LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja do të largohet përsëri nga UNESCO, 2 vjet pasi u ribashkua me organizatën

Ajo ka shtuar, në një komunikatë, se vendimi i UNESCO-s “për ta pranuar ‘Shtetin e Palestinës’ si shtet anëtar është tejet problematik, në kundërshtim me politikën e SHBA-së, dhe se i kontribuon ashpërsimit të retorikës kundër Izraelit brenda organizatës”. Vendimi do të hyjë në fuqi në fund të dhjetorit të vitit 2026.

22 Korrik 2025, 15:51 Nga N.F
SHBA-ja do të largohet përsëri nga UNESCO, 2 vjet pasi u
Foto

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur të martën se do ta braktisin përsëri agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për edukim, shkencë dhe kulturë, për shkak se besojnë se përfshirja e tyre në të nuk është në interesin e tyre kombëtar, dhe se UNESCO-ja mbështet gjuhë kundër Izraelit.

Ky vendim vjen vetëm dy vjet pasi Shtetet e Bashkuara iu ribashkuan UNESCO-s, pas largimit më 2018, gjatë administratës së parë të presidentit Donald Trump, raporton AP. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, ka thënë se tërheqja lidhet me agjendën e perceptuar të UNESCO-s për “mbështetjen e kauzave përçarëse sociale dhe kulturore”.

Ajo ka shtuar, në një komunikatë, se vendimi i UNESCO-s “për ta pranuar ‘Shtetin e Palestinës’ si shtet anëtar është tejet problematik, në kundërshtim me politikën e SHBA-së, dhe se i kontribuon ashpërsimit të retorikës kundër Izraelit brenda organizatës”. Vendimi do të hyjë në fuqi në fund të dhjetorit të vitit 2026.

Kjo do të jetë hera e tretë që SHBA-ja do të largohet nga UNESCO-ja, e cila ka selinë në Paris, dhe hera e dytë gjatë një administrate Trump. Ajo iu ribashkua agjencisë për herë të fundit më 2023, nën administratën e Joe Bidenit.

Drejtorja e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, ka thënë se me keqardhje “të thellë” ka pranuar vendimin e SHBA-së, por ka thënë se ai ishte i pritshëm, dhe se agjencia “është përgatitur për të”. Ajo ka mohuar akuzat për anim kundër Izraelit.

“Këto akuza... janë në kundërshti me realitetin e përpjekjeve të UNESCO-s, veçanërisht në fushën e edukimit për Holokaustin dhe luftën kundër antisemitizmit”, është shprehur ajo.

Administrata Trump njoftoi më 2017 se SHBA-ja do të tërhiqej nga UNESCO-ja, duke e akuzuar organizatën për anim kundër Izraelit. Vendimi hyri në fuqi një vit më vonë. SHBA-ja dhe Izraeli ndërprenë financimin e UNESCO-s, pasi organizata votoi për përfshirjen e Palestinës së shtet anëtar më 2011.

Tërheqja e SHBA-së pritet të ketë ndikim mbi UNESCO-n, për shkak se Uashingtoni mundëson një pjesë të buxhetit të organizatës. Por, UNESCO-ja pritet t'ia dalë, teksa ka diversifikuar burimet e financimit gjatë viteve të fundit, ndërsa kontributi i SHBA-së është tkurrur, duke përbërë vetëm 8 për qind të buxhetit të përgjithshëm të organizatës.

Azoulay është zotuar se UNESCO-ja do të vazhdojë të kryejë misionin e saj, pavarësisht “resurseve të reduktuara”, teksa ka bërë të ditur se organizata nuk po planifikon ta shkurtojë stafin e saj tani për tani.

“Qëllimi i UNESCO-s është t’i pranojë të gjitha kombet e botës, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të jenë gjithmonë të mirëseardhura”, është shprehur ajo.

“Ne do të vazhdojmë do të punojmë ngushtë me të gjithë partnerët tanë amerikanë në sektorin privat, në organizata të shkencës dhe jofitimprurëse, dhe do të zhvillojmë dialog politik me administratën dhe me Kongresin amerikan”, ka thënë Azoulay.

Shtetet e Bashkuara ishin tërhequr nga UNESCO-ja edhe gjatë administratës së Ronald Reaganit, më 1984, duke e konsideruar organizatën të keqmenaxhuar, të korruptuar dhe të keqpërdorur për avancimin e interesave të Bashkimit Sovjetik. SHBA-ja ishte kthyer në UNESCO më 2003, gjatë presidencës së George W. Bushit./ REL

unesco shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj