LIVE UPDATES
Bota

"Torturoi të ndaluarit në spitalet ushtarake gjatë sundimit të al-Assad!" Krime kundër njerëzimit, Gjermania dënon një sirian me burgim të përjetshëm

Alaa Mousa, 40 vjeç, u dënua për torturimin e të ndaluarve në spitalet ushtarake gjatë sundimit të Bashar al-Assadit.

16 Qershor 2025, 12:45 Nga M.B
"Torturoi të ndaluarit në spitalet ushtarake gjatë sundimit
Alaa Mousa gjatë shqiptimit të dënimit nga një gjykatë në Frankfurt. 16 qershor 2025.

GJERMANIA- Një gjykatë gjermane ka dënuar një mjek sirian me burgim të përjetshëm pasi e gjeti fajtor për krime kundër njerëzimit. Alaa Mousa, 40 vjeç, u dënua për torturimin e të ndaluarve në spitalet ushtarake gjatë sundimit të Bashar al-Assadit. Krimet e kryera nga Mousa gjatë luftës civile siriane ishin “pjesë e reagimit brutal të diktaturës së Assadit dhe regjimit të padrejtë”, tha gjykatësi i rastit në Gjykatën e Lartë rajonale në Frankfurt, Christoph Koller.

Mousa është akuzuar për torturimin e pacientëve në spitalet ushtarake në Damask dhe Homs. Ai është akuzuar për 18 raste të torturës ndërmjet viteve 2011 dhe 2012. Në një rast, Mousa thuhet se ka djegur organet gjenitale të një adoleshenti dhe në një rast tjetër, ai i kishte injektuar një dozë vdekjeprurëse një të ndaluari që u kishte rezistuar rrahjeve. Përveç krimeve kundër njerëzit, gjykata e gjeti fajtor të pandehurin edhe për vrasje, torturë dhe krime të luftës.

Mousa ka mohuar akuzat gjatë gjykimit, që u përmbyll disa muaj pasi Assadi u rrëzua nga pushteti në dhjetor të vitit 2024. Mousa kishe shkuar në Gjermani më 2015 me një vizë për punëtorë të kualifikuar, së bashku me qindra mijëra sirianë që ishin larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës civile. Ai vazhdoi të punonte si mjek në Gjermani deri kur u arrestua në qershor të vitit 2020.

Sipas prokurorëve, Mousa kishte punuar në spitalet ushtarake në Homs dhe Damask, ku kundërshtarët politikë që mbaheshin nga qeveria dërgoheshin për trajtim. Por, në vend se të merrnin trajtim mjekësor, pacientët torturoheshin “dhe vriteshin”, thanë prokurorët. Gjatë gjykimit, dëshmitarët, që përfshinin kolegë të të pandehurit dhe persona që kishin qenë të ndaluar, e identifikuan Mousan si person që kishte marrë pjesë në tortura.

Në nisje të gjykimit më 2022, Mousa i tha gjykatës se kishte qenë dëshmitar i rrahjeve, por mohoi se kishte rrahur pacientët. Ai tha se kishte frikë të fliste për gjërat që kishte parë për shkak të policisë ushtarake, që sipas tij, kishte nën kontroll spitalin. Në Gjermani, disa mbështetës të regjimit të Assadit janë gjykuar nën parimin ligjor të “drejtësisë universale”. Ky parim lejon që një shtet të zhvillojë procedurë gjyqësore për krime serioze dhe të ndjekë njerëz që i kanë kryer këto krime në shtete të tjera.

Gjykimi i parë në botë për krimet e kryera në Sirinë gjatë regjimit të Assadit kishte nisur më 2020 në Gjermani. I akuzuari, një ish-kolonel i ushtrisë, u gjet fajtor për krime kundër njerëzimit dhe më 2022 u dënua me burgim të përjetshëm./ REL

gjermania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj