LIVE UPDATES
Bota

Trump dhe DeSantis shikojnë tek shtetet e Super të Martës teksa përgatiten për lojën e gjatë të 2024-ës

Trump, kryesuesi i hershëm i garës republikane, dhe guvernatori DeSantis, i cili e pason atë, nuk është se po i injorojnë votuesit në shtetet që nisin garën republikane. Gjatë muajit të kaluar, ata të dy kanë mbajtur tubime dhe ngjarje të tjera të mëdha në Ajova, Nju Hempshër dhe Karolinën e Jugut, ndonjëherë edhe duke u shfaqur në të njëjtin shtet në të njëjtën ditë.

10 Korrik 2023, 18:10 Nga k.m.
Trump dhe DeSantis shikojnë tek shtetet e Super të Martës teksa
Donald Trump dhe Ron DeSantis

Ndërsa fushata për zgjedhjet paraprake presidenciale republikane intensifikohet këtë verë, shumica e kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë po e përqendrojnë vëmendjen tek shtetet Ajova dhe Nju Hempshër, që janë të parat që votojnë në zgjedhjet paraprake në fillim të vitit të ardhshëm. Por Ron DeSantis apo Donald Trumpi, nuk janë mes tyre. Guvernatori i Floridës do t'u drejtohet më shumë se 1,500 republikanëve besnikë të shtunën në Qendrën Muzikore të Qytetit të Neshvillit. Disa javë më vonë, ish-presidenti do të vizitojë shtetin e Alabamës për të kryesuar ngjarjen më të madhe të verës për republikanët në këtë shtet.

Trump, kryesuesi i hershëm i garës republikane, dhe guvernatori DeSantis, i cili e pason atë, nuk është se po i injorojnë votuesit në shtetet që nisin garën republikane. Gjatë muajit të kaluar, ata të dy kanë mbajtur tubime dhe ngjarje të tjera të mëdha në Ajova, Nju Hempshër dhe Karolinën e Jugut, ndonjëherë edhe duke u shfaqur në të njëjtin shtet në të njëjtën ditë.

Por ata po bëjnë më shumë se kandidatët e tjerë republikanë për të forcuar pozicionin e tyre në shtete si Tenesi dhe Alabama që do të mbajnë zgjedhjet e të ashtuquajturës Super e Marta. Kjo ditë ka numrin më të madh të delegatëve, të cilët kandidatët fitojnë shtet pas shteti.

Vetëm Trump dhe DeSantis, të cilët kanë grumbulluar dhjetëra miliona dollarë për të mbështetur fushatat e tyre, kanë burimet për të punuar përtej dy shteteve që shënojnë fillimin e procesit. Udhëheqësit e partisë republikane thonë se kjo është një strategji e zgjuar.

"Unë e di se të gjithë janë të përqendruar në Ajova dhe Nju Hempshër," tha Scott Golden, kryetar i partisë republikane në Tenesi, i cili vuri në dukje se votimi i hershëm në shtetin e tij fillon në mes të shkurtit, përpara se Karolina e Jugut zhvillon primaret. "Por ia vlen të marrësh pak kohë për të ardhur në Tenesi".

Për kandidatët presidencialë, Super e Marta është një datë kyçe – vitin e ardhshëm, ajo është më 5 mars – që mund ta çojë përpara ose t’i japë fund një fushate.

Të mbajtura jo shumë pas zgjedhjeve në shtetet e hershme si Ajova dhe Nju Hempshër, 14 garat primare mbahen në një zonë të gjerë gjeografike, nga Kalifornia dhe Teksasi në Masaçusets dhe Mein. Dita është gjithashtu një provë për aftësinë e një fushate për të organizuar mbështetësit, fuqinë e saj financiare dhe një shans për ata kandidatë që janë ende në këmbë për të kandiduar e për të marrë numrin më të madh të delegatëve të tyre.

Për shembull, në vitin 2016, dominimi i Trump në "Super të Martën" sinjalizoi se biznesmeni dhe ylli televiziv kishte të ngjarë të ishte kandidati i partisë republikane. Presidenti Joe Biden fitoi në mënyrë të ngjashme Super të Martën në vitin 2020, duke detyruar shpejt shumicën e rivalëve të tij të mbetur të braktisnin garën.

Në këtë cikël, Donald Trumpi dhe Ron DeSantis kanë marrë mbështetje të rëndësishme në shtetet e Super të Martës, duke filluar të punësojnë personel dhe duke përgatitur mbështetësit të trokasin derë më derë për të nxitur votuesit.

Fillimi i hershëm pasqyron besimin e kandidatëve se ata do të jenë në garë në muajin mars, kur fushata zakonisht mbyllet. Sondazhet publike tregojnë se Donald Trumpi aktualisht kryeson ndjeshëm, i ndjekur nga DeSantis, me kandidatët e tjerë që mbeten pas. Ata përfshijnë ish-nënpresidentin Mike Pence, Senatorin e Karolinës së Jugut Tim Scott, ish-ambasadoren e Kombeve të Bashkuara Nikki Haley dhe ish-guvernatorin e Nju Xhersit, Chris Christie.

Natyrisht, fitorja në zgjedhjet paraprake në shtetet e Super të Martës nuk është garanci për të fituar nominimin. Pas një hyrje të vonuar në garën presidenciale demokrate të vitit 2020, strategjia e miliarderit Mike Bloomberg ishte të anashkalonte garat e hershme dhe të fitonte në shtetet e Super të Martës. Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut shpenzoi mbi 500 milionë dollarë, por përfundoi shumë pas Biden në numrin e delegatëve.

Donald Trumpi dhe Ron DeSantisi nuk kanë qënë plotësisht të vetmit në shtetet e Super të Martës. Kandidatët, përfshirë ish-guvernatorin e Arkansasit, Asa Hutchinson, kanë udhëtuar në Kaliforni dhe shtete të tjera. Ambasadorja Haley është ndër ata që shkuan në Teksas për të vizituar kufirin e saj me Meksikën. Por fushatat e tyre kanë qenë pothuajse të fokusuara vetëm në shtetet e hershme.

Pence, një i krishterë evangjelik, e ka përqendruar kryesisht në Ajova fushatën, ku një pjesë e madhe e votuesve kryesorë republikanë janë evangjelikë. Christie po mbështetet te votuesit me bindje të pavarura në Nju Hempshër për të mbështetur kandidaturën e tij anti-Trump, ndërsa zonja Haley dhe senatori Scott shpresojnë për rezultate të mira në shtetin e tyre të Karolinës së Jugut, i cili voton 10 ditë përpara Super të Martës.

Kandidatët Trump dhe DeSantis kanë para për të zhvilluar një fushatë më të gjerë. Donald Trumpi do të raportojë se ka grumbulluar mbi 35 milionë dollarë vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, tha fushata e tij, ndërsa fushata e DeSantis tha se ai grumbulloi 20 milionë dollarë në vetëm gjashtë javë pasi shpalli kandidaturën.

Donald Trump hyri zyrtarisht në garë me avantazhin e madh të kandidimit dhe fitimit të garave në këto shtete më parë, dhe fushata e tij në shumë prej tyre nuk ka të ndalur që kur humbi zgjedhjet e vitit 2020. Në vitin 2021, për shembull, Donald Trumpi mbajti një tubim të titulluar "Save America" në Alabama që partia republikane tha se tërhoqi rreth 50,000 njerëz.

"Banorët e Alabamës kanë një marrëdhënie të veçantë me Donald Trumpin," tha kryetari i Partisë Republikane në Alabama, John Wahl, duke vënë në dukje se Trump fitoi me lehtësi zgjedhjet republikane në vititn 2016, kur ai ishte në garë me senatorët Ted Cruz nga Teksasi dhe Marco Rubio nga Florida për të fituar emërimin./VOA

donald trump ron desantis

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj