LIVE UPDATES
Bota

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën: Bie ndesh me qëndrimet tona në fushën e politikës së jashtme!

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi më 14 korrik se stërvitja, e quajtur “Rojtari i Paqes 2025”, do të zhvillohet në gjysmën e dytë të korrikut, në provincën Hebei në veri të Kinës. Viteve të fundit, Serbia ka blerë armë nga Kina, duke u bërë vendi i parë në Evropë që blen sistemin kinez kundërajror, FK-3.

22 Korrik 2025, 22:01 Nga DOSJA
BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën:
Foto

SERBI- Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. Me këtë veprim, Serbia bëhet vendi i vetëm kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që zhvillon stërvitje të tilla me Kinën.

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi më 14 korrik se stërvitja, e quajtur “Rojtari i Paqes 2025”, do të zhvillohet në gjysmën e dytë të korrikut, në provincën Hebei në veri të Kinës. Viteve të fundit, Serbia ka blerë armë nga Kina, duke u bërë vendi i parë në Evropë që blen sistemin kinez kundërajror, FK-3.

Për shkak të qasjes ndaj Kinës dhe Rusisë, Brukseli e ka paralajmëruar disa herë Serbinë. Edhe stërvitja ushtarake me Kinën u pa në të njëjtin kontekst kritik nga BE-ja.

“Serbia duhet të përmbahet nga veprimet dhe deklaratat që bien ndesh me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme”, ishte mesazhi nga Brukseli.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i BE-së tha se blloku dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme evropiane, për parime dhe vlera të përbashkëta.

“Neve na duhet që Serbia të na bindë për drejtimin e saj strategjik”, tha zëdhënësi i BE-së.

Si vend kandidat, Serbia e ka detyrim të përputhet me politikën e jashtme të BE-së, dhe Brukseli e ka kërkuar këtë shumë herë nga Beogradi. Serbia është ushtarakisht neutrale, por është anëtare e programit të NATO-s “Partneriteti për Paqe” dhe qëllim strategjik i saj është anëtarësimi në BE.

Akti i Ekuilibrimit i Beogradit

Megjithatë, Beogradi vazhdon të balancojë politikën e tij të jashtme midis Perëndimit, Kinës dhe Rusisë, e cila aktualisht është nën sanksione perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Nikolla Lluniq, analist serb i gjeopolitikës dhe sigurisë, beson se vendimi i Serbisë për stërvitje ushtarake me Kinën “e minon orientimin e deklaruar të Serbisë drejt BE-së”.

“Forcimi i ndërveprimit të njësive kineze dhe serbe i dërgon Perëndimit një mesazh të qartë gjeopolitik”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Para stërvitjes me Ushtrinë e Serbisë, Ushtria e Kinës zhvilloi në korrik të vitit 2024 manovra në Bjellorusi - së bashku me ushtrinë e këtij vendi - në kufi me NATO-n.

Ato u mbajtën në kohën e samitit të NATO-s në Uashington, ku udhëheqësit e aleancës ushtarake shprehën mbështetje “të padiskutueshme” për Ukrainën, ndërsa kritikuan ashpër Pekinin për mbështetjen e tij për Rusinë.

Sipas njoftimit të Ministrisë kineze të Mbrojtjes, stërvitja e planifikuar “do të kontribuojë në forcimin e aftësive luftarake të pjesëmarrësve dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy ushtrive”.

Ministria serbe e Mbrojtjes nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me qëllimin e kësaj stërvitjeje, e as se cilat njësi dhe sa ushtarë të Ushtrisë së Serbisë do të marrin pjesë. Përgjigje nuk ktheu as Ambasada e Kinës në Beograd.

Tash për tash, nuk ka informacione as nëse dhe kur do të mbahet një stërvitje e përbashkët në Serbi, pasi këto stërvitje zakonisht organizohen me rotacion. Lluniq thotë se nga njoftimi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes mund të kuptohet më shumë se bëhet fjalë për një stërvitje ushtarake, e jo për trajnim.

Ai thotë se trajnimet ushtarake nuk kanë emër, ndaj “Rojtari i Paqes 2025” është më i përshtatshëm për stërvitje ushtarake. NATO-ja nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë në lidhje me stërvitjen e paralajmëruar ushtarake mes Serbisë dhe Kinës.

Armët kineze në arsenalin e Serbisë

Serbia bleu nga Kina gjashtë dronë pa pilot CH-92A në vitin 2020 dhe, dy vjet më vonë, edhe sistemin raketor të mbrojtjes ajrore FK-3. Kështu, Serbia u bë operatore e këtyre raketave kineze dhe dronëve luftarakë në Evropë.

Gjatë prezantimit të pajisjeve të reja të Forcave të Armatosura të Serbisë në prill të vitit 2023, publikut iu prezantua edhe droni kinez CH-95.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi në fund të vitit 2024 se në Kinë është realizuar një trajnim për sistemin raketor FK-3, i cili mund të godasë lloje të ndryshme avionësh, helikopterësh, raketash lundruese dhe dronësh.

Brukseli dhe Uashingtoni kanë shprehur vazhdimisht shqetësim për blerjet e armëve ruse dhe kineze nga Serbia. Pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022, Serbia vendosi një moratorium për të gjitha stërvitjet ushtarake me partnerë të huaj.

Përjashtim bën stërvitja taktike ndërkombëtare “Ujku i Platinit”, në të cilën njësitë e Ushtrisë së Serbisë forcojnë aftësitë e tyre për të marrë pjesë në misione paqeruajtëse.

Stërvitjet “Ujku i Platinit” zhvillohen në Serbi që nga viti 2014 dhe në to marrin pjesë edhe anëtarë të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Lluniq thotë se pjesëmarrja e Serbisë në stërvitjen ushtarake me Kinën, bie ndesh me synimet që vetë Serbia i ka shpallur për politikën e saj të jashtme dhe e bën të paqëndrueshëm pretendimin e saj për neutralitet ushtarak.

“Është e qartë se moratoriumi mbështetet në kritere politike, jo parimore, dhe për këtë arsye, neutraliteti ushtarak i Serbisë, për shkak të kësaj qasjeje selektive, humb çdo besueshmëri ndërkombëtare”, thotë ai.

Stërvitjet e ardhshme ushtarake nuk do të jenë të parat midis Serbisë dhe Kinës në fushën e sigurisë. Viteve të kaluara, janë mbajtur edhe ushtrime mes njësive speciale të Policisë së Serbisë dhe asaj të Kinës, ndërsa që nga viti 2019 dy vendet kanë edhe një marrëveshje për patrulla të përbashkëta policore.

Vuk Vuksanoviq, nga Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, përmend edhe dokumentin kinez të Iniciativës Globale të Sigurisë (GSI), të vitit 2023. Në të, kujton ai, thuhet se Kina do t’i forcojë partneritetet dhe shkëmbimet e saj të sigurisë në fushën e arsimit ushtarak dhe policor.

Synimet më të gjera të Kinës dhe rritja e tregtisë

Vuksanoviq thotë se rritja e bashkëpunimit në siguri mes Serbisë dhe Kinës reflektohet përmes blerjes së pajisjeve ushtarake kineze, bashkëpunimit policor dhe teknologjisë kineze të mbikëqyrjes.

“Nga perspektiva e Serbisë, ky është vetëm një vazhdim i politikës shumëvektoriale dhe politikës balancuese”, vlerëson ai.

Ushtria dhe policia kineze, sipas Vuksanoviqit, kërkojnë partnerë për të fituar përvojë ndërkombëtare.

Ai thotë se vendet evropiane, kryesisht, nuk ishin të gatshme ta bënin këtë.

“Kjo [me Serbinë] është përpjekje për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe, në të njëjtën kohë, është shumë e dobishme për promovimin e Kinës si një fuqi e re globale në rritje”, thotë Vuksanoviq.

Në korrik të vitit 2019, përpara pushtimit rus të Ukrainës, në Gjermani u mbajt një stërvitje e përbashkët ushtarake-mjekësore midis saj dhe Kinës. Ajo u quajt “Ndihma e Kombinuar 2019” dhe në fokus kishte përgatitjen për reagim gjatë krizave humanitare.

Në media u përshkrua si ngjarja e parë për ushtrinë kineze në përpjekjet e saj për të krijuar lidhje më të ngushta me Evropën. Serbia dhe Kina, viteve të fundit, i kanë forcuar edhe marrëdhëniet ekonomike dhe politike, të cilat dy vendet i cilësojnë si “miqësi të çeliktë” dhe “partneritet strategjik”.

Gjatë vizitës së dytë të presidentit kinez, Xi Jinping, në Beograd, në maj të vitit 2024, u nënshkrua një deklaratë për thellimin e partneritetit strategjik dhe “ndërtimin e një bashkësie të Serbisë dhe Kinës, me një të ardhme të përbashkët në epokën e re”.

Beogradi së bashku me Parisin dhe Budapestin ishin tri adresat e vizituara nga Xi, gjatë vizitës së tij në Evropë në pranverën e vitit 2024. Kina, ndërkohë, u bë edhe partnerja më e madhe e tregtisë së jashtme të Serbisë për sa u përket importeve, të cilat arritën në 5.13 miliardë euro në vitin 2024.

Autoritetet në Beograd mbështeten te Kina kur bëhet fjalë për investime ekonomike dhe kredi. Ato, gjithashtu, llogarisin në mbështetjen e Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, sa i përket kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës./ REL

be kina serbia

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë