Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një kontekst personal, ajo foli për “periudhën e madhe” prej 16 vitesh në kancelari dhe për jetën pas politikës.
GJERMANIA- Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel iu referua një momenti të fortë personal nga një samit i G20 gjatë diskutimit të saj me drejtorin e medias greke "Kathimerini", Alexis Papachelas në Fondacionin Stavros Niarchos, në sfondin e ngjarjeve që shënuan krizën e borxhit grek. Ndër të tjera, ajo u pyet për rolin e Presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Barack Obama.
"Obama nuk e njihte mirë pjesën ligjore, objektivat e BQE-së. Rezerva Federale e SHBA-së ka përgjegjësi të tjera. Obama nuk i dinte të gjitha, në një moment shpërtheva në lot, më ishte bërë presion. Ai donte që ne t'i thoshim BQE-së të ofronte më shumë likuiditet. Këshilltarët e mi më thanë se nuk mund ta bëja një gjë të tillë, nuk do të pranohej as nga gjykatat gjermane, dhe unë ia kisha thënë këtë Obamës", tha Merkel.
Ish-kancelarja gjermane foli edhe në lidhje me një moment në G20 ku thotë se e trajtuan si një kal të sëmurë.
“Më trajtuan si një kal të sëmurë. Vazhdimisht kisha ndjesinë se isha pak e ngadaltë sepse nuk mund ta kuptoja se çfarë po më thuhej”, tha ajo.
Lidhur me marrëdhënien e saj me Vladimir Putinin, ajo tregoi një incident personal kur Kremlini, pavarësisht se e dinte frikën e saj nga qentë, e priti me një qen gjigant.
“Putin ka idenë që Rusia duhet të ndikojë në Ukrainë dhe Bjellorusi. Por këto janë shtete sovrane. Për të, rënia e BRSS ishte fatkeqësia më e madhe. Për mua, gëzimi më i madh", tha Merkel.
Duke komentuar mbi marrëdhëniet me SHBA-në, ajo tha se e respektonte votën për Trump.
“Trump dëshiron të bëjë një marrëveshje. Ai dëshiron të tërheqë vëmendjen. Madje e bëri edhe me mua nuk më shtrëngoi dorën në Zyrën Ovale”, tha ajo.
Në një kontekst personal, ajo foli për “periudhën e madhe” prej 16 vitesh në kancelari dhe për jetën pas politikës.
“Tani shkoj në teatër, shëtis nëpër pronën time të vogël në Berlin, takoj miq. Jam mirënjohëse për largimin, ishte e drejtë që të tjerët të merrnin përgjegjësi”, tha Merkel.
foto ilustruese EUROPË- Për shkak të një vale të nxehti përvëlues që është përhapur në të...
foto ilustruese GAZA- Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uas...
pamje nga vendngjarja UKRAINË- Një sulm me artileri nga forcat ruse goditi një spital në qytetin jugor të Ukrainës, Herson, ...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara e quajtën të martën vendimin e Iranit për të pezulluar bashkëpunimin me A...
foto ilustruese BRITANI E MADHE- Rreth 20,422 persona kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla deri më tani. Sipas shifrave të...
Kate Middleton BRITANI- Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka folur për sfidat afatgjata që ndryshuan jetën e saj gjatë rikuperimit p...
Ky imazh satelitor tregon impiantin bërthamor të Isfahanit të Iranit më 24 qershor 2025 LINDJE E MESME- Presidenti iranian Ma...
Mira Murati SHBA- Startup-i i ri i Mira Muratit "Thinking Machines Lab", ka tërhequr vëmendje për pagat jashtëzakonisht të la...
Keir Starmer dhe Rachel Reeves BRITANI- Ministrja e Financave e Britanisë së Madhe Rachel Reeves shpërtheu në lot sot në...
pamje nga vendngjarja SERBI- Një burrë ka tentuar t'i vë flakën vetes përpara ambienteve të selisë së pa...