LIVE UPDATES
Bota

Trump-Zelensky: Vlerësime pozitive pas takimit në Florida

Javët në vijim do të tregojnë nëse mund të arrihet një zgjidhje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

29 Dhjetor 2025, 09:24 Nga E.d
Trump-Zelensky: Vlerësime pozitive pas takimit në Florida
Foto ilustruese

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, folën pozitivisht për bisedimet e zhvilluara në Florida. Trump tha se kishte pasur "progres të madh" dhe se ata ishin shumë më afër një marrëveshjeje ruso-ukrainase, por shtoi, se mbeteshin një ose dy çështje të vështira. Javët në vijim do të tregojnë nëse mund të arrihet një zgjidhje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti Zelensky, nga ana e tij, tha se pati një diskutim të shkëlqyer me Trump.

Asnjëra palë nuk dha detaje specifike, nëse ka progres në lidhje me lëshimet territoriale. Vlerësimet për gjendjen aktuale të bisedimeve gjithashtu ndryshonin në disa aspekte - për shembull, në lidhje me garancitë e sigurisë që synojnë të parandalojnë Rusinë nga një pushtim i ri i Ukrainës pas një armëpushimi të mundshëm. Zelensky deklaroi se kjo çështje ishte zgjidhur 100 për qind, ndërsa presidenti i SHBA-së tha se ishte zgjidhur 95 për qind.

Delegacionet nga Ukraina dhe SHBA-ja ishin takuar më parë në pronën private të Trumpit në Mar-a-Lago. Sipas presidentit amerikan, krerët e shteteve dhe qeverive evropiane iu bashkuan takimit në distancë. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, shkroi më pas në platformën X se ishte bërë përparim i mirë gjatë videokonferencës që zgjati afërsisht një orë. Evropa është e gatshme të vazhdojë të punojë me Ukrainën dhe partnerët e saj amerikanë për të konsoliduar këtë përparim. "Garancitë e palëkundura të sigurisë" që nga dita e parë janë thelbësore.

Trump: "Qëllime serioze për paqen" edhe tek Putini

Përfaqësuesit e Rusisë, e cila e filloi luftën pothuajse katër vjet më parë, nuk ishin të pranishëm në bisedimet dypalëshe; SHBA-të e shohin veten si ndërmjetës në konflikt. Megjithatë, Trump deklaroi pas takimit se Rusia do të ndihmonte në rindërtimin e Ukrainës. Ende nuk ka pasur asnjë deklaratë nga qeveria në Moskë pas takimeve. I dërguari i posaçëm rus, Kirill Dmitriev, shkroi në një reagim fillestar ndaj takimit në X: "E gjithë bota i njeh përpjekjet për paqe të Presidentit Trump dhe ekipit të tij."

Presidenti amerikan ishte shprehur para takimit, se ishte i bindur se mund të arrihej një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës. Presidenti rus Vladimir Putin, ashtu si Zelensky, ka qëllime "serioze" për paqen, tha Trump. Trump theksoi se Ukraina do të merrte garanci "të forta" sigurie në rast të një marrëveshjeje mbi një plan paqeje, në të cilin do të marrin pjesë edhe evropianët. Pas takimit në Florida, Zelensky tha, se ekipet negociuese nga të dy vendet do të takoheshin përsëri në javët e ardhshme për të finalizuar të gjitha çështjet e diskutuara. Presidenti ukrainas njoftoi se një takim me Trumpin, ukrainasit dhe evropianët mund të zhvillohet në Uashington në janar./DW

volodymyr zelensky donald trump florida

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj