE-së.

Shumë afrikanë në Gjirin Persik vuajnë nga diskriminimet. Plot 99% e kenianëve që punojnë atje thonë se janë keqtrajtuar nga shefat, sipas një sondazhi. Marie Mwiza, aktiviste nga Uganda, thotë se gratë ugandeze punojnë si shërbëtore në Lindjen e Mesme dhe nuk kanë mbrojtje ligjore.

“Punëdhënësit i trajtojnë emigrantët si mallra”, thotë ajo. “Si thasë me domate”. Ajo ka organizuar kthimin e arkivoleve në Ugandë pasi shumë gra vdiqën në rrethana të dyshimta.

Megjithatë, afrikanët nga Etiopia, Kenia dhe Uganda, vazhdojnë të dynden në Gjirin Persik. “Kjo shkaktohet nga papunësia, – thotë zonja Mwiza. – Njerëzit këtu thjesht nuk kanë punë”.

Steven Nuwuguba ishte në fillim të të 20-ave kur shkoi në Katar. Punonte shtatë ditë në javë në aeroportin kryesor dhe keqtrajtohej nga drejtuesit racistë. Ai nuk dëshiron që fëmijët e tij të shkojnë në Katar.

Por në një muaj, fitoi dy herë më shumë sesa PBB-ja e Ugandës për frymë. Kjo i dha mundësinë të hapte një biznes në Uganda kur të kthehej. “2,000 dollarë në vendin tonë janë shumë para”, thotë ai.

Shërbëtorët që punojnë jashtë, fitojnë shumë më pak, por kur kthehen në Uganda, kanë mjaftueshëm para sa për të hapur një biznes ose për të ndërtuar një shtëpi.

Në Kinë, ka më shumë emigrantë nigerianë se sa indonezianë dhe pothuajse po aq afrikanojugorë sa tajlandezë.

Në qytete si Yiwu, Zhongshan dhe Guangzhou jetojnë me mijëra afrikanë. Peter Sosthenes, i cili u shpërngul nga Tanzania në vitin 2023, vëren: “Kinezët punojnë shumë. Nuk është si në vendin tim”.

Ai dëshiron të përdorë softuerin kinez në Tanzani për të ndihmuar fermerët të gjejnë tregje. Në vitin 2018, në Kinë kishte 80 mijë studentë afrikanë.

Si do të ndikojë emigracioni nga Afrika në vetë kontinentin afrikan? Një shqetësim i vazhdueshëm është “largimi i trurit”, pasi afrikanët e arsimuar po largohen në masë. Por e vërteta është më e ndërlikuar, argumenton Narcisse Cha’Ngom, një ekonomiste kameruniane. Hulumtimi peshon të mirat dhe të këqijat e emigrimit.

Nga njëra anë, është problemi i humbjes së kapitalit njerëzor, fuqisë shpenzuese dhe të ardhurave nga taksat. Ndërsa një nga efektet pozitive janë remitancat, të cilat vitin e kaluar tejkaluan në sasi Investimet e Huaja Direkte në Afrikë dhe ndihmën nga jashtë (shih grafikun 2).

Emigracioni mund të rrisë gjithashtu nivelet e arsimit në vend, duke krijuar nxitjen që vendasit të kenë më shumë kualifikime. Një studim i vitit 2023 nga Z. Cha’Ngom, që shqyrtoi emigracionin nga 174 shtete, doli në përfundimin se, në shumicën e rasteve, përfitimet i tejkalojnë kostot e emigracionit.

I dobishëm, por i pashfrytëzuar

Megjithatë, ai shton: “Potenciali për të maksimizuar përfitimet dhe për të minimizuar kostot e emigracionit, varet nga politika”.

Vendet afrikane mund të mësojnë nga Filipinet, një shtet që krijoi kushtet për infermierët që të ktheheshin në atdhe, ose nga India, e cila i nxit emigrantët me aftësi dhe kapital që të kthehen në vend.

Disa qeveri afrikane, duke përfshirë ato të Etiopisë dhe Nigerisë, kanë paraqitur “bono të diasporës” për të grumbulluar para nga emigrantët për projekte infrastrukturore.

Vitin e kaluar, Kenia lidhi një marrëveshje emigracioni me Gjermaninë, sipas së cilës, kenianët do të plotësonin mungesat e vendeve të punës, ndërsa Gjermania do të paguante për kurset profesionale dhe trajnimin gjuhësor.

Kenia ka një Ministri të posaçme për Çështjet e Diasporës, e cila organizon panaire pune në të gjithë vendin. Presidenti i Kenias, William Ruto, ka argumentuar: “Fuqia punëtore e Kenias është burimi ynë më i madh”. Qeveria e tij dëshiron të eksportojë 1 milion kenianë në vit për tre vitet e ardhshme.

Vende të tjera po mendojnë të bëjnë nisma të ngjashme për të nxitur “emigracionin si eksport”.

Në fillim të këtij viti, Etiopia kontaktoi Norvegjinë dhe vende të tjera europiane për t’i ofruar infermierë. Tanzania po planifikon marrëveshje emigracioni me tetë shtete, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas Reuters.

Shumë afrikanë ankohen se shtetet që kanë abuzuar me burimet e tyre natyrore mund të bëjnë të njëjtën gjë me ato njerëzore.

Disa të rinj kenianë mendojnë se marrëveshja e presidentit Ruto me Gjermaninë, është një shpërqendrim nga dështimi i tij për të krijuar mjaftueshëm vende pune në atdhe.

Kenianët dhe ugandasit e dinë se anëtarët e elitës politike zotërojnë firma punësimi, të cilat rekrutojnë afrikanë për të punuar në Gjirin Persik.

Gjithsesi, e vërteta është se afrikanët kanë nevojë për punë, ndërsa pjesa tjetër e botës ka nevojë për punëtorë. Ky bashkim interesash është një mundësi e madhe, nëse të dyja palët do të mund ta shfrytëzojnë si duhet./MONITOR

afrike the economist punetore

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë