Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Anderson Torres, pak ditë më parë deklaroi se provat e gjetura nga policia nga bastisja në shtëpinë e tij ishin të deformuara.
BRAZIL- Anderson Torres, i cili shërbeu si Ministër i Drejtësisë gjatë presidencës së Bolsonaros, u arrestua në aeroport pasi akuzohet për “mosveprim” dhe “bashkëfajësi” në pushtimin e Kongresit pak ditë më pare. Ai u prangos teksa kthehej në atdhe, pasi ndodhej me pushime në Florida.
Anderson Torres, pak ditë më parë deklaroi se provat e gjetura nga policia nga bastisja në shtëpinë e tij ishin të deformuara.
Urdhri i arrestit ishte lëshuar të martën nga Gjykatësi i Gjykatës së Lartë Alejandro de Moraes. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale, Andrey Rodríguez, tha më herët gjatë javës se “lëshime të ndryshme, gjoja të qëllimshme, të bëra nga ata që janë përgjegjës për sigurinë publike në Qarkun Federal, kontribuan në organizimin e akteve terroriste”. Policia braziliane gjeti një projekt-dekret në shtëpinë e Torres të enjten, për të cilin tha se dukej si një propozim për të ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve të tetorit që Bolsonaro humbi ndaj Luis Inacio Lula da Silva.
Sipas Anderson Torres, dokumenti ishte “ndarë në copa dhe pjesë” pasi u sekuestrua, kur ai nuk ishte në rezidencën e tij dhe ka të ngjarë të ishte pjesë e një grumbulli dokumentesh që do të shkatërroheshin.
Ç’ndodhi ditën e trazirave?
Qindra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Gjithçka erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor. Fabio Vieira, ish-komandant i policisë ushtarake të Qarkut Federal u arrestua të martën pasdite nga Policia Federale e Brazilit pasi akuzohet njësoj si Torres se ka rol në këto sulme.
Lidhja Demokratike e Kosovës KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon hetim për ndaj kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjo...
Këshilli Kombëtar Përfaqësuesit e partive politike në Luginën e Preshevës nuk arritën të merren vesh për ...
Euro Njohës të fushës së ekonomisë në Kosovë thonë se një marrëveshje përfundimtare për normali...
Lumi Vjosa TIRANË- Po kërkoni të rezervoni një udhëtim të madh këtë vit, por nuk mund të vendosni se ku të...
Robert Jenrick BRITANI E MADHE- Ministri britanik Robert Jenrick është shprehur i entuziasmuar që skuadrat e policisë së Britanis&...
Ukrainë UKRAINË- Një sulm rus me raketa goditi një godinë me apartamente të shtunën në qytetin lindor të Ukrai...
Britani e Madhe BRITANI E MADHE- Britanikët janë të përgatitur për borë javën e ardhshme dhe temperatura që pritet ...
Joe Biden SHBA- Një grup i tretë i dosjeve të klasifikuara nga Zëvendës Presidenca e Joe Biden ësht...
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid. AFGANISTAN- Duke iu përgjigjur kërkesës së Këshillit të Sigur...
Londër BRITANI E MADHE- Një ceremoni mortore është kthyer në një ‘arenë lufte’ në Londër. Mediat b...