LIVE UPDATES
Bota

Trump rrit doganën për automjetet, ekspertët e ekonomisë: Nga tarifat shtesë do të preket edhe SHBA!

Në qytetin e makinave të Detroitit, biznesi i shitjeve u shpreh me frikë, se konsumatorët do të shtyjnë blerjen e tyre të ardhshme të makinës.

27 Mars 2025, 10:53 Nga N.F
Trump rrit doganën për automjetet, ekspertët e ekonomisë:
Trump

SHBA- Presidenti Trump e bën realitet kërcënimin e tij: SHBA në të ardhmen do të vendosë një tarifë shtesë prej 25 për qind për të gjitha automjetet që nuk janë prodhuar në SHBA.

"Ky është fillimi i ditës së çlirimit të Amerikës”, deklaroi Donald Trump. Për një kohë të gjatë, vende të tjera kanë abuzuar me SHBA si kuti kursimesh dhe e kanë vjedhur, por kjo tanimë ka marrë fund, tha presidenti amerikan.

Në të ardhmen, një tarifë shtesëprej 25 për qind do të zbatohet për të gjitha makinat e importuara – pavarësisht se ku prodhohen në botë ato. "Ato hyjnë në fuqi më 2 prill dhe nga data 3 e tutje do të merren paratë”, deklaroi Trump. Presidenti amerikan siguroi, se këto tarifa nuk janë më të negociueshme, por "të përhershme".

Trump premton, se tarifat shtesë jo vetëm që do të gjenerojnë miliarda dollarë të ardhura shtesë për SHBA-në - para të mjaftueshme për të ulur taksat dhe për të shlyer malin e borxhit, sipas tij. Edhe industria vendase e automjeteve do të bëhet sërish e madhe, sepse për të shmangur tarifat, prodhuesit e makinave në të ardhmen do të prodhojnë tërësisht në SHBA, beson Trump.

"Kjo është shumë emocionuese. Dhe do të çojë në ndërtimin e fabrikave të reja të makinave. Shifra siç nuk i kemi parë kurrë. Edhe për sa i përket vendeve të punës", tha Trump. Por ai gjithashtu pranon: "E gjitha do të marrë pak kohë."

Nga tarifat shtesë do të preket edhe SHBA

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se llogaria e Trump mund të mos funksionojë. Sipas tyre çmimet e makinave për konsumatorët amerikanë fillimisht do të rriten masivisht. Edhe për markat amerikane. Pasi edhe automjetet amerikane gjithashtu përbëhen kryesisht nga komponentë që janë ndërtuar në Meksikë ose Kanada. Në qytetin e makinave të Detroitit, biznesi i shitjeve u shpreh me frikë, se konsumatorët do të shtyjnë blerjen e tyre të ardhshme të makinës.

"Ajo që na shqetëson është se makinat tashmë kushtojnë mesatarisht 49,000 dollarë – pothuajse si kurrë më parë”, citon Glenn Stevens, portali i ARD, "tagesschau". Ai është kreu i MichAuto, shoqata e industrisë së automobilëve në Michigan. "Edhe rritjet e vogla të çmimeve mund të ndikojnë në kërkesë. Dhe kjo gjithashtu ka një ndikim në zinxhirët e furnizimit, kostot e prodhimit dhe ndoshta edhe kostot e vendeve të punës."

Vendosja e tarifave të automjeteve shihet si një përshkallëzim i mëtejshëm nga partnerët e SHBA. Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney, për shembull, flet për një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vendit të tij - dhe kërcënon me kundërtarifa. Presidentja e Komisionit të BE-së,  Ursula von der Leyen shpreh keqardhje për vendimin e Trump dhe dëshiron të vazhdojë të punojë për një zgjidhje të negociuar./DW

trump dogana ekspertët e ekonomisë shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj