Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Trump deklaroi gjithashtu se agjentja femër e paidentifikuar ishte aq e guximshme sa që dëshironte të merrte një plumb për presidentin e 45-të.
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u hodh në mbrojtje të një agjenteje femër të Shërbimit Sekret, e cila e mbrojti atë gjatë atentatit, pasi ajo u përball me kritika të ashpra në internet.
“Nuk e di se si nuk u goditën. Asnjëri prej tyre nuk ishte i ngadalshëm. Një grua që ishte në të djathtën time, ajo po më mbronte. Dhe u shtyp. Dhe u kritikua me lajme të rreme," u tha Trump mijëra njerëzve në një tubim në St. Cloud, Minesota, ndërsa kujtoi se si “plumbat fluturonin” dhe Shërbimi Sekret kishte nxituar për ta mbrojtur atë.
Trump deklaroi gjithashtu se agjentja femër e paidentifikuar ishte aq e guximshme sa që dëshironte të merrte një plumb për presidentin e 45-të.
“Epo, ju e dini, ajo nuk ishte mjaft e gjatë. Sepse unë jam i gjatë, dhe ajo nuk ishte mjaftueshëm e gjatë. Dhe ajo u kritikua – ajo ishte aq e guximshme, ajo më mbronte me gjithçka, donte të merrte një plumb”, tha Trump.
Bëhet e ditur se komentent e ish-presidentit vijnë pasi pas atentatit në Pensilvani, agjentja femër u kritikua nga ekspertët në internet, si dhe nga donatorët e vetë Trumpit.
“Shikoni këto agjente femra që nuk kanë ide se çfarë të bëjnë ose çfarë po bëjnë”, tha Dinesh D’Souza pas incidentit.
Matt Walsh tha se nuk duhet të ketë asnjë grua në Shërbimin Sekret pas atentatit.
“Nuk duhet të ketë asnjë grua në Shërbimin Sekret. Këto supozohet të jenë më të mirat, dhe asnjë nga më të mirat në këtë punë nuk janë gra”, tha Walsh.
Ndërkohë, CEO i Teslas, Elon Musk, argumentoi se agjentët e Shërbimit Sekret duhet të jenë mjaft të mëdhenj për ta mbuluar në këtë rast Trumpin.
“Mund të jetë një burrë apo një grua, për të qenë i qartë, thjesht duhet të jetë mjaft i madh për të bërë punën”, tha Musk.
pamje nga ngjarja ANGLI- Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Southport të Anglisë. Policia ka arrestuar nj&eum...
Foto ilustruese UKRAINË- Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda territorit të Rusisë mëngjesin e s&eu...
foto ilustruese KARAKAS- Në Venezuelë, Presidenti Nicolas Maduro dhe kundërshtari opozitar Edmundo Gonzales pretenduan të dy të h&...
Robert Menendez SHBA- Shkolla e Nju Xhersit do të rikthehet në emrin e saj të mëparshëm pasi Bob Menendez u shpall fajtor p&...
Foto ilustruese RUSI- Deri në 100 persona dyshohet se janë plagosur sot kur një tren pasagjerësh u përplas me një kamion...
foto ilustruese GJERMANI- Në fund, gjithçka përfundoi me një deklaratë të zbutur dhe jo të detyrueshme: "Me respekt t&...
Aksion GJERMANI- Për të anashkaluar censurën dhe përhapjen e mesazheve ekstremiste, Shteti Islamik përdor vazhdimisht teknologji t...
kim jong un me vajzen SEUL- Vajza e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un është duke u trajnuar për t’u bër&eum...
Aleksandar Vuçiç, Aleksandar Bocan-Harchenko BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë të dit...
Foto ilustruese SPANJË- Diabeti i tipit 1 tek fëmijët dhe adoleshentët shfaqet më pak tek ata kur nëna e ty...