6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas dëshmitarëve, Gorgievski fillimisht arriti të largohej nga ndërtesa, por u rikthye për të ndihmuar të tjerët. Fatkeqësisht, ai mbeti i bllokuar nga shembja e tavanit, duke humbur jetën së bashku me dhjetëra persona të tjerë, përfshirë disa të mitur.
MAQEDONI E VEIRUT- Zjarri masiv që përfshiu klubin e natës 'Puls' në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar një tragjedi të rëndë, duke marrë jetën e të paktën 59 personave. Ngjarja, e cila ka tronditur opinionin publik, ndodhi gjatë një koncerti ku ndodheshin rreth 500 persona. Mes viktimave është edhe Andrej Gorgievski, një nga themeluesit e grupit të njohur të hip-hop-itDNK. Sipas dëshmitarëve, Gorgievski fillimisht arriti të largohej nga ndërtesa, por u rikthye për të ndihmuar të tjerët. Fatkeqësisht, ai mbeti i bllokuar nga shembja e tavanit, duke humbur jetën së bashku me dhjetëra persona të tjerë, përfshirë disa të mitur.
Kush ishte Andrej Gorgievski?
I lindur dhe rritur në Shkup, Gorgievski ishte një nga figurat kryesore të hip-hop-it maqedonas. Ai e themeloi DNK në fillim të viteve 2000 së bashku me Vladimir Blažev, i cili ndodhet në spital me djegie të rënda. Grupi DNK u bë i njohur për temat sociale, miqësinë dhe dashurinë në tekstet e tyre, duke prodhuar hite si Fala, Ako utre me nema, Srce, Amajlija dhe Romani.
Ndër viktimat e tragjedisë janë gjithashtu tastieristi Filip Stefanovski, kitaristi Aleksandar Kolarov, bateristi Gorđi Gorđiev dhe vokalistja mbështetëse Sara Projkovska. Mes të ndjerëve janë edhe beatboxeri Martin Atanasovski dhe Igor Velkov, një tjetër baterist i grupit.
Këngëtarja e njohur maqedonase, Kaliopi, reagoi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Andrej. Zemra ime po copëtohet. Humanizmi yt shkëlqeu edhe në çastet e fundit, duke shpëtuar jetë. Nuk duhej të ishte kështu… Ndihem e pikëlluar dhe e zemëruar.”
Autoritetet maqedonase kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, ndërsa sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet të jetë shkaktuar nga efektet skenike vizuale që ndezën një pjesë të çatisë prej druri. Klubi rezulton të ketë funksionuar me një licencë të falsifikuar dhe me mungesa të rënda në kushtet e sigurisë.
Pronari i klubit, i cili tentoi të largohej nga vendi, është arrestuar së bashku me 19 persona të tjerë, përfshirë ish-zyrtarë shtetërorë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e cilësoi ngjarjen si një “vrasje masive”, duke premtuar ndëshkime të rrepta për përgjegjësit. Tragjedia ka shkaktuar një valë pikëllimi dhe zemërimi në vend, ndërsa qeveria ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare në nder të viktimave.
Foto nga vendngjarja MAQEDONI E VERIUT- Tensionet dhe reagimet e ashpra te qytetarëve dhe protestuesve në Maqedoninë e Veriut, vazhdojn...
pamje nga vendngjarja MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut është në zi pas tragjedisë që ndodhi në diskotekë...
Foto nga vendngjarja MAQEDONI E VERIUT- Damjan Danevski, Filip Ivanovski, Dragana Minova dhe Stefanija Sokolovska janë nxënësit e Shkoll&eum...
SHBA SHBA- 40 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë fundjavës pasi tornadot dhe stuhit&e...
timco mucunski SHKUP- Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Timço Mucunski ka deklaruar sot se qeveria do të...
Foto nga vendngjarja MAQEDONI E VERIUT- Studentët e universiteteve në Maqedoninë e Veriut janë solidarizuar me tragjedinë q&e...
MAQEDONI E VERIUT- Ka eskaluar protesta në Koçan. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e komunë...
Foto ilustruese SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Ushtria e Serbisë dhe Njësia e Policisë Ushtarake &ld...
Arben Taravari MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 135 pacientë gjithsej po trajtohen në kl...
Foto ilustruese KROACI- Vendi është emblematik i sfidave demografike me të cilat përballet Europa Lindore – rajoni që po p&e...