LIVE UPDATES
Bota

Trazirat në Lindjen e Mesme/ Analiza: A mund t’i shfrytëzojë Irani përplasjet sektare për të rikthyer ndikimin në Siri?

Për vite me radhë, komandantët iranianë dhe përfaqësuesit e tyre mbështetën Qeverinë e Bashar al-Assadit, duke e kthyer Sirinë në një korridor tokësor, që lidhte grupet aleate në Irak dhe Liban.

23 Korrik 2025, 07:42 Nga M.B
Trazirat në Lindjen e Mesme/ Analiza: A mund t’i
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Në mes të përleshjeve vdekjeprurëse midis luftëtarëve druzë dhe milicive beduine në provincën Suveida, në jug të Sirisë, lind pyetja: a mund t’i shfrytëzojë Irani këto përplasje sektare për të rikthyer ndikimin që ndërtoi gjatë një dekade luftë civile? Për vite me radhë, komandantët iranianë dhe përfaqësuesit e tyre mbështetën Qeverinë e Bashar al-Assadit, duke e kthyer Sirinë në një korridor tokësor, që lidhte grupet aleate në Irak dhe Liban.

Por, që nga rrëzimi i papritur i dinastisë Assad në dhjetor të vitit të kaluar dhe tërheqja e pjesshme e forcave ruse, dominimi i Teheranit u dobësua. Tani, presidenti i përkohshëm i Sirisë dhe ish-udhëheqësi rebel, Ahmed al-Sharaa, po përballet me vështirësi në kontrollimin e fraksioneve të ndryshme, duke krijuar mundësi - por edhe rreziqe - për Teheranin në jug të vendit.

Dhuna e fundit shpërtheu pas rrëmbimit të një tregtari druz dhe hakmarrjeve me rrëmbime të tjera, që shpejt çuan në përleshje të përgjakshme. Të dyja palët kryen sulme dhe vrasje hakmarrëse. Kur forcat qeveritare siriane ndërhynë, ato u akuzuan për mbështetjen e beduinëve - çfarë shkaktoi përplasje të drejtpërdrejta me luftëtarët druzë. Ato u akuzuan edhe për vrasje të jashtëligjshme, plaçkitje dhe zjarrvënie në zonat ku jeton komuniteti druz.

Kjo është një pakicë fetare, e përqendruar në jug të Sirisë, që ka traditë vetëqeverisjeje dhe marrëdhënie të ndërlikuara me shtetin. Më 19 korrik u arrit një armëpushim mes Qeverisë, milicive druze dhe fisit beduin, i cili i ndaloi luftimet që zgjatën për një javë dhe shkaktuan mbi 1.000 viktima. Aktualisht, armëpushimi po mbahet, por me vështirësi. Strategjia afatgjate e Iranit mbështetet më pak në dislokime të hapura ushtarake dhe më shumë në krijimin e milicive lokale.

Kur dhuna shpërtheu në pjesën perëndimore të Sirisë në mars, disa e akuzuan Teheranin për nxitjen e trazirave, duke vënë në dukje se disa udhëheqës të milicive ishin trajnuar nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC). Në të njëjtën kohë, zyrtarët iranianë përpiqen të paraqiten si mbrojtës të sovranitetit sirian, duke i dënuar sulmet ajrore izraelite dhe duke paralajmëruar kundër ndërhyrjes perëndimore. Qëllimi nuk është thjesht ushtarak - Irani synon edhe rindërtimin e kapitalit politik mes sirianëve të lodhur nga lufta dhe të shqetësuar për dominimin e huaj.

Megjithatë, Teherani përballet me pengesa të mëdha. Druzët, që janë shumicë në Suveida, vazhdojnë të jenë shumë mosbesues ndaj Iranit dhe përfaqësuesve të tij shiitë. Fiset lokale sunite, të përfshira në luftërat e tyre të brendshme, tregojnë pak interes për mbështetje nga jashtë. Për ta vështirësuar edhe më shumë pozicionin e Iranit, është përfshirja më aktive e Izraelit në rajon. Që nga rënia e Assadit, forcat izraelite i intensifikuan sulmet ndaj objektivave - që dyshohet se ishin të lidhura me Iranin - pranë Lartësive të pushtuara të Golanit, duke u zotuar se do të pengojnë çdo përpjekje për rikthimin e ndikimit.

Zyrtarët izraelitë, madje, i justifikuan disa sulme ndaj pozicioneve siriane si mbrojtje të druzëve. Situatën e komplikon edhe më shumë peizazhi i përçarë lokal në Siri, ku besnikëritë ndryshojnë shpesh dhe sundimi i komandantëve lokalë bën që fitoret e Iranit të jenë kalimtare. Aleatët iranianë në disa vende të tjera - sidomos Hezbollahu në Liban - janë dobësuar tashmë nga humbjet e mëdha në luftimet e fundit me Izraelin. Por, përtej Sirisë, ata i intensifikuan aktivitetet. Rebelët Huthi në Jemen rikthyen sulmet në Detin e Kuq - pas disa muajsh në paqe - duke goditur dy anije tregtare.

Në Irak, milicitë proiraniane dyshohen për ndërprerjen e prodhimit të naftës në rajonin e Kurdistanit. Në muajt e fundit, forcat siriane dhe ushtria libaneze kapën edhe disa dërgesa me raketa që po shkonin në adresë të Hezbollahut, i cili është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe vende të tjera perëndimore. Këto veprime tregojnë se Irani dëshiron ta ruajë ndikimin e tij përmes rrjetit të milicive dhe aleatëve, si pjesë e strategjisë së tij për të frenuar kundërshtarët.

Edhe nëse dërgesat e mëdha dhe të rregullta të armëve nuk janë më të mundshme, Irani dëshiron të tregojë se mbetet me ndikim. Tash për tash, qasja e Teheranit ndaj Sirisë pritet të jetë me hapa të vegjël dhe në mënyrë të tërthortë, për shkak të mungesës së burimeve dhe vëmendjes më të madhe që i kushtohet. Në vend të veprimeve dramatike, do të mbështetet në transferime të fshehta armësh dhe në përpjekje për të rindërtuar aleanca lokale. Por, derisa Izraeli vëzhgon, përpjekjet e Iranit për të rifituar ndikim të madh në Siri, nuk do të jenë të lehta./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj