14 Janar 2023, 18:44
Nga DOSJA
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid.
AFGANISTAN- Duke iu përgjigjur kërkesës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për heqje të kufizimeve ndaj të drejtave të grave në Afganistan, Qeveria e talibanëve ka thënë se nuk do të lejojë akte që shkelin Ligjin e Sheriatit.
“Emirati Islamik tenton të rregullojë të gjitha çështjet që lidhen me Ligjin e Sheriatit”, ka thënë zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid përmes një deklarate.
“Duke marrë parasysh përgjegjësinë që ka ndaj popullit dhe fesë, Emirati Islamik nuk mund të lejojë akte kundër Sheriatit brenda shtetit”.
Zëdhënësi i talibanëve u ka bërë thirrje shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të kuptojnë kërkesat fetare në shoqërinë tradicionale të Afganistanit dhe të mos i lidhin ato me ndihmën humanitare dhe çështjet politike.
Të premten, 11 shtete u kanë bërë thirrje talibanëve “që menjëherë të kthejnë mbrapsht masat shtypëse kundër grave dhe vajzave” në Afganistan, duke përfshirë sektorin politik, ekonomik, të edukimit dhe hapësirave publike.
Pas kthimit të talibanëve në pushtet, në gusht të vitit 2021, udhëheqësit e linjës së ashpër kanë kufizuar në masë të madhe të drejtat dhe lëvizjen e grave.
Aktualisht gratë dhe vajzat nuk mund të shkollohen pas klasës së gjashtë dhe as të shkojnë në universitet.
Shumë vende të punës tani janë të ndaluara dhe ato nuk mund të udhëtojnë vetëm në distanca të gjata.
Marrë nga REL
afganistan
Bota
14 Janar 2023, 18:38
F.M
Londër
BRITANI E MADHE- Një ceremoni mortore është kthyer në një ‘arenë lufte’ në Londër. Mediat b...
Bota
14 Janar 2023, 18:32
F.M
Dnipro
UKRAINË- Luftimet në Ukrainë kanë qenë relativisht statike në javët e fundit, pasi as rusët dhe as ukrainasi...
Bota
14 Janar 2023, 18:06
F.M
Derek Chollet
TIRANË- Këshilltari special i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet thotë se serbët do të duhet të pran...
Bota
14 Janar 2023, 17:47
F.M
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar hapur se në barrikadat e ngritura në ...
Bota
14 Janar 2023, 17:34
F.M
Challenger 2
UKRAINË- Challenger 2 është tanku kryesor i betejës i ushtrisë britanike që shumë shpejt do të mund t...
Bota
14 Janar 2023, 17:28
F.M
Maria Zakharova
RUSI- Premtimi i Britanisë së Madhe se do të furnizojë me tanke Challenge 2 Ukrainën ka sjellë dhe reagime ng...
Bota
14 Janar 2023, 16:20
F.M
Challenger 2
UKRAINË- Britania nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht numrin e tankeve që do të dërgojë në Ukrainë, por bes...
Bota
14 Janar 2023, 15:39
F.M
William Walker
KOSOVË- 24 vjet më parë, më 13 janar të vitit 1999 një polic serb tentoi ta vriste në Prishtinë kreu...
Bota
14 Janar 2023, 14:50
A.B
Ministri austriak i Shëndetësisë, Johannes Rauch, ka thënë se Austria synon të heqë të gjitha kufizimet për koron...
Bota
14 Janar 2023, 14:33
A.B
Rishi Sunak dhe Zelenskyy
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë...