LIVE UPDATES
Bota

Trupa tokësore për Ukrainën/ Analiza e DW: A ka motive të caktuara Macron?

NATO, BE, opozita franceze: Presidenti Macron u kritikua pa dallim për fantazinë e trupave tokësore në Ukrainë. Por çfarë qëllimi ndjek presidenti francez me këtë?

28 Shkurt 2024, 12:33 Nga r.ll
Trupa tokësore për Ukrainën/ Analiza e DW: A ka motive të
emmanuel macron

FRANCË- Takimi i organizuar në Paris për Ukrainën synonte të sillte ujdi - por ai do të mbetet në kujtesë si gurthemel i mungesës së unitetit. E kjo sepse Emmanuel Macron nxitoi të dilte i pari në krye edhe një herë. Pyetjes së gazetares, nëse është e saktë ajo që kishte thënë kryeministri sllovak miqësor ndaj Rusisë, Robert Fico, se në takimin e Parisit ishte folur për dërgimin e trupave të paqes, Macron iu përgjigj me po. Kemi folur hapur dhe shumë drejtpërdrejt për gjithçka. Nuk ka konsens për atë që të dërgohen trupa tokësore në Ukrainë. "Por ne kemi një dinamikë, tek e cila asgjë nuk mund të përjashtohet. Ne po bëjmë gjithçka, që Rusia të mos e fitojë këtë luftë", sipas presidentit francez.

Kur Macron e tha këtë, shumë politikanë ishin larguar nga Parisi. Reagimet megjithatë nuk vonuan të nesërmen. Polonia, Italia, Britania e Madhe, Sllovakia bënë të ditur, se nuk planifikojnë të dërgojnë trupa tokësore. Kancelari Scholz në kuadër të një takimi në Freiburg siguroi, se "edhe në të ardhmen vlen, që nuk do të ketë trupa tokësore, nuk do të ketë ushtarë në tokën ukrainase, që dërgohen atje nga shtetet e NATO-s apo BE."

Strategji e dykuptimësisë

Tani po bëhen interpretime, se pse Macron pa nevojë ka shkuar kaq larg. Ajo që dihet është se kjo hedhje ideje përshtatet me filozofinë e kërcënimit, "të strategjisë së dykuptimësisë" kundrejt Rusisë. Moska nuk duhet të flejë në siguri. Nuk ka lodhje në BE përsa i përket Ukrainës, u tha nga Pallati Elysée në Paris. Në të njëjtën kohë Macron e sheh veten si lider në BE, si dikush që ka sjellë në vetëdijen e BE qëllimin e sovranitetit të Europës, dhe që e nxit Europën të bëhet me e pavarur. Ai tha se "Është e ardhmja jonë. Europa është në lojë. Pra duhet të vendosin europianët. Ne duhet të jemi në gjendje për veten pa ndihmë nga jashtë. Jo nga zemërimi ose pesimizimi, por thjesht sepse varet nga ne."

Thumb kundër Gjermanisë?

Por ky propozim mund të mendohet edhe si thumb kundër Gjermanisë. Sepse Gjermania dhe Franca fajësojnë njëra-tjetrën, se nuk bëjnë sa duhet për mbështetjen e Ukrainës. Berlini kritikon që ndihma e Francës për Ukrainën është shumë e vogël. Parisi nga ana e tij thotë, se përkundër Gjermanisë, Franca dërgon raketa me rreze të gjatë veprimi, që nevojiten me urgjencë në fushëbetejë. Nuk fshihej kritika ndaj Scholz, kur të hënën në mbrëmje, Macron tha se ata që thonë sot "kurrë, asnjëherë", janë ata që në të shkuarën kanë thënë "asnjëherë tanke, asnjëherë avionë".

Kritika Macronit i erdhën edhe nga opozita në vend. Zëri më radikal i të majtëve në Francë, Jean-Luc Mélenchon shkroi në platformën X, se "është i papërgjegjshëm ky shkallëzim verbal i një fuqie nukleare kundër një fuqie tjetër nukleare ". Edhe kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë,  Rassemblement National, Marine Le Pen e kritikoi presidentin. Macron luan "shefin e luftës", tha Le Pen. Po ashtu edhe Moska reagoi ashpër. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se thjesht që diskutohet mundësia e një dërgimi të kontigjenteve në Ukrainë nga vende të NATO-s është një "element shumë i rëndësishëm i ri." Kjo do të kishte pashmangshëm si pasojë konfrontimin."

Vendimi për prodhimin e municionit

Debati pas deklaratës së Macron bëri që të mos i kushtohej vëmendja e duhur vendimeve në Konferencën e Parisit, ku 15 vende e mbështetën propozimin çek për të blerë municion për Ukrainën në BE. Holanda do të verë në dispozicion 100 milionë euro për këtë. Temë e ndjeshme mbetet ajo e dërgimit të raketave me rreze të gjatë veprimi. Kancelari Scholz që u largua menjëherë pas përfundimit të konferencës e refuzoi dërgimin e raketave "Taurus". Franca përkundër Gjermanisë dërgon raketa e saj me rreze të gjatë veprimi, SCALP. Tani do të krijohet një koalicion i shteteve që kanë vullnetin të organizojnë furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të mesme e të gjatë veprimi. Shtetet pjesëmarrëse në konferencë ranë në ujdi për 5 qëllime të përbashkëta: Mbrojtjen e Moldavisë, forcimin e mbrojtjes kibernetike kundër Rusisë, forcimin e Ukrainës në kufirin bjellorus, prodhimi i armëve dhe municionit dhe ndihmat për heqjen e minave./DW

emmanuel macron lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj