6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Trump, 78 vjeç, iu nënshtrua kontrollit mjekësor, i cili përfshiu teste kardiake dhe të shëndetit mendor, 11 prill në Qendrën Mjekësore Walter Reed në periferi të Uashingtonit.
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet në formë shumë të mirë, pasi iu nënshtrua kontrollit të parë mjekësor prej se u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. Trump, 78 vjeç, iu nënshtrua kontrollit mjekësor, i cili përfshiu teste kardiake dhe të shëndetit mendor, 11 prill në Qendrën Mjekësore Walter Reed në periferi të Uashingtonit.
Ai u tha gazetarëve në avionin presidencial se "u përgjigja saktë në çdo pyetje" në testin për shëndetin mendor dhe shtoi se jo vetëm që ka “zemër të mirë” por ka edhe “shpirt shumë të mirë”.
"Mendoj se shkoi mirë", tha Trump për ekzaminimin mjekësor, duke shtuar se i ishte nënshtruar “çdo testi që mund ta paramendoni”. Ai theksoi se raporti pritet të publikohet më 13 prill.
Presidentët amerikanë e kanë zakon të japin hollësi për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, megjithëse nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë.
Trump është akuzuar vazhdimisht për mungesë transparence në lidhje me shëndetin e tij, por Shtëpia e Bardhë tha se mjeku presidencial Sean Barbabella do të japë një përmbledhje të ekzaminimit dhe se "natyrisht" kjo do të bëhet publike.
"Mund të konfirmoj se presidenti është në formë shumë të mirë, siç e shihni pothuajse çdo ditë", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Trump, një adhurues i madh i golfit i cili nuk pi alkool apo cigare, është mburrur vazhdimisht për energjinë e tij që nga fillimi i mandatit të dytë, megjithatë është e ditur se ushqimi i shpejtë është dobësia e tij.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të tij të parë, Ronny Jackson, tha në vitin 2018 se me një dietë më të shëndetshme Trump mund të "jetojë deri në 200 vjet".
Ekzaminimet e bëra gjatë mandatit të parë treguan se Trump po merrte ilaçe për të trajtuar kolesterolin e lartë.
Raporti i Jacksonit sugjeronte se Trump duhet të humbiste 4.5 deri në 7 kilogramë, por në përgjithësi ishte me "shëndet të shkëlqyer" dhe pa shenja të "ndonjë problem me shëndetin mendor".
Një vit më vonë, një ekzaminim tregoi se presidenti 1.9 metra i gjatë peshonte 110 kilogramë. Që atëherë, Trump duket se ka humbur pak peshë.
Mosha dhe shëndeti mendor u bënë një çështje kryesore në zgjedhjet e vitit 2024, kur Trump dhe presidenti i atëhershëm, Joe Biden, u përballën si kandidatët më të vjetër në histori nga partitë kryesore.
Biden, tani 82 vjeç, u detyrua të tërhiqej nga gara pas një debati televiziv kundër Trumpit në qershor, gjatë të cilit pati vështirësi në të folur, duke shtuar shqetësimet për shëndetin e tij.
Që nga rikthimi në detyrë, Trump ka krahasuar vazhdimisht energjinë e tij me atë të Bidenit, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka akuzuar administratën e mëparshme për fshehjen e asaj që ajo e quan dobësim të shëndetit të Bidenit./REL
Foto Ilustruese OMAN- Irani nuk ka qenë kurrë më afër zhvillimit të një arme bërthamore. Ndërsa, trysnia e Shtetev...
Friedrich Merz GJERMANI- Kryetari i CDU-së Friedrich Merz duhet të zgjidhet më 6 maj si kancelari i ri. Këtë e njoftojn&...
Pamjet ATHINË- Një bombë ka shpërthyer pak pas orës 21:30 mbrëmjen e kaluar, jashtë ndërtesës së zyr...
GJERMANI- Ministri në detyrë i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) njoftoi një tjetër paketë furnizimesh me armë për ...
Foto nga vendi i ngjarjes ATHINA- Video e mëposhtme tregon momentin e shpërthimit jashtë zyrave të kompanisë Hellenic Train n...
Foto nga vendi i ngjarjes ATHINA- Një bombë ka shpërthyer pak pas orës 21:30 ora lokale, jashtë ndërtesës së z...
Foto ilustruese SHBA- A do të nxisin tarifat e Trump investimet e huaja në Amerikë? Kompani të ndryshme si Asahi dhe TSMC po zgjerojn&e...
foto ilustruese AFGANISTAN- Talibanët kanë kryer ekzekutime publike të katër personave më 11 prill, numri më i lartë i e...
Vladimir Putin dhe Steve Witkoff SHËN PETERSBURG - Takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarit të presidentit amerikan D...
Presidenti amerikan, Donald Trump SHBA - Presidenti amerikan, Donald Trump, po i nënshtrohet kontrollit të tij vjetor mjekësor, megjithat&eu...