LIVE UPDATES
Bota

Tragjedia me 10 të vrarë në Malin e Zi/ Zhvillohen homazhet në Cetinje, dëshmitari: Ndiej vetëm inat

Të dielën të afërmit e viktimave mbajtën një shërbim përkujtimor, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryeministri e presidenti i vendit. Në çdo fotografi të viktimave ishte vendosur një trëndafil i bardhë. 

14 Gusht 2022, 16:19 Nga k.m.
Tragjedia me 10 të vrarë në Malin e Zi/ Zhvillohen homazhet
Foto ilustruese

Një ceremoni përkujtimore u mbajt të dielën në Cetinje të Malit të Zi për ata që humbën jetën pasi një sulmi me armë zjarri nga një 34-vjeçar. Dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, u vranë të premten dhe Policia thotë se autori kohët e fundit kishte shfaqur një “ndryshim në sjellje”.

Familjet e viktimave, së bashku me zyrtarët më të lartë malazezë morën pjesë në ceremonin për të bërë nderimet e tyre. Për tragjedinë Mali i Zi shpalli tre ditë zie kombëtare të shtunën. Në qytetin e Cetinjes mbizotëron heshtja dhe dhimbja për 10 personat e vrarë ditën e premte nga 34-vjeçari Vuk Boriloviç.

Të dielën të afërmit e viktimave mbajtën një shërbim përkujtimor, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryeministri e presidenti i vendit. Në çdo fotografi të viktimave ishte vendosur një trëndafil i bardhë. Nga hetimet paraprake Policia thotë se autori i sulmit kohët e fundit kishte shfaqur një “ndryshim në sjellje”. Vuk Boriloviç përdori një armë gjuetie për të qëlluar fillimisht për vdekje dy fëmijë, 8 dhe 11 vjeç, dhe nënën e tyre. Kjo e fundit jetonte si qiramarrëse në shtëpinë e tij në qytetin e Cetinjes.

Më pas 34-vjeçari doli në rrugë dhe qëlloi pa shkak ndaj 13 persona të tjerë. Shtatë prej tyre humbën jetën. Personi i armatosur u qëllua për vdekje më vonë pas një përplasje me Policinë. Autoritetet ende vijojnë hetimet, ndërsa njerëzit e afërt me sulmuesin thanë se ai kohët e fundit kishte filluar të shfaqte një “ndryshim në sjellje, por ata nuk kishin parë shenja se ai mund të kryente një krim të tillë”. Sipas tyre 34-vjeçari kishte lënë dhe një takim me një specialist të shëndetit mendor.

Në deklaratën e Policisë thuhet se oficerët e zbatimit të ligjit të dërguar në vendngjarje u sulmuan nga 34-vjeçari dhe me pas u kundërpërgjigjën duke qëlluar ndaj tij të paktën 20 herë dhe duke e plagosur rëndë.

“Është ende duke u hetuar nëse ai vdiq si rezultat i plagosjes së rëndë nga Policia apo nga plumbat që dolën nga arma e një banori lokal”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Dëshmitarët e sulmit nga tronditja e madhe ende nuk mund ta kuptojnë atë që kanë ndodhur. Ata flasin për skena kaotike dhe tmerrit teksa personi i armatosur qëllonte drej njerëzve të pafajshëm që po bënin punët e tyre të përditshme.

“Nuk mendoj se një njeri normal mund ta bëjë këtë, në atë moment diçka duhet t’i ketë shkuar keq në kokë dhe ai nisi të qëllonte për aq kohë sa kishte municion. Kjo është një tragjedi e paprecedentë, nuk mund të përshkruhet kurrë me fjalë” , thotë Sreten Vujoviç, banor në Cetinje.

“Ndiej vetëm inat. Jam i vetëdijshëm që asgjë nuk do të jetë si më parë, shumë familje janë thyer, është e papërshkrueshme me fjalë”, thotë Bajko Stanojeviç, një tjetër banor.

Gjashtë personat e plagosur janë dërguar në spitalet e Cetinjes dhe Podgoricës dhe tre prej tyre janë ende në gjendje të rëndë në terapi intensive.

“Pacienti i parë ndodhet në repartin neurokirurgjik ku po e trajtojnë kolegët e mi. Tre të tjerë janë në terapi intensive ende pas operacioneve që kanë bërë. Ata do të qëndrojnë në terapi intensive”, thotë Ivan Terzic, neurokirurg. Për tragjedinë Mali i Zi shpalli tre ditë zie kombëtare të shtunën./ Marrë nga VOA

masakra ne malin e zi cetinje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj