5 Prill 2023, 09:31
Nga k.m.
Donald Trump
SHBA- Aktakuza formale e ngritur ndaj Donald Trump e ka bërë të pasigurtë garën për 'Shtëpinë e Bardhë' në vitin 2024, me republikanin që tani përballet me mundësinë e arrestimit dhe me presidentin aktual, Joe Biden që ende nuk e ka shpallur kandidaturën e tij. Para një gjyqtari në Nju Jork, Trump u deklarua i pafajshëm dhe tashmë është kthyer në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, Florida, nga ku denoncoi "ndërhyrjen" e drejtësisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe i quajti akuzat kundër tij, "një fyerje për kombin".
"Krimi i vetëm që kam kryer ndonjëherë ishte mbrojtja e kombit tonë kundër atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë,"- i tha biznesmeni një turme mbështetësish.
Kandidat për mandatin e tretë për Shtëpinë e Bardhë, Trump tani do të përpiqet të shmangë kalvarin e një gjyqi, i cili mund të fillojë në janar 2024, pak përpara zgjedhjeve paraprake republikane për të zgjedhur kandidatin presidencial.
Fyerjet
Trump kaloi rreth dy orë në gjykatën e Manhattanit, ku u shoqërua nga një autokolonë nën masa të rrepta sigurie nga Trump Tower. Jashtë gjykatës mbështetësit dhe kundërshtarët e ish-presidentit kanë shkëmbyer fyerje në një atmosferë të tensionuar. Trump u detyrua të kalonte në procesin e zakonshëm kur u fut në gjykatë: ai dha emrin, moshën dhe profesionin e tij dhe iu morën shenjat e gishtave. Megjithatë, ai nuk është fotografuar për procesverbalet gjyqësore dhe as nuk është vënë në pranga.
Miliarderi është deklaruar i pafajshëm dhe thotë se është viktimë e një "gjuetie shtrigash" të orkestruar nga demokratët e Presidentit Joe Biden, të cilët "vodhën" fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Nga ana tjetër, presidenti amerikan tregoi se paraqitja e Trump në gjykatë “nuk është prioritet” për të.
Impakti dhe sondazhe
Trump është presidenti i parë i SHBA-së që akuzohet në historinë e Amerikës. Konkretisht ai akuzohet se ka “orkestruar” një sërë pagesash për t'u mbyllur gojën tre personaveqë mund ta preknin para zgjedhjeve të 2016-ës. Ekipi i ish-presidentit i pagoi 130,000 dollarë pornostares Stormy Daniels – me të cilin ai dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore – për të blerë heshtjen e saj.
"Donald Trump "nuk pushoi së gënjyeri","- tha Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, duke denoncuar, pas 5 viteve hetime të zyrës së tij.
“Ligji është i njëjtë për të gjithë,”- theksoi ai në një konferencë për media.
Duke folur nga Florida, ish-presidenti amerikan tha: Nuk e kisha menduar kurrë që diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë. Një re shumë e errët ka mbuluar vendin tonë të dashur, por nuk kam asnjë dyshim se ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe.
Ndërkohë, popullariteti i Trump duket se po rritet, pjesërisht, thonë disa republikanë. Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos të publikuar të hënën, Trump ka mbështetjen e 48% të votuesve republikanë – 4 pikë më shumë nga se kishte në muajin mars. Senatori i Floridës, Ron DeSandis, i cili është shfaqur si sfiduesi i tij më i frikshëm, mbështetet nga vetëm 19% e republikanëve – 11 pikë përqindje më pak.
donald trump
Bota
5 Prill 2023, 09:26
f.i
Stormy Daniels, Donald Trump
SHBA- Stormy Daniels, e cila dyshohet se ka pasur një lidhje me ish-presidentin Donald Trump, pas daljes së tij n&eu...
Bota
5 Prill 2023, 09:27
k.m.
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin
MOSKË- Lideri i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko po udhëton sot në Moskë p&e...
Bota
5 Prill 2023, 09:21
k.m.
Foto ilustruese
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar detaje të ndihmës së re ushtarake prej 2.6 miliardë dollar&...
Bota
5 Prill 2023, 09:09
A.B
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump po shfaqet në rrjetet sociale si i burgosur. Imazhet e tij, duke i ngulur sytë në...
Bota
5 Prill 2023, 09:02
f.i
Vladimir Putin, Gleb Karakulov
TURQI- Ish-roja i presidentit Vladimir Putin, Gleb Karakulov, i cili arriti të arratisej në Turqi tetorin e kaluar...
Bota
5 Prill 2023, 08:47
f.i
Funeralet e viktimave
KOSOVË- Sot bëhen 24 vite nga masakra e Rezallës në Skënderaj të Kosovës ku ushtria dhe policia se...
Bota
5 Prill 2023, 08:27
A.B
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të ketë sot një vizitë zyrtare në Poloni. Si...
Bota
5 Prill 2023, 08:26
A.B
Përderisa Finlanda u bë shteti i 31-të i aleancës së NATO-s, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrug&eum...
Bota
5 Prill 2023, 08:02
A.B
Karen McDougal
SHBA- Çështja kundër Donald Trump është vënë në fokus të mediave pas një pagese të ...
Bota
5 Prill 2023, 07:57
A.B
Bill Gates
SHBA- Bashkëthemeluesi dhe filantropisti i Microsoft, Bill Gates, tha se një pauzë në zhvillimin e inteligjencës artifi...