11 Prill 2025, 22:06
Nga r.ll
foto ilustruese
AFGANISTAN- Talibanët kanë kryer ekzekutime publike të katër personave më 11 prill, numri më i lartë i ekzekutimeve të kryera brenda një dite që kur talibanët rimorën pushtetin, duke nxitur dënime nga grupe nga e mbarë bota.
Zyrtarët lokalë talibanë konfirmuan se individët, që ishin akuzuar për vrasje, u ekzekutuan para turmave që ishin mbledhur në provincat perëndimore të Farahut, Nimrozit dhe Badgisit.
Dëshmitarët okularë në një nga këto ekzekutime, që folën në kushte anonimiteti për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë, thanë se familjarët e viktimave qëlluan drejt të akuzuarve.
“Familjarët e [të akuzuarve] tyre ofruan para që familjarët e tyre të mos ekzekutoheshin, por familjarët e viktimave refuzuan. Njerëzit nuk i kuptojnë plotësisht këto çështje, këto ngjarje kanë një ndikim të madh psikologjik”, tha një person.
Në provincën Nimroz, talibanët ftuan civilët, shërbyesit civilë dhe personelin ushtarakë që të ishin dëshmitarë të një ekzekutimi në një stadium në Zaranj.
“Burri u qëllua nga familjarët e viktimës. Ta shihje këtë skenë ishte e tmerrshme. Askush nuk dëshiron të shohë një vrasje, edhe nëse një gjë e tillë thuhet se është një ndëshkim hyjnor”, tha një banor lokal.
Ekzekutimet, që janë pjesë e interpretimit të Ligjit islamik nga talibanët e linjës së ashpër, përshkruhen nga regjimi si “qisas” apo drejtësi ndëshkuese apo hakmarrëse. Që prej kur morën pushtetin në gusht të vitit 2021, talibanët kanë rifilluar që të aplikojnë dënime trupore dhe ekzekutimet publike, duke rikthyer praktikat gjatë sundimit të tyre shtypës në vitet ’90. Deri tani, të paktën 10 persona janë ekzekutuar publikisht.
Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se këto ndëshkime përbëjnë një shkelje të ligjit ndërkombëtar. Sipas tyre, përdorimi i ekzekutimeve si spektakël publik është jo vetëm çnjerëzor, por gjithashtu kontribuon në krijimin e një kulture frike dhe traume në komunitetet, që tashmë kanë kaluar dekada të tëra lufte dhe dhune.
Në një deklaratë të postuar në X, organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International dënoi ekzekutimet, duke i quajtur ato “të neveritshme”.
"Afganistan: Ekzekutimet publike, të neveritshme, të katër personave në provincat Nimroz, Farah dhe Badgis sot tregojnë për abuzimin alarmues të vazhdueshëm të talibanëve ndaj të drejtave të njeriut në shtet. Autoritetet de facto të talubanëve vazhdojnë të shkelin në mënyrë flagrante parimet e të drejtave të njeriut”, u tha në deklaratë.
“Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë presion ndaj talibanëve për të ndaluar këtë shkelje të hapur të të drejtave të njeriut dhe për të ndihmuar në garantimin e respektimit të garancive ndërkombëtare në Afganistan”.
Talibanët pretendojnë se ekzekutimet janë bërë pas “hetimesh transparente dhe procedurash gjyqësore”, por Kombet e Bashkuara dhe disa organizata për të drejtat e njeriut i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar mungesën e një sistemi funksional gjyqësor dhe mungesën e procesit të rregullt gjyqësor në gjykatat e talibanëve.
“Jemi të tmerruar nga ekzekutimet e katër burrave këtë mëngjes”, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në një postim në X, duke u bërë thirrje "autoriteteve de facto në Afganistan të vendosin një moratorium mbi përdorimin e dënimit me vdekje”./REL
ekzekutimet ne afganistan
Bota
11 Prill 2025, 22:01
A.Ll
Vladimir Putin dhe Steve Witkoff
SHËN PETERSBURG - Takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarit të presidentit amerikan D...
Bota
11 Prill 2025, 21:26
A.Ll
Presidenti amerikan, Donald Trump
SHBA - Presidenti amerikan, Donald Trump, po i nënshtrohet kontrollit të tij vjetor mjekësor, megjithat&eu...
Bota
11 Prill 2025, 21:19
A.Ll
Donald Trump
SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur optimizëm për mundësinë e arritjes së nj&eu...
Bota
11 Prill 2025, 20:52
A.Ll
Ekrem Imamoglu para gjykates
STAMBOLL - Ekrem Imamoglu, kryetari i Stambollit dhe një nga politikanët më të njohur të opozitë...
Bota
11 Prill 2025, 20:10
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Irani kërkon që të arrihet një marrëveshje “e vërtet dhe fer” me Uashingtonin p&e...
Bota
11 Prill 2025, 18:44
A.Ll
Pamje nga rrezimi i avionit ne Florida
FLORIDA - Një aksident ajror tragjik ka ndodhur në mëngjesin e së premtes në shtetin e Flor...
Bota
11 Prill 2025, 16:47
r.ll
altman, musk
SHBA- OpenAI, kompania që zhvillon modelin e inteligjencës artificiale ChatGPT, ka ngritur një padi kundër milia...
Bota
11 Prill 2025, 15:16
M.B
Steve Witkoff
SHBA- Një ndihmës i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Rusi në mes të një st...
Bota
11 Prill 2025, 15:11
r.ll
foto ilustruese
KINË- Në përgjigje të arsyes pse Pekini nuk po tërhiqet nga Donald Trump për tarifat, përgjigja ësh...
Bota
11 Prill 2025, 14:55
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Gjermania ka vendosur të ofrojë një mbështetje ushtarake prej 11 miliardë euro për Ukrainën. N...