LIVE UPDATES
Bota

Analiza: “Gatishmëria 2030”, si po planifikon Evropa të riarmatoset dhe a mund ta përballojë?

Evropa planifikon të vendosë një prag minimal që 65 për qind e komponentëve ushtarakë të kualifikuar për financim duhet të jenë evropianë.

27 Mars 2025, 07:34 Nga M.B
Analiza: “Gatishmëria 2030”, si po planifikon Evropa të
Foto ilustruese

EUROPA- Bashkimi Evropian është angazhuar për të forcuar kapacitetet evropiane të mbrojtjes. Propozimi i Komisionit Evropian, i emërtuar fillimisht “Riarmatosja e Evropës” dhe tani i njohur si “Gatishmëria 2030”, i jep përparësi furnizimit me pajisje strategjike, si mbrojtja ajrore dhe raketore, sistemet e artilerisë, raketat, municionet dhe sistemet me dron dhe anti-drone. Shpenzimet ushtarake do të përjashtoheshin nga kufizimet strikte fiskale evropiane.

Nëse çdo shtet anëtar do të shpenzonte 1.5% të PBV-së së tij për mbrojtjen, mesatarisht, shuma e kombinuar do të ishte 650 miliardë euro. Përveç kësaj, plani parashikon 150 miliardë euro kredi për të blerë kapacitete mbrojtëse të prodhuara kryesisht në Evropë. Burime shtesë financimi për mbrojtjen janë në studim, duke përfshirë mobilizimin e financimit privat.

BE po studion gjithashtu harmonizimin e kërkesave dhe prokurimet e përbashkëta për të siguruar një treg më efikas, për të ulur kostot, për të garantuar qasjen ndërkufitare në zinxhirët e furnizimit dhe për të rritur konkurrencën e sektorit të mbrojtjes në tërësi. Në total, rreth 2500 NVM operojnë në industrinë e mbrojtjes të BE-së. Në periferi të Pragës, kryeqyteti i Republikës Çeke, në njërën prej tyre, çdo vit 60 personel prodhojnë 70 automjete ajrore pa pilot.

Këto UAV kanë aplikime civile dhe ushtarake. Ato aktualisht janë duke u përdorur për vëzhgim, komunikim dhe operacione të inteligjencës në zonat e konfliktit në Ukrainë dhe Irak. Modeli i tyre i fundit sapo ka marrë një certifikim kyç që duhet të ndihmojë në përshpejtimin e vendosjes së tij nëpër anëtarët e NATO-s, pohon Ladislav Semetkovský, CEO i kompanisë.

“Procesi i certifikimit ka vazhduar për pesë vjet me mbi 40 ekspertë që punojnë në të”, shpjegon Semetkovský.

Qarkullimi i kompanisë këtë vit duhet të jetë rreth 40 milionë euro. Ajo ka krijuar një partneritet me gjigantin evropian Airbus Defense and Space. Menaxherët thonë se UAV-të e tyre janë prodhuar tërësisht në Evropë.

“Unë mendoj se kompanitë si ne janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ruajtjen e sigurisë së Evropës, sepse industria vendase e mbrojtjes mund të sigurojë furnizimin dhe funksionimin e qëndrueshëm të çdo teknologjie, qoftë ushtarake apo civile. Pra, bashkëpunimi me prodhuesit evropianë është vendimtar për mbrojtjen e Evropës”, thotë Semetkovský.

Megjithatë, ky bashkëpunim shpesh i ka lënë ata të frustruar, thonë menaxherët, pasi burokracia dhe rregullimi i tepërt kanë kufizuar nënshkrimin e kontratave që do të rrisnin efektivisht prodhimin dhe do të krijonin më shumë vende pune.

“Unë me të vërtetë mendoj se problemi më i madh është se politika është larguar nga ajo që mund të bëjë një industri vërtet inovative dhe ka, le të themi, një hendek ose thjesht mungesë dialogu me njëri-tjetrin. Dhe ky mund të jetë një burim shqetësimi për industrinë, kur bëhet fjalë për prokurimet publike, për shembull. Ne kemi nevojë për një komunikim më të madh dhe më të mirë midis Shteteve, kërkimit, zhvillimit dhe industrisë. Kjo është mjaft e zakonshme në Shtetet e Bashkuara, dhe gjithashtu këtu në Evropë ne duhet të mësohemi me të dhe ta mbështesim atë”, thotë Jan Sechter, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Primoco UAV.

Sektori i mbrojtjes i Evropës ofron rreth 600,000 vende pune dhe skenari i ri mund të ndihmojë për të ofruar edhe më shumë. Por a mund ta përballojë vërtet Europa – e ngarkuar me borxhe – këtë përpjekje masive për riarmatim në situatën aktuale të paqëndrueshme ekonomike? Në Pilsen, Zdeněk Rod, një Asistent Profesor për Sigurinë Ndërkombëtare në Universitetin e Bohemisë Perëndimore thotë se, duke pasur parasysh kontekstin e ri gjeopolitik, Evropa ka pak mundësi përveçse të ecë përpara.

europa

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës