LIVE UPDATES
Bota

Thesari Welfen/ DW: Trashëgimia mes artit dhe artit të grabitur

Çështja duket se është hapur përsëri, që kur dokumentet e dala në dritë po nxisin dyshime për vjedhje të artit nga nazistët. A do t`u kthehet ai trashëgimtarëve hebrenj?

18 Mars 2025, 08:04 Nga M.B
Thesari Welfen/ DW: Trashëgimia mes artit dhe artit të grabitur
Objekt i çmuar nga thesari Welfen

GJERMANIA- Mbajtëse reliktesh, kryqe, figura shenjtorësh, të punuara imët në ar dhe argjend, të stolisura me margaritarë, kristalë shkëmbi dhe fildish: thesari Welfen është pa dyshim një nga thesaret më të rëndësishme kishtare mesjetare. Ai përfshin 44 kryevepra të artit kishtar të Mesjetës. Welfen janë shtëpia princërore më e vjetër e Evropës, familja kishte grumbulluar thesare të shumta. Vlera e tyre: qindra milionë euro. Veprat e çmuara aktualisht mund të vizitohen në Galerinë e Pikturave në Berlin ende - sepse nëse pronari i ligjshëm është Fondacioni Prusian i Trashëgimisë Kulturore (SPK) që i mirëmban ato, apo thesari është art i grabitur nga nazistët, kjo çështje është përsëri e hapur.

Për një kohë të gjatë rasti u duk se ishte sqaruar: në kohën e nazistëve thesari Welfen iu shit shtetit prusian nga një konsorcium tregtarësh hebrenj arti nga Frankfurti, të cilët e kishin blerë atë nga familja princërore në vitin 1929. Pas Luftës së Dytë Botërore ajo kaloi në pronësi të Fondacionit Prusian të trashëgimisë kulturore. Para dhjetë vjetësh Komisioni Këshillimor ("Limbach") vendosi që Thesari Welfen nuk është art i grabitur. Me sa duket forumi i ekspertëve nuk gjeti prova se shitja kishte qenë detyruar nga nazistët. Një padi nga pasardhësit në gjykatat amerikane për kthimin e Thesarit Welfen u refuzua në vitin 2023.

Thesari Welfen/ DW: Trashëgimia mes artit dhe artit të grabitur

Ecejake ligjore për Thesarin Welfen

Që nga viti 2008 trashëgimtarët hebrenj kishin ngritur pretendime restitucioni. Nisi një ecejake ligjore. Fondacioni Prusian e cilësonte vlerën e thesarit 100 milionë euro, trashëgimtarët paditës e vlerësonin atë në 260 milionë euro. Dokumentet, që u zbuluan në Arkivin e Shtetit të landit Hessen në vitin 2022, ngritën dyshime se shitja e Thesarit Welpen nuk kishte qenë aq vullnetare, sa supozohej më parë.

Shitje me detyrim?

Sipas këtyre dokumenteve bashkëpronares hebreje të Thesarit Welpen, Alice Koch, së cilës i përkiste një e katërta e thesarit – iu paguan në vitin 1935, 1.115.000 marka të Rajhut, por që ia morën menjëherë pastaj si "taksë e largimit nga Rajhu" (nga Gjermania Naziste).

"Taksa e largimit nga Rajhu ishte një instrument për të shfrytëzuar asetet e bashkëqytetarëve hebrenj, që donin të largoheshin nga vendi”, thotë avokati i viktimave nga Berlini, Jërg Roßbach për transmetuesin RBB. "Pa paguar taksën e largimit nga Rajhu, nuk jepej certifikata e zhdoganimit tatimor, pa certifikatën e zhdoganimit nuk kishte leje daljeje".

Një dokument i panjohur deri tani tregon: Alice Koch mori një njoftim të tillë për taksën e largimit nga Rajhu - mbi një milion marka të Rajhut. Pa të ajo nuk do të kishte mundur të ikte nga Gjermania naziste. Katër ditë pas njoftimit tatimor Alice Koch pagoi, mori certifikatën e zhdoganimit nga zyra e taksave dhe mundi të largohej nga vendi.

Thesari Welfen/ DW: Trashëgimia mes artit dhe artit të grabitur

Do të rihapet rasti?

A është ky dokument një kthesë në çështjen e thesarit Welfen? Jo plotësisht: Komisioni për Grabitjen e Artit mund ta rihapë çështjen vetëm, nëse edhe Fondacioni i Trashëgimisë Kulturore Prusiane bie dakord. Pas një hezitimi disamujor ky duket se është i gatshëm ta bëjë këtë. "SPK do të pranonte të merrej me çështjen", thuhet në një deklaratë, "përderisa kërkesat të jenë sqaruar në përputhje me rregullat e procedurës." Për këtë ai duhet të kontaktojë përsëri me komisionin dhe avokatët e pasardhësve të Alice Koch "për të sqaruar pyetjet ende të hapura". Kryetari i komisionit, avokati Hans-Jürgen Papier, nga ana tjetër dëshiron ta përshpejtojë çështjen: "SPK është (...) e detyruar të pranojë menjëherë kërkesën e komisionit. Shqyrtimi i pranueshmërisë është vetëm çështje e komisionit."

Edhe pse në Gjermani nuk ka ende një ligj restitucioni, vendi respekton parimet e Deklaratës së Uashingtonit të vitit 1998. Në bazë të saj duhet të gjenden "zgjidhje të drejta dhe të rregullta” për artin e grabitur nga nazistët. Kjo ka qenë deri tani detyra e të ashtuquajturit komisioni Limbach, i quajtur sipas kryetares së tij të parë, gjyqtares tashmë të ndjerë të gjykatës kushtetuese Jutta Limbach. Në të ardhmen për çështjet e kontestuara do të vendosin gjykatat e arbitrazhit, të cilat ndryshe nga më parë mund të thirren edhe nga njëra palë në mosmarrëveshje./ DW

thesari welfen


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj