Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Demonstruesit fillimisht qëndruan të heshtur për t’i nderuar të vrarët dhe të plagosurit. Ata i varën 12 trëndafila në gardhin mbrojtës metalik përreth oborrit të selisë së Qeverisë në Podgoricë, duke simbolizuar numrin e të vrarëve.
MAL I ZI- Disa qindra malazezë kanë protestuar të premten pranë ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi në Podgoricë, duke kërkuar përgjegjësi nga udhëheqësia politike e sistemit të sigurisë, pas vrasjes së 12 njerëzve më 1 janar në Cetinje. Aco Martinoviç vrau dymbëdhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë, dhe plagosi katër të tjerë më 1 janar në Cetinje. Disa orë më vonë, ai kreu vetëvrasje.
Dy djem të moshës 8 dhe 13-vjeçare ishin në mesin e të vrarëve. Demonstruesit fillimisht qëndruan të heshtur për t’i nderuar të vrarët dhe të plagosurit. Ata i varën 12 trëndafila në gardhin mbrojtës metalik përreth oborrit të selisë së Qeverisë në Podgoricë, duke simbolizuar numrin e të vrarëve.
Më vonë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për veprimet e autoriteteve atë mbrëmje, ata brohoritën "Ku ishit më 1 janar?”, “Ku është Daniku Danillo Sharanoviç [ministri i Brendshëm] që nuk shfaqet?", "A e kanë fajin qytetarët?" dhe " Vrasës”.
“Duhet të ishit në Cetinje, jo të na ruani neve këtu”, brohoritën qytetarët, duke aluduar se Martinoviçi nuk ishte kapur as gjashtë orë pas kryerjes së vrasjeve.
Ata kanë brohoritur edhe emrat e djemve të vrarë “Jovan” dhe “Vukan”. Një pjesë e turmës u përpoq ta thyente gardhin mbrojtëse në disa raste.
"Ne kemi fëmijë dhe kemi frikë se dikush do të përsërisë diçka të ngjashme. Kë po mbroni ju, ne nuk jemi të armatosur dhe nuk kemi armë ilegale", tha Dushan Drakiç nga Podgorica duke iu drejtuar policëve që ruanin ndërtesën e Qeverisë.
Drakiq në këtë mënyrë iu referua pretendimeve të policisë, e cila më 1 janar njoftoi se arma me të cilën Martinoviçi kreu vrasjet ishte “pa leje".
Drakiç kërkoi nga autoritetet të verpojë, duke theksuar se “përndryshe kjo tragjedi do të na trokasë në derën e të gjithëve”. Të enjten, qytetarët në disa qytete të Malit të Zi bënë nderimet e tyre për viktimat e Cetinjës duke ndezur qirinj.
Vrasja në Cetinje ishte e dyta e shumëfishtë në këtë qytet në dy vjetët e fundit. Në gusht të vitit 2022, Vuk Boriloviç vrau 10 njerëz dhe plagosi 6 të tjerë, para se të kryente vetëvrasje.
Për shkak të vrasjes në Cetinje, për të dielën më 5 janar janë paralajmëruar dy protesta – në Cetinje dhe në Podgoricë, para Ministrisë së Punëve të Brendshme./REL
Elon Musk SHBA- Miliarderi amerikan Elon Musk i ka bërë thirrrje mbretit Charles të shpërndajë parlamentin dhe të u...
john kirby SHBA- Shtëpia e Bardhë po punon shumë për të garantuar sigurinë për inaugurimin e presidentit të sa...
foto ilustruese ITALI- Ministria e Jashtme e Iranit e ka thirrur në një takim ambasadoren italiane në Teheran të premten, për t&eu...
aksidenti MAQEDONI E VERIUT- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Rashçe-Saraj në Maqedoninë ...
Volodymyr Zelenskyy, Donald Trump UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump mu...
Giorgia Meloni ITALI- Giorgia Meloni u duk si e dobët por e vendosur për të përmbysur të gjitha parashikimet. Corriere della Sera ...
sara duterte FILIPINE- Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka shkarkuar nga detyra nënpresidenten e tij, Sara Duterte ,...
kryeministri dhe presidenti KROACI- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka akuzuar sot kryeministrin dhe kryetarin e Bashkimit Demokr...
pamje nga aksidenti KAZAKISTAN- Rreth 100 automjete janë përfshinë në një aksident në Kazakistan në rrugën Astana-S...
Bratislav Zhivkoviç UKRAINË- Lideri i grupit ekstremist serb të njohur si çetnikët, Bratislav Zhivkoviç, ësht&eum...