Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Thirrjet për më shumë zbulime në rastin Epstein janë intensifikuar në javët e fundit, përfshirë edhe nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump. Pavarësisht presionit, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson ka thënë se dhoma e tij nuk do të votojë për publikimin e dosjeve të Epstein para shtatorit.
SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë ka kërkuar një takim me Ghislaine Maxwell, ish-bashkëpunëtoren e Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se prokurorët kishin planifikuar ta pyesnin Maxwell-in, lidhur me çfarë di ajo për rastin Epstein. Ekipi ligjor i Maxwell i tha BBC-së se ishin në diskutime me qeverinë për këtë çështje.
Thirrjet për më shumë zbulime në rastin Epstein janë intensifikuar në javët e fundit, përfshirë edhe nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump. Pavarësisht presionit, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson ka thënë se dhoma e tij nuk do të votojë për publikimin e dosjeve të Epstein para shtatorit.
Blanche, i cili më parë shërbeu si avokati personal i Trump në gjyqin e tij penal të vitit 2024, tha se deklarata e Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së e 6 korrikut mbi Epstein "mbetet e saktë". Në atë deklaratë vihej në dukje se një shqyrtim i kohëve të fundit dhe i plotë i të dhënave të FBI-së në lidhje me rastin Epstein nuk zbuloi asnjë provë për të mbështetur një hetim kundër palëve të treta të paakuzuara.
"Ky Departament i Drejtësisë nuk i shmanget të vërtetave të pakëndshme, as përgjegjësisë për të ndjekur drejtësinë kudo që të çojnë faktet", tha Blanche të martën.
"Nëse Ghislane Maxwell ka informacione për dikë që ka kryer krime kundër viktimave, FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë do ta dëgjojnë atë që ajo ka për të thënë", shtoi ai.
Epstein, një abuzues seksual i dënuar, kreu vetëvrasje në një qeli burgu në New York në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat e trafikimit seksual. Javën e kaluar, Trump i udhëzoi Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi që t’i kërkonte një gjykate të publikonte të gjitha dëshmitë përkatëse të jurisë së madhe në këtë çështje.
Maxwell u shpall fajtore për ndihmën ndaj Epstein në abuzimin seksual të vajzave të reja. Ajo u dënua me 20 vjet burg në qershor 2022. Të martën, avokati i saj, David Oscar Markus, tha në një deklaratë: “Jemi mirënjohës ndaj Presidentit Trump për angazhimin e tij për të zbuluar të vërtetën në këtë rast.”
Më herët këtë vit, Maxwell i kërkoi Gjykatës së Lartë të rishikonte çështjen e saj. Departamenti i drejtësisë i bëri presion gjykatës që ta rrëzonte atë apel javën e kaluar. Gjatë gjithë gjyqit të Maxwell në vitin 2022, katër gra dëshmuan se ishin abuzuar si të mitura në shtëpitë e Epstein në Florida, New York, New Mexico.
Ftesa për takim e departamentit të drejtësisë është kritikuar tashmë nga disa në botën e MAGA-s. Laura Loomer, një teoriciene konspiracioni e ekstremit të djathtë që i pëlqen shumë Trump, vuri në dyshim pse intervista e Maxwell nuk u bë "që në ditën e parë".
"Mendoj se ajo që dua të di është nëse Departamenti i Drejtësisë në thelb po thotë nëse ata nuk janë takuar kurrë me Ghislaine Maxwell për ta pyetur ose intervistuar nëse ajo ka informacione në lidhje me krimet seksuale të kryera kundër të miturve", shkroi znj. Loomer në mediat sociale.
Por Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, njoftoi se do të pezullonte votimet në Dhomën e Përfaqësuesve deri në shtator, një vendim që shihet gjerësisht si një përpjekje për të shuar kërkesat për publikimin e dosjeve të Epsteinit.
Ai tha se votimet do të përfundonin të mërkurën në mbrëmje në atë që e quajti një përpjekje për të shmangur "lojërat politike" që lidhen me dosjet.
Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi një komision mbikëqyrës i Kongresit votoi për të thirrur Maxwellin për një dëshmi.
Foto GAZA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres denoncoi tmerrin dhe masakrat që kanë ndodhur në Rripin e...
Foto RUSI- Autoritetet ruse kanë përfshirë sistematikisht fëmijët në projektimin dhe testimin e dronëve për luft&eu...
foto ilustruese UKRAINË- Ligjvënësit ukrainas kanë vendosur për ashpërsimin e kufizimeve ndaj dy agjencive kryesore kundë...
Foto ANGLI- Britania të hënën ka vendosur sanksione të reja që synojne bandat të cilat ndihmojnë në kontrabandimin ...
Foto SHBA- Gjigandi amerikan i pijeve freskuese, Coca-Cola ka njoftuar se po planifikon të prezantojë një Coca-Cola të re të ë...
Vladimir Plahotniuc GREQI- Biznesmeni dhe ish- politikani, Vladimir Plahotniuc i cili u arratis nga Moldavia në vitin 2019 është arrest...
pamje nga aksidenti INDI- Kur u publikua raporti paraprak mbi rrëzimin e avionit të fluturimit 171 të Air India, i cili vrau 260 persona n&...
Foto IRAN- Një valë e të nxehtit që ka goditur Iranin. Përshkak të temperaturave të larta jan&...
Foto SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur të martën se do ta braktisin përsëri agjenc...
Foto ilustruese EUROPA- Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, CSU do të duhet të martën (22.07.) të shp...