All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Zv/kryeministri i vendit: U ndjemë të tronditur nga lajmi! Institucionet shtetërore po veprojnë me shpejtësi...

Mexhiti me tej tha se në të kaluarën kanë ndodhur tragjedi të tilla, si ajo e spitalit të Tetovës, ku u dogjën pacientët, rasti i autobusi të djegur në Bullgari, dhe asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi dhe dënim askush për këto raste.

17 Mars 2025, 16:22 Nga E. D
Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Zv/kryeministri i vendit: U
Izet Mexhiti
All - Paragraf - 1

MAQEDONIA E VERIUT- Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka folur në lidhje me tragjedinë pas zjarrit që shpërtheu në lokalin e natës në Koçan. Sipas tij, institucionet shtetërore po veprojnë me shpejtësi për këtë rast, ku për momentin janë ngritur akuza penale ndaj 11 personave ndërkohë që tregoi momentin se si u mor vesh lajmi i keq. Mexhiti me tej tha se në të kaluarën kanë ndodhur tragjedi të tilla, si ajo e spitalit të Tetovës, ku u dogjën pacientët, rasti i autobusi të djegur në Bullgari, dhe asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi dhe dënim askush për këto raste.

Mexhiti theksoi se ky rast është një mundësi për të treguar angazhimin e institucioneve për të mbajtur përgjegjësinë dhe për të garantuar drejtësinë, duke siguruar që askush nuk është mbi ligjin dhe se veprimet e shpejta do të vijojnë për të parandaluar tragjedi të ngjashme. Gjithashtu ai theksoi se ka dyshime për falsifikim të një licence dhe për të dhëna të gabuara, të paraqitura në arkiv si kompani ndërkombëtare për klub nate, por kur shikohet dhe në shikim të parë, kuptohet që ky nuk ka standardet për një gjë të tillë.

“Ky lajm i zi dhe i kobshëm u shpërnda shumë shpejt në vend dhe ne që morëm informatat e para u ndjemë të tronditur. Në fillim na raportuan për 65 të vdekur nga përdorimi i mjeteve piroteknike në mënyrë jo të duhur në një objekt nate. Disa efektivë ishin në atë objekt për një proces rutinë për kontroll ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike, dhe në këtë moment në prezencë të tyre ka shpërthyer zjarri, ku gjithçka vazhdoi në mënyrën tragjike siç e kemi parë. Në të kaluarën kanë ndodhur tragjedi të tilla, si ajo e spitalit të Tetovës, ku u dogjën pacientët, rasti i autobusi të djegur në Bullgari, dhe asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi dhe dënim askush për këto raste.

Tani kemi vepruar me urgjencë, ku ndaj 11 personave janë ngritur akuza, dhe këta janë persona të niveleve të larta, si ministra apo kryetarë shtetërorë. Pra, porosia është që askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia do të veprojë kësaj here, që çdo kush të marrë dënimin e merituar. Këtu është marrë në pyetje ish-ministri i Ekonomisë dhe të gjithë ata që kanë pasur kompetenca në këtë drejtim. Ka dyshime për falsifikim të një licence dhe për të dhëna të gabuara, të paraqitura në arkiv si kompani ndërkombëtare për klub nate, por kur shikohet dhe në shikim të parë, kuptohet që ky nuk ka standardet për një gjë të tillë.

Prej së hënës në mëngjes po bëhet një rishikim total i të gjitha licencave për kabaret lokale, pa përjashtim, dhe nuk do të ketë tolerancë asnjë milimetër, nëse nuk plotësojnë një kusht, sado të vogël, dhe do të mbyllen në këtë rast. Mendoj se të gjitha vendet, edhe shqiptarët, mbrëmë bëmë një gjest në Sheshin Skënderbej, ku e ndamë dhimbjen me këtë komunë, për shkak se futbollisti i Shkupit ka humbur jetën atje në mënyrë tragjike, dhe ne e ndajmë njësoj dhimbjen, ashtu siç po e ndajnë të gjitha shtetet si Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, e cila ka ofruar direkt ndihmën e saj për pacientët dhe ndihma të tjera”, tha Mexhiti për Euronews. 

izet mexhiti

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj